Ekskluzive/ Itinerari i çuditshëm i dy hajdutëve, pas grabitjes së kambistit në Tiranë 'skifterët' u 'lutën' te Kisha e Laçit! Si ra në 'kurth' bashkëpunëtori i tyre

Report Tv zbardh dosjen e grabitjes se 3 milionë lekëve te Rruga e Kavajës në Tiranë. 2 autorët pasi sulmuan me bisht sqepari në kokë transportuesin e lekëve e gjuajtën me shkelma i morën çantën dhe ikën.

Pas grabitjes ata kanë fshehur lekët diku dhe kanë shkuar në kishën e Laçit. 'Skifterët' pas grabitjes telefonuan shokun e tyre,  Roni Spaho, të shkonte të merrte lekët. Por kur ky i fundit shkoi të marrë çantën me lekë policia i kish gjetur e para dhe ishte në survejim se kush do afrohej.

Ronin e kish telefonuar njëri prej grabitësve, M. Gjonpalaj pasdite atë ditë dhe i tregon se bashkë me shokun e tij kishin grabitur një person të Rruga e Kavajës dhe i kishin lënë diku paratë dhe se Spaho duhet të shkonte t'i merrte.

Me një makinë tip 'Toyota Yaris' të dy kanë bërë një 'xhiro' të Rruga e Kavajës dhe i tregon vendin ku ishin paratë. Ditën tjetër e telefonon serish Gjonpalaj dhe i thotë që të shkonte të merrte paratë në vendin që i kishte treguar.  Në momentin që në vendin e caktuar e ndalon policia ai u thotë uniformave blu se 'kam ngatërruar  rrugën'.

Dy autorët në kërkim, M. Basha dhe M. Gjonpalaj, janë persona me rrezikshmëri të lartë. Ndërkohë që Roni  Spaho është lënë në burg. 

55-vjeçari Qani Zili 6 ditë më parë po transportonte një sasi të konsiderueshme parash nga një exchange, kur dy persona iu afruan dhe fillimisht e goditën. Më pas, morën çantën me para dhe u larguan në drejtim të paditur në këmbë. Report TV siguroi pamjet e momenteve kur grabitësi largohet pasi ka marrë shumën e parave. I riu që ishte i maskuar lëvizte me shpejtësi, në këmbë, pasi është përplasur me një makinë në rrugë dhe ka lënë motorin me të cilin lëvizte.

Dy grabitësit po e prisnin në afërsi të një pike karburanti, në fillim të Rrugës së Kavajës. Dyshohet se kishin informacion të detajuar se aty do të kalonte një punonjës i një pike këmbimi valutor me shuma parash. Sapo motori i 55-vjeçarit Qani Zili mori kthesën në të djathtë dhe kaloi karburantin, dy grabitësit u afruan dhe filluan t’a godasin me sqepar. Për fat të mirë, Zili ishte me kaskë në kokë dhe nuk pësoi dëme. Të dy grabitësit ishin të maskuar, njëri prej tyre i mori çantën me para dhe u nisën, njëri në këmbë dhe i dyti me motor, me synimin për t’u bashkuar tek vizat e bardha në Rrugën e Kavajës. Por, plani nuk funksionoi. Në tentativë për t’u larguar, mes përmes pikës së karburantit, sapo doli në rrugë, motori u përplas me një automjet tip Mercedez Benz. Përplasja detyroi grabitësin të largohet në këmbë, bashkë me mikun e tij dhe paratë, në drejtim të “21 Dhjetorit”, pikë nga ku kanë humbur çdo gjurmë.

Policia mori në pyetje 55-vjeçarin, ndërsa në deklarimet e tij ai është shprehur se nuk kishte dijeni sa para kishte me vete. Nga ana tjetër pronari i pikës së këmbimit valutor u tha hetuesve se ishin rreth 3 milionë lekë të vjetra.

Autori i maskuar duke u larguar me paratë e grabitura

 

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dafina Zeqiri reagon për vrasjen në Pejë. Komentuesi: E ke rradhën ti!

Dafina Zeqiri reagon për vrasjen në Pejë. Komentuesi: E ke rradhën ti!