Ekskluzive-Procesverbali/ Kur Azem Hajdari denonconte Gazideden e SHIK se e përgjonte për llogari të Berishës! Ja si hynte me përgjues në mbledhjet e PD

Ekskluzive-Procesverbali/ Kur Azem Hajdari denonconte  Gazideden e SHIK se e përgjonte për llogari të Berishës! Ja si hynte me përgjues në mbledhjet e PD

Sali Berisha, Azem Hajdari, Bashkim Gazidede dhe proçesverbali i diskutimeve në parlament

Sali Berisha ka demostruar një obsesion të vazhdueshëm për kontrollin e shërbimeve informative, për të përgjuar dhe kontrolluar lëvizjet në prapaskenë të kundërshtarëve politikë, sidomos të kundërshtarëve të maskuar brenda Partia Demokratike. Në 26 qershor 1992, vetëm tre muaj pasi erdhi në pushtet, Berisha emëroi ushtarin e tij të besuar, Bashkim Gazideden, në krye të Shërbimit Informativ Kombëtar, organ i cili shndërruar në një strukturë më natyrë mafioze, duke udhëhequr operacionet antiligjore të përgjimeve, rrëmbimeve, torturave dhe zhdukjen e njerëzve, dhunimin e kundërshtarëve politikë të Berishës, reprezaljet, shtypjen e protestave, përndjekjet, djegien e gazetave kritike, sulmet fizike ndaj gazetarëve, planet për pushtimin e jugut të vendit etj.

Gazidede e mbajti këtë detyrë deri në 9 prill 1997. Pas arratisjes së Gazidedes, i cili akuzohej për krime njerëzore, Berisha u shpalli lufë të gjithë krerëve të SHISH, që nga Fatos Klosi deri tek Bahri Shaqiri. Në 9 gusht të 2012, një vit para se të rrëzohej nga pushteti, Berisha, në koordinim me Bujar Nishanin, emëroi në krye të SHISH, Visho Ajazi Likën, i cili ishte pjesë e qeverisë së PD si zëvendësministër si dhe kishte qenë krahu i djathtë i Gazidedes.

Në 30 tetor 2017, Visho Ajazi Lika dha dorëheqjen në këmbim të një posti diplomatik. Edhe këtë radhë SHISH nuk i shpëtoi skandalit të përgjimeve. Një grup hetimor i Komisionit të Sigurisë Kombëtare konfirmoi se gjatë drejtimit të SHISH nga i besuari i Berishës, Visho Lika, ishin përgjuar të gjithë krerët e politikës, përveç Berishës. Presidenti Ilir Meta, në atê kohë kryetar i LSI, ishte politikani më i përgjuar, konretisht mbi 800 herë. Ishte koha kur Meta u largua nga PD, duke u bashkuar me PS. Me sa duket, Berisha ishte i shqetësuar dhe kërkonte të mësonte lëvizhet e Metës. Pas zbulimit të skandalit, Meta tha: "Mu më jep kënaqësi çdo lloj ideje e atyre përgjimeve..." 

Ndërkaq, dokumentet, denoncimet, por edhe rrëfimet e vetë Bashkim Gazidedes, konfirmojnë se Berisha e ka përdorur SHIK pikësëpari për përgjimet. Referuar dokumenteve dhe procesverbaleve arkivore të siguruara nga Shqiptarja.com, në 9 shtator të vitit 1992, Azem Hajdari, në atë kohë deputet i PD, denoncon Bashkim Gazideden se e kishte përgjuar. Azem Hajdari shihej që në fillim nga Sali Berisha si rrezik për pushtetin e tij në PD. Gazeta zyrtare e PD, Rilindja Demokratike, sulmonte Hajdarin, kuptohet me miratimin e Berishës, ndërsa Gazidede e mbante nën monitorim.

Në 7 shtator 1992, gjatë një interpelance me prokurorin e përgjihshëm në atë kohë, Maksim Haxhia, Azem Hajdari shprehet: “Përse nuk u ndalua Bashkim Gazidede për përgjimet e paligjshme ndaj Azem Hajdarit?”. Maksim Haxhia, sot një avokat i njohur, shprehet se “Për sa i përket fjalëve, zoti Azem Hajdari që dëgjohen lart e poshtë, unë nuk mund të shkoj me arsyetimin e tyre, ashtu si nuk mund të shkoja të filloja përgjegjësinë penale për zoti Gazidede, për incizimin që ju ka bërë juve, flitet, të paktën, nëpër gazeta. Kush ka denoncime konkrete për persona konkretë, me prova konkrete, derën e Prokurorisë e ka hapur dhe përkushtimin tonë e ka gjithmonë gati”.

Në 22 shtator 1992, Azem Hajdari, shprehet sërish në seancë plenare “Ne rast se gabimi i Gazidedes për incizimin e bisedës time u bë për qëllim të mirë, atëherë pse bëhet gabimi tjetër që të njolloset ky njeri. Unë kam pyetur studentët e Gazidedes dhe mendimi im për të është krejtësisht i kundërt, por mendimi i studentëve të tij është pozitiv. Ai gaboi në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike kur tha që unë e kam incizuar Azem Hajdarin në një bisedë telefonike, sepse ai duhet ta dinte që sigurimi i sotëm nuk ka mundësi që të incizojë më tepër se 50 telefona. Unë e di mirë mundësinë e rrjetit informativ të SHIK-ut që është plotësisht i shkatërruar dhe që duhet të organizohet”.

Nisur nga ky shqetësim i Azem Hajdarit, Parlamenti kishte në interpelancë, kreun e SHIK, Bashkim Gazideden. Kreu i SHIK u paraqit në Parlament në fund të seancës plenare të 22 shtatorit 1992. Seanca e pyetjeve zgjati deri në 23 shtator 1992. I pyetur çështjen e përgjimit të Azemit, Bashkim Gazidede deklaron se “Në lidhje me këtë pyetje, atë ditë që ka mbajtur konferencën e shtypit deputeti Hajdari, unë kam bërë një deklaratë në ATSH, e cila është transferuar ne radio dhe risqaroj ne lidhje me këtë problem se është fjala në lidhje me një bisedë telefonike të bërë midis z. Hajdari dhe meje drejtpërsëdrejti, dhe jo midis z. Hajdari dhe ndonjë personi të tretë. Pra, zoti Hajdari ka folur me mua në Shqipëri dhe jo nga SHBA-ja, pra ka folur në telefon me mua. Ai më ka thënë diçka në bisedën telefonike drejtpërsëdrejti midis meje e z. Hajdari dhe këtë fakt i kam dhënë unë atij në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike”.

Po ç’punë kishte kreu i SHIK-ut në mbledhjen e PD-së. Për këtë, Bashkim Gazidede ka sqaruar deputetët: “Po, kam qenë në një mbledhje, ku ishin të pranishëm edhe deputetët. Unë në atë kohë kam qenë deputet dhe në atë mbledhje kam marrë pjesë me cilësinë e deputetit. Unë jam i depolitizuar dhe madje mund të them se nuk kam pasur asnjëherë teserën e Partisë Demokratike, me përjashtim të faktit që jam nënshkrues i 300 vetëve për legalizimin e kësaj partie”.

Një tjetër skandal ndodhi në atë kohë. Luan Pobrati hodhi akuza ndaj Berishës. Më pas, u sajua një akuzë dhe Pobrati u arrestua. Gazidede shkoi që ta merrte në pyetje me urdhër të Berishës. I pyetur për këtë çështje, se ç’punë kishte kreu i SHIK të bënte detyrën e hetuesit, Gazidede, në 23 shtator 1992, përgjigjet: “Sa për sqarim, Presidenti nuk më dërgoi të takojë Luan Pobratin, por Presidenti më dërgoi të sqarojë problemin e anës së tij, e ankesës që është bërë nga familja e tij dhe përveç të tjerave dhe takimin me Luan Pobratin për të cilin edhe fola. Nuk vajta për krimin e Luan Pobratit për armëmbajtje pa leje, por për sqarimin e pozicionit të punonjësve të mi lidhur me këtë problem”.

Po atë vit, një përgjues në zyrë i ishte vendosur ministrit të Jashtëm të PD, Alfred Serreqi, i cili pas përgjimit dha dorëheqjen. Për këtë çështje, deputeti i PS në atë kohë, Namik Dokle, që në fillim të sesionit të ri parlamentar, në 9 shtator 1992, kërkoi ngritjen e një komisioni hetimor. Dokle u shpreh se “Po të jetë një përgjim sekret i vendosur me kohë, ne duam të dimë se kush e ka vendosur, më tepër që janë përgjuar dy ministra socialistë, dhe tani së fundi ministri i PD-së, zoti Serreqi. Po të jetë se është vendosur vetëm për z. Serreqi, aq më shumë duhet kërkuar llogari, megjithëse në demokraci ka aq shumë transparencë saqë nuk ka nevojë për aparate përgjimi. Ruana zot, sikur të jetë përgjuar zoti Gensher në zyrën e ministrit tonë pikërisht para se të jepte dorëheqjen. Prandaj, unë propozoj që të ngrihet menjëherë një komision i përkohshëm parlamentar ose të ngarkohet për të marrë informacion për çështjen Komisioni i Punëve të Jashtme i Parlamentit, dhe nëse është e vërtetë kjo gjë, ose ky Uotergejt shqiptar, të merren të gjitha masat ligjore, madje nga më të rreptat”.

