EKSKLUZIVE/ Lajden Kadilli, kush është 'Lypeni' që nuk kapet dot nga policia, në kërkim për tentativë vrasje në kryeqytet

EKSKLUZIVE/ Lajden Kadilli, kush është 'Lypeni' që nuk kapet dot nga policia, në kërkim për tentativë vrasje në kryeqytet

Lajden Kadilli

Lajden Kadilli, një personazh mjaft i lakuar në botën e krimit në Durrës dhe që tashmë mund të përkufizohet si një “Lypen” për Policinë Shqiptare, është shpallur për herë të dytë në kërkim, për një tentativë vrasje të ndodhur në Tiranë. Vendimi për shpalljen në kërkim të Kadillit është marrë në datën 24 korrik 2019 nga gjyqtari Altin Abdiu, pasi prokuroria e Tiranës e akuzon 26-veçarin për “Vrasje me paramendim” mbetur në tentativë në dëm të shtetasin Gentian Rrahmanit dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve luftarake dhe municionit”. Vendimi për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për Kadillin është dhënë në mungesë të këtij të fundit, pasi 26-vjeçari rezulton të jetë në kërkim, që prej datës 16 gusht 2019, për një ngjarje tjetër të ndodhur në Durrës, ku akuzohet për “Shkatërrim Prone” dhe se ka kanosur më armë oficerin e policisë gjyqësore Kreshnik Braho, i cili rezulton të jetë djali i deputetit të PS në Durrës Spartak Braho. “Shqiptarja.com” ka arritur të sigurojë të dhëna se prej 11 shatorit 2019 Lajden Kadilli figuron si person me kartelë të “Kuqe”.

Gentian Rrahmani

Kjo dosje është administruar nga prokurori i Tiranës Robert Kote, ndërsa tashmë agjentët e seksionit kundër Krimit dhe Jetës në Tiranë, janë vënë në ndjekje të Kadillit, i cili rezulton se është s’provuar për të tilla aventura edhe për ngjarje të tjera kriminale ku 26-vjeçari është përfshirë. Kadilli mund të konsiderohet si një “Lypen” për Policinë Shqiptare, pasi sa herë ai ka pasur probleme me ligjin dhe është përfshirë në ngjarje të rënda duke përdorur armën zjarri,ai ka mundur ti fshihet policinë duke mos rënë në pranga. Kadilli ka qëndruar për më shumë se pesë vite me radhë në kërkim, ndërkohë çështjen penale kundër tij nëpër gjykata, janë zgjidhur me dënime të buta, duke e vënë në shërbim prove. Por ai asnjëherë nuk është arrestuar nga policia. Kush e mbron këtë djalosh në polici?Pse i krijohet një imunitet dhe mburojë ligjore në çdo ngjarje kriminale që ai përfshihet? Pse nuk vepron policia e Durrësit dhe policia e Tiranës për izolimin e këtij djaloshi, i cili nga viti 2013 e deri më sot, rezulton në kartotekat kriminale të Policisë së Shtetit, se është përfshirë në plot 12 ngjarje kriminale. Gazeta “Shqiptarja.com” gjatë kësaj kohe ka mundur të zbulojë të kaluarën kriminale të 26-vjeçarit Kadilli, i cili u bë akoma dhe më i famshëm vetëm pas kanosjes me armë që i bëri djalit të deputetit Spartak Braho. Më konkretisht Në datën 18 korrik 2013 Lajden Kadilli është shpallur në kërkim, pasi pikërisht në këtë datë rreth orës 20:00, ne vëndin e quajtur “Ura e Dajlanit”, në Durrës, ka tentuar të vrasë me autoveturë me targa AA 272 CB, punonjësin e policisë Arben Luçi. Mbas ngjarjes është larguar për tu fshehur pasi prokuroria dhe policia e këtij qyteti ka nisur procedim penal për akuzën e “Vrasje për shkak të cilësive të veçanta e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Për këtë ngjarje Kadilli ka dalë nga kërkimi në datën 20 gusht 2013. Ndërkohë gjashtë muaj më vonë Kadilli, më konkretisht në datën 8 janar 2014 Kadilli, shpallet sërisht në kërkim. Kjo pasi prokuroria e Apelit Durrës ka dërguar urdhër për ekzekutimin e Vendimit Penal të Gjykatës Apelit Durrës, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për akuzën e “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve”, “Kundërshtim te punonjësve të policisë së rendit publik”. Ky urdhër është anolluar dy muaj me vonë, pikërisht në datën 18 mars 2014, dhe Kadilli ka dalë nga kërkimi.

Ndërkohë në sërisht Lajden Kadilli, është shpallur në kërkim, pasi në datën 4 dhjetor 2014, në rrugën nacionale të lagjes nr.4, Durrës, dyshohet të ketë goditur me mjetin e tij, autoveturë me targa “AA 165 KF”, mjetin motoçikletë të efektivit të policisë rrugore në detyrë Çlirim Çopa, duke demtuar mjetin e policisë dhe më pas është larguar. Për këtë ngjarje është akuzuar për veprën penale të “Goditje për shkak të detyrës” dhe është shpallur në kërkim në 4 dhjetor 2014 ndërsa në 21 maj 2015 kërkimi është anulluar për Kadillin. Gjithashtu në 15 dhjetor 2014 prokuroria e Durrësit ka lëshuar fletë-arresti për Kadillin për akuzën e “Kundërshtim i punonjësve të policisë së rendit publik” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”, për të cilën është vendosur masa e “arrestit në burg” por në 21 maj 2015 Kadilli sërisht ka dalë nