Ekskluzive/ Konsulli i nderit në Liban: Unë kam dhënë premtimin tim dhe do ta mbaj, fëmijët shqiptarë do të shpëtohen! Detaje si i nxorëm nga 'kampi i ferrit'

Në një rrëfim ekskluziv për Report Televizion, konsulli i nderit i Shqipërisë në Liban rrëfen misionin e shpëtimit të shqiptarëve nga Kampi i Ferrit Al Hol, vështirësitë e tyre, angazhimin e kryeministrit Rama dhe Ministrit Lleshaj dhe mbi të gjitha vuajtjet e personave në kampet e ISIS. 

Intervista e plotë

Gazetarja: Zoti Ghorayeb, filimisht faleminderit që pranuat të zhvillonit këtë intervistë me Report TV.

Ghorayeb: Faleminderit ju që më intervistuat.

Gazetarja: Të gjithë ne ishim dëshmitarë të misionit të shpëtimit të 5 persona nga Kampi i Al Hol dhe riatdhesimin e tyre, a do të mund të na tregonit si ndodhi kjo ? Si lindi ideja dhe si shkoi I gjithë procesi?
Marc Ghorayeb: Më lejoni të sqaroj diçka, bërja publike e gjithë procesit do të dëmtonte procesin në tërësi. Më duhet të fokusohem në informimin e njerëzve për gjëra thelbësore jo për detaje. Sepse kjo gjë mund të vërë në rrezik jetën e fëmijëve dhe madje edhe grave që ndodhen atje, sepse ka një numër të madh grash atje. Më lejoni ta shpjegoj në përgjithësi, ky operacion filloi në Nëntor të 2019, pothuajse një vit më parë. Kemi punuar shumë në përputhje me direktivat e kryeministrit Edi Rama dhe Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj. E thashë dje dhe dua ta theksoj edhe sot, askush nuk mund të bëjë çdo gjë vetëm në procese të tilla ne kemi nevojë për mjetet dhe skuadrat e duhura. Edi Rama më dha mbështetjen e duhur, ai besoi në këtë gjë dhe më dha trë drejtën e ndjekjes së tij. Kam pasur me vete Gledis Nano dhe Endrit Doda dhe një gjeneralët më të jashtëzakonshëm, Kemal Hassan. Me mbështetjen e gjeneralit Fawzi Shamoun, ddhe me urdhrat, nën përkujdesjen e Abbas Ibrahim, gjenerali nga Libani, i cili është një nga personat më të rëndësishëm politikisht dhe në aspektin e sigurisë në rajon. Ky operacion nuk do të kishte zgjatur një vit nëse pandemia e Covid-19 nuk do të kishte ndodhur, për shkak të shtetrrethimeve, anulimit të fluturimeve dhe mbylljes së kufijve, e cila na kushtoi shumë kohë për të arritur këtu ku jemi. Një muaj e gjysëm më parë ne arritëm të marrim një rezultat nga këto negociata dhe si pasojë unë i kërkova me ngulm zotit Lleshaj për të ardhur atje me shpejtësi. E kam informuar të premten në mbrëmje edhe pse ishte fundjavë dhe askush nuk ishte këtu. Shumë zyrtarë libanezë ishin në udhëtim por ne përshpejtuam procesin e vizave. Ata ishin këtu një muaj e gjysmë më parë dhe u larguan pas tre ditësh qëndrimi. Dy policët, dy policë të jashtëzakonshëm në fakt Gledis Nano dhe Endri Doda, qëndruan një muaj në Liban dhe një javë qëndruam së bashku në Siri. Kemi zhvilluar negociata të shumta me shumë palë, më të rëndësishmet janë ato me GS. Shpreh mirënjohjen time për forcat siriane të cilat na dhanë mundësinë të lëvizim në territorin e tyre dhe sigurinë që na ofruan në një mënyrë të shkëlqyer. Në fund të ditës në arritëm në Damask dhe nga aty morën aeroplanin në drejtim të  Kamishli. Aty ne patëm mbështetjen  Doktor Abdul Kareem, i cili është në krye të Këshillit vetëqeverisës të Sirisë Verilindore. Ne kishim trupa që na mbështesnin, që na ndihmonin të lëviznim, makina të blinduara dhe ne çdo ditë udhëtonin të paktën 3 orë me makina nga baza jonë në drejtim të kampit Al HOL dhe 3 orë në kthim. Rrugët gjatë natës janë tejet të rrezikshme, edhe të qëndruarit në kamp ishte jashtëzakonisht e rrezikshme.
Gazetarja: Z. Ghorayeb ju e përmendët më parë se i gjithë ky proces është iniciuar nga kryeministri i Shqipërisë dhe Ministri i Brendshëm. A ka pasur ndonjë faktor apo person i cili ka investuar në realizim e këtij procesi?
Marc Ghorayeb: Sigurisht që ka nevojë për ndihmë ekonomike, por ne po investojmë nga xhepat tanë. Ne nuk kishim qëllim të sigurojmë mbështetje nga askush. Unë jam këtu, kam mjetet dhe burimet e mia dhe për më tepër kam shumë njerëz të cilët i kam mbështetur dhe ata duhet të më mbështesin mua në të njëjtën kohë.

Gazetarja; Zoti Ghorayeb ka pasur shumë njerëz nga Shqipëria të cilët kanë deklaruar se kanë qenë të përfshirë në proces. Përveç jush, Z. Rama dhe Z. Lleshaj a mund të na thoni kush janë personat të cilët kanë qenë të përfshirë në këtë proces nga fillimi deri tani?
Marc Ghorayeb; Nuk është aspak e habitshme në fakt. Urdhri është dhënë nga Rama dhe është implementuar nga Lleshaj, Marc,Gledis and Endrit, asnjë person tjetër nuk ka qenë i përfshirë. Kushdo që mund të shkojë atje dhe arrin atje lejojeni të shkojë, ne nuk po ndalojmë askënd të shkojë atje. Por këtu kemi të bëjmë me një institucion, dhe ky institucion është një qeveri e cila ka kërkuar nga unë të ecim përpara me këtë mision. Ne nuk jemi këtu për të konkurruar për një çështje humanitare për të siguruar pak famë. Nuk është një çështje fame apo imazhi është një çështje humanitare. Ne duam thjesht tu kthejmë jetën këtyre fëmijëve, as më pak as më shumë. Unë jam një libanez, a më pe dje të shkoja në Shqipëri për të qenë aty. Jo, sepse qëllimi ynë është të ndihmojmë fëmijët. Nuk jemi këtu për çështje imazhi apo fame. Më lejoni ta përmbledh edhe njëherë Kryeministri Rama, Ministri LLeshaj, Marc Ghorayeb, Gledis Nano dhe Endrit Doda janë të vetmit njerëz të përfshirë në këtë proces. Kanalet e tjera shërbejnë thjeshtë për tu lidhur me ne. Shpresoj që ata njerëz me mendësi të tilla do të zgjohen dhe ndryshojnë qëndrimet e tyre. Mjaft me kaq, sepse në fund të fundit kemi të bëjmë me një shtet.

Gazetarja: Duke qenë se ju keni qenë e pjesë në të gjithë procesin e shpëtimit dhe e keni parë nga afër kampin. A mund të na përshkruani si është situata atje? A ka ende shumë fëmijë të mbetur atje?
Marc Ghorayeb: Në Siri ne kemi dy kampe, në fakt në total janë 17, por dy janë më të rëndësishmit dhe shumica e shqiptarëve janë shpërndarë në këto dy kampe, Al Hol  dhe Al Roj. Al Hol është një kamp me të vërtet shumë shumë i rrezikshëm , Al Roj ka më shumë organizim, është më i qëndrueshëm në këtë aspekt. Ne po mundohemi të largojmë së pari të gjithë shqiptarët të cilët nuk janë të rrezikshmëm dhe nuk kanë kryer krime. Pastaj do të fillojmë të negociojmë për të larguar disa fëmijë jetimë. Kemi disa fëmijë jetim, të cilët janë akoma të mbërthyer atje me disa të afërm. Siç e dini edhe ju mentaliteti i ISIS është shumë i vështirë, ndonjëherë u thonë atyre se nëse ata duan të largohen dhe fëmija nuk ndihet i sigurte u thonë atyre se do ti vrasin. Prandaj nga frika fëmijët u largohen menaxherëve, dhe largon mundësinë e vet për tu kthyer mbrapsht në shtëpinë e tyre. Le të mos flasim më me shumë detaje dhe të ruajmë sigurinë e tyre. Në përgjithësi ne kemi një marrëdhënie tejet të mirë me Këshillin vetëqeverisës në Sirinë Verilindore, ata janë miq tejet tëë vlefshëm, miq dhe partner strategjik të këtij operacioni, në veçanti të këtij misioni. Gjithashtu ne kemi një bashkëpunim të mrekullueshëm me Gjeneral Major Abbas Brahim për të ecur përpara në rrugën tonë me siguri maksimale. Kemi një mbështetje edhe nga patriarku Jean ten, i cilin po bekon këtë operacion së bashku me qeverinë siriane me Bashar Al Asad dhe zonja Asma, zonja e parë, në saj të të cilëve ne mundëm të lëvizim lirisht në vend. Në fun të ditës, në fund të gjithçkaje ua them sinqerisht se ka qenë një grup i madh sfidash. Nuk ka qenë një operacion i lehtë, por me sfida të shumta dhe të gjera. Dhe na ndihmon shumë në aspektin njerëzor, sepse nuk duhet ta harrojmë asnjëherë se në fund të ditës  ky proces është humanitar. Ne nuk mund të konkurrojmë njëri-tjetrin për të arritur një gjë të tillë, ne duhet të bashkojmë fuqitë së bashku. Në shumë aspekte ne kemi të bëjmë me një çështje humanitare, janë më mijëra fëmijë në kampe në mes të shkretëtirës, Ju e patë videon, të cilën mediat shqiptare po e transmetojnë prej ditësh. Shkretëtira është më të vërtet e tmerrshme, kampet po ashtu, ka shumë vrasje në Al Hol, është një vend tejet i rrezikshëm. Fëmijët mund t'i shohësh ngado duke vrapuar pa këpucë, pa minimumin e nevojshëm të higjienës, tendat janë shumë afër njëra- tjetrës. Gratë e veshura me Hijab të zi, të gjitha ishin të pajisura me thikë dhe prandaj u detyruam të kishim shumë trupa shoqëruese me vete. Qëllimi i jonë ishte lokalizimi i shqiptarëve, në disa momente ne po u tregonim fotot e të fëmijëve edhe atyre grave të veshura komplet në të zeza, të cilave mund t'u shihnin vetëm sytë dhe ndonjëherë edhe ata ishte e pamundur, duke e bërë të pamundur për ne edhe identifikimin nëse është burrë apo grua. Thjesht për tu siguruar për të ditur nëse ata e kanë parë atë shqiptar, grua apo fëmijë. Faleminderit zotit në këtë rast sepse ne kemi arritur të lokalizojmë disa por ky është një informacion konfidencial për ne. Nuk mund ta bëjmë publik tani, por të jeni të sigurtë se do ta bëjmë sapo të vijë momenti i duhur. Ne thjesht duam të sigurohemi që shqiptarët tanë atje janë të sigurtë dhe në fakt në këtë përiudhë ata janë të sigurtë. Sepse ne kemi arritur marrëveshje edhe me kampet të qeverisura nga Këshilli vetëqeverisës.

Gazetarja:  Zoti Ghorayeb, a mund të më tregoni se cili ishte momenti juaj më i vështirë gjatë gjithë këtij procesi shpëtimi?