Po në seancën plenare të 22 shtatorit 1922, deputeti i PS Namik Dokle tha se ka raportime se Gazidede, me porosi të Berishës, por mblidhte informacione si dhe po ‘përpunonte’ persona të caktuar për të sajuar dëshmi të rreme për 11 deputetë të njohur, mes tyre Arben Imami, Gramoz Pashko, Maqo Lakrori, Kastriot Islami, Fatos Nano, Skënder Gjinushi, Mitro Çela, Teodor Keko, Natasha Lako, Perikli Teta, Azem Hajdari, e politikanë e intelektualë të tjerë.

Të gjithë protagonistët e këtij skandali, për arsye të ndryshme, nuk janë më pjesë e politikës shqiptare, përveç njërit, Sali Berishës. 28 vite më pas, Sali Berisha jo vetëm që është pjesë aktive e politikës, por drejton defakto opozitën dhe po bën çdo përpjekje për të rimarrë pushtetin, duke shpresuar rikthinin në qeveri vitin tjetër.

Procesverbalet e diskutimeve në seancën plenare të Parlamentit të 22 shtatorit 1992

Ne.k./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • robi: 19/07/2020 17:00

    Ky gjenaral Gazidede ka qene shoku i ngushte i shefit ushtarak te pd gjate grushtit te shtetit 97, Gjeneral major Shabon Tapise dhe bashke udhehoqen shtypjen e revoltave ne jug dhe shembjen e ushtrise shqiptare brenda 24 oreve per te realizuar sulmin e shpellareve drejt depove te armeve qe dihet se si ndodhi.

    Përgjigju
  • Vlora: 19/07/2020 12:55

    Kane ndodhur 25 vjet para...dhe 70 % e njerezve qe permenden ketu kane vdekur. Sikur te merreshim me keto hallet tona sot do benim me mire

    Përgjigju
  • xhoni: 19/07/2020 12:44

    Ja ky eshte Sali Berisha.... A e di bundra e Azemit kete fakt....

    Përgjigju
    • Alex: 19/07/2020 19:05

      O Artan Je i madh!

    • Artan: 19/07/2020 18:36

      Ke dyshime qe nuk e di? Po tani mjafto me bo nja du llogari te thjeshta, e beri gjyqtare apeli nje te pashkolluar. I coi me studime ne amerike gocen te cilen me pas ja beri deputete. Te birit nje cope injoranti i dha prona e pasuri. Atij te voglit qe mban emrin e te jatit nuk e di se cfar ben.

  • Sol: 19/07/2020 12:07

    Antishqiptari Sali Berisha eshte nje hale e vertete qe ka shkaterruar Shqiperine dhe Shqiptaret per kaq vite. Nga 50 vite qe na duhej per tu bere nje shtet si bota perendimore.. tani na duhen 100 vjet.

    Përgjigju
  • zisi: 19/07/2020 11:57

    kto ka bo mullah saliu, gjyshi qe rrit dobiça, baba shkerdhenit qe nven me mor gocen mori temen per gru ke kushrinjt e vet

    Përgjigju
  • sheqere: 19/07/2020 09:58

    keshtu eshte kur ngaterrohet spiunlliku me sherbimin inteligjent.

    Përgjigju
  • Tani: 19/07/2020 09:48

    Mos harroni kush eshte Sali Berisha dhe krimet e tij

    Përgjigju
  • BAJGA KRIMINEL SALHE: 19/07/2020 09:22

    Shikoni se çfar krimineli ordiner që është skizofreni malok bastard qenef i ndyr salhe. E ky qen langaraq vazhdohet e paguhet nga taksat e kti populli që e ka gjakosur vjedhur e deshi ta shes te grekërit jevgjit. Shqiptarët jan popull shum frikacak që lejojn një mostër të till të lefi pa pushim si një qen i zgjebosur. Djali i tij sy peshkaqeni shëtit Botën me lekët e vjedhura të Shqiptarve pa kap një dit pun me dor .E Dhqiptarët bëjn sehir sy peshkaqenin e hunderen e liri buçes që e ka fytyrën si burr hunderja. Po mir ja bëjn kti kodosh populli se e meriton.

    Përgjigju
    • Taras: 19/07/2020 12:48

      Ik q...taqi langaraqi kur genjen veten me sali kriminelin...e njeh bota thot hahahaha ...cila ajo qe i ka ndaluar hyrjen me fis e soj per te kaluar oqeanin....po dhe kjo bota ketu ...do ja degjosh kengen...ske par gje akoma...e njeh po si drakula shqiptar....

    • Taki: 19/07/2020 11:22

      Ti malokve u rruash toqet dhe qaja hallin doktorrit qaja!se ti qenke nje mjeri qe ske arrit asgje ne jet dhe merresh me dike qe e njef bota .hajde tru hajde

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Përveç nëna e fëmijëve a do jesh gruaja ime përjetësisht! Propozimi emocionues i Bardhit për Sarën! Unaza dhe një mesazh

Përveç nëna e fëmijëve a do jesh gruaja ime përjetësisht! Propozimi emocionues i Bardhit për Sarën! Unaza dhe një mesazh