Ekskluzive/ Ish-gruaja e gjyqtarit që mbylli dosjet e CEZ e Bashës 40 mijë € dhuratë, si u bë Lazër Sallaku magjistrat për 4 ditë

Ekskluzive/ Ish-gruaja e gjyqtarit që mbylli dosjet e CEZ e Bashës 40 mijë € dhuratë, si u bë Lazër Sallaku magjistrat për 4 ditë

TIRANE - Emri i gjyqtarit Lazër Sallaku është i lidhur tashmë me mbylljen e shumëdebatuar të dy dosjeve të bujshme; atë të dosjes CEZ, me mbi 400 milionë euro kosto për buxhetin e shtetit, ku të kallëzuar ishin ish-kryeministri Sali Berisha, i biri Shkëlzen Berisha, sekseri kyç Nuel Kalaj, ish-ministrat Ridvan Bode, Genc Ruli, Florion Mima, ish-zëvendësministra, ish-drejtorë etj., si dhe çështjen ë lobimit rus të PD, ku nën akuzë ishte kreu i opozitës Lulzim Basha. Lazër Sallaku është emëruar gjyqtar në Gjykatën e Durrësit në 5 prill të vitit 2010, me dekret të Bamir Topit, në atë kohë President. Emri i Sallakut iu propozua Topit nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë katër ditë para emërimit. Në atë kohë Sallaku ishte inspektor pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Këtë detyrë e ushtronte që nga viti 2007. Në dhjetor të 2013, Sallaku transferohet në Tiranë me vendim të KLD, e cila në atë kohë drejtohej nga Bujar Nishani.

Nga të dhënat e sigurua nga Shqiptarja.com, Sallaku, në vitin 2007 deklaron një motoskaf me vlerë 300 000 lekë, një makinë ‘Mitsubish’ me vlerë 700 000 lekë dhe një apartament në Tiranë me sipërfaqe 110 m2, me vlerë 60 mijë euro, blerë me kredi. Sa i takon apartamentit deklaron 50 % të pjesës. Në vitin 2009, Sallaku shet motoskafin dhe makinën ‘Mitsubish’, ndërsa blen një makinë tjetër me vlerë 5 800 euro. Si të ardhura deklaron pagën si inspektor i KLD dhe të pagën e bashkëshortes në një OJF. Në vitin 2010, kur edhe emërohet gjyqtar, Sallaku kalon shtëpinë dhe kredinë në emër të bashkëshortes, pasi ndahen. Në vitin 2012, Sallaku deklaron pasuri në emër të gruas së re, Alma Sallaku. Gjyqtari thotë se bashkëshortja e re ka marrë një dhuratë prej 40 mijë eurosh nga nëna e saj, me rastin e martesës. Po gjatë ati viti zonja Sallaku blen një makinë me vlerë 3 mijë euro.

Në vijim çifti deklaron të ardhura nga paga e gjyqtarit si dhe paga e zonjës Sallaku si Pedagoge në Fakultetin Ekonomik të Tiranës. Në 2014, porosisin një apartament 2+1, ku paguajnë dy këstet e para në shumën 33 727 euro. Në vitin 2015, Sallaku ndahet edhe nga bashkëshortja e dytë, ku i shtohet edhe kontributi për detyrimin ushqimor për fëmijët me dy gra të ndryshme. Në vitin 2017, i paguan ish-bashkëshortes së dytë 45 mijë euro, për të hequr dorë nga apartamenti me sipërfaqe 86.3 m2 në Tiranë. Për Sallakun nuk ka nisur ende procesi i Vetingut, i cili do të vlerësojë ligjshmërinë e dhuratës 40 mijë euro.

(Kliko këtu për të lexuar Deklarata e parë e pasurisë së gjyqtatit Lazër Sallaku e vitit 2007)

(Kliko këtu për të lexuar Deklarata e pasurisë së gjyqtatit Lazër Sallaku e vitit 2012 ku deklaron dhuratë 40 mijë euro në emër të gruas së dytë, me të cilën u nda 3 vite më pas)

 

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • PLERAT E QENIT SALHE: 12/02/2020 15:47

    Shikoni se çfar i ka bër Shqipris kryekrimineli qeni zi salhe. Për katër dit e ka bër ktë fundërrinën sallaku magjiszrat. Kto lloi prallash bēhen vetëm në Albanistanin e qelbësirës fundërrin salheu. ZOTI mart hak tek ky qen bastard.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

S'ka derbi shqiptarësh në Serie A, dëmtohet Ylber Ramadani

S'ka derbi shqiptarësh në Serie A, dëmtohet Ylber Ramadani