Marc Ghorayeb: Të tregohem i sinqertë, kam pasur shumë momente të vështira, nuk mund të përshkruajmë vetëm një. Po më i vështiri do të thoja se ishte kur po i kërkojë një nën, një nënë shqiptare të dërgonte dy vajzat e saj një dhe dy vjeçare e gjysmë në shtëpi, tek motra e saj për tu kujdesur për to dhe që ti rriste në mënyrën e duhur. Veçanërisht për faktin se ajo gjendet e burgosur, por që pavarësisht çdo gjëje ajo nuk pranoi për t’iu dërguar fëmijët në Shqipëri. Ajo na bëri të gjithë të përlotemi dhe të prekemi. Ishte njësoj sikur të ishe duke folur me një përbindësh. Një nënë që ka dy fëmijë një dhe dy vjeç e gjysmë të cilët nuk flasin dot dhe qajnë kur shohin njerëz, sepse deri tani nuk kanë parë asnjë njeri normal, përveç atyre të mbuluara komplet në të zeza. Nuk e kuptoj sesi ajo zgjedh t'i mbajë dy fëmijët e saj në një burg në vend që ti dërgojë në shtëpi. Kjo është tejet dramatike.
Në anën tjetër ishte tejet e vështirë kur shkuam në kampin e Al Hol dhe pamë fëmijë të të gjitha shteteve, nga e gjithë bota, të të gjitha grupeve etnike dhe besimeve duke vrapuar nëpër kamp pa këpucë, duke pasur si tualet natyrën. Me rroba.. nuk do çfarë të them ajo çfarë pamë ishte tejet e trashtë. Asnjë qenie njerëzore nuk mund të përballojë jetesën në këtë gjendje
.

Gazetarja; Këtu pikërisht doja të ndalesha. Cilat ishin përshtypjet tuaja të para pasi takuat fëmijët të cilët u kthyen në Shqipëri. Si ishte gjendja e tyre psikologjike kur ju i takuat për herë të parë kur u nisën drejt Shqipërisë, sepse bazuar në atë që mund të kuptohej nga jashtë është se ata ishin në gjendje shoku. Por cili ishte reagimi i tyre i parë kur ata të panë ty dhe kur i nxorët nga kampi?

Marc Ghorayeb; Endrin jam munduar ta fitoj me dashuri. Sepse në bazë të të dhënave të siguruara, ne e kishim kuptuar sesa i zgjuar është ai dhe e  motra e tij Eva, në kamp e thërrasin me një emër arabik por që për arsye sigurie nuk e publikojmë dot. Endrin kur e takova për herë të parë nuk mund ta përqafoj direkt sepse ai nuk është i mësuar me emocione dhe ndjenja. E mbajta atë afër meje teksa ecnim dhe kishim me vetë shoqërues, Gledis ishte afër meje edhe Endriti po ashtu. Ne të gjithë po lëviznim në  një kamp dhe të gjithë në fakt ishim të frikësuar që mund të sulmoheshim me thikë ose që mund t;i merrnin mbrapsht fëmijët dhe pastaj mund ti vrisnin, ishte me të vërtet një operacion i rrezikshëm. Ai ishte tej mase i lumtur por nuk ishte në gjendje të shprehte lumturinë e tij. E mora në prehër dhe i thash Endri ti do të vish në shtëpi me mua dhe ai nuk kuptoi asgjë në anglisht por kur i tha Gledis ai iu përgjigj me PO, Po. I fola në arabisht dhe ai e njihte gjuhën rrjedhshëm. Ai ishte i lumtur të kthehej në shtëpi, mund të dalloje lot në sytë e tij, por ai nuk mundej të shprehte më shumë. Kur hypën në avionin e kthimit së bashku me mua , Gledisin dhe Endritin, ai filloi të ndihej i sigurtë dhe gjatë fluturimit ai filloi të flasë më shumë, të qesh dhe të bisedojë me Amarin 14 vjecarin pjesën e grupit. Ai ishte  tejet i lumtur. Sapo arritën në Bejrut, ne shkuan në hotelin e rezerveruar nga GS, dhe e vendosëm Endrin në një dhomë dhe gruan me tre fëmijët e tjerë në një dhomë. Ai më thirri dhe më tha Marc, të lutem a mund të shkoj dhe të fle me ta sepse kam frikë të jetoj vetëm. Nuk di çfarë të them më misioni me të vërtetë ishte i tmerrshëm dhe shumë acarues. Cdo  orë ke një lajm të ri, çdo orë ndryshojnë lajmet nga lindja në perëndim. Shumë herë edhe pse mundoheshim ta mbanim moralin tonë lartë, ishim në gjendje tejet të keqe, ndonjëherë edhe shumë agresivë ndaj njëri-tjetrit sepse nuk mund ta besosh sa të thella ishin bisedimet dhe sa të rrezikshme ishin lëvizjet nga një zonë në tjetrën. Lëvizjet ishin të frikshme. Kam shumë filmime teksa lëviznim nga një zonë në tjetrën, nëse ndodh diçka askush nuk mund të gjejë vendndodhjen tuja. Ne ecnin tre orë në një drejtim të vetme. Faleminderit zotit që shpëtuam, por ne do të kthehemi atje sërish dhe do të sjellim sërish fëmijë. Këshilli vetëqeverisë është treguar jashtë mase ndihmues në këtë proces, Doktor Omar u shndërrua në një mik të mirë dhe po e mbështet këtë proces. Autoritetet sirane, dhe gjysmën hënën e kuqe siriane, nuk dua të harroj pa i përmendur sepse ata na ndihmuan shumë, ata na ndihmuan të shkojmë nga Damaskun në Kamishli, na përcollën deri në aeroport dhe ofruan të gjitha kontrollet mjekësore. Ata na mbështeten të sigurojnë veshjet dhe të gjitha ushqimet e nevojshme. Çfarëdo të them për drejtuesin e tyre fjalët nuk mjaftojnë, ai është një person i mrekullueshëm.

Gazetarja: Në fakt të gjithë personat e përfshirë në këtë proces duhen falënderuar, fillimisht duhet të iu falënderojmë juve që e bëtë të mundur rikthimin e tyre në shtëpi. Shpresoj që shumë shpejt të gjithë fëmijët dhe gratë shqiptare të cilët po mbahen në kampe së shpejti në shtëpi dhe me ndihmën e të gjithëve së bashku të arrijmë ti kthejmë ata në normalitet.
 

 Marc Ghorayeb: Ne do ti sjellim ata në shtëpi, është thjesht një fazë. Unë kam dhënë premtimin tim dhe do ta mbaj. Kanalet tona janë shumë besnike dhe do ta mbajnë atë.
 

Gazetarja: Shumë faleminderit për këtë intervistë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 29/10/2020 19:00

    Faleminderit me zemer Marc, nuk di nese ka bere ndonje njeri i huaj ne poziten e njejte si tuajen me shume se sa ke bere ti per shqiptaret. Respekt maksimal per ty!

    Përgjigju
  • Çepani: 29/10/2020 18:07

    Respekte e mirnjohje për zotërinë konsull nderi të shqipërisë në Liban,dhe gjith grupin,negociator që realizoi me sukses të plotë këtë operacion shpëtimi të 5 jetve të pa fajshme,nga kthetrat e radikaleve të Isis. Një kujtesë në këtë kuadër për me nder presidentin like floriri lexo dhe mëso,jeta e njeriut është mbi gjithçka të shpëtosh një jetë njerëzore është më hyjnorja në këtë botë,ndërsa të i japësh nënshtetësinë një njeriu që ka marrë jetë njerëzore jo pak por 5(pesë)as më shumë e as më pak,por është makabritet njerëzor,ose më mirë me thënë makabritet presidencial,pasi për të rëndësi ka blloku i zi,e floriri dhe jo jetët njerëzore,përkundrazi për të të tjerët janë kokë pa larë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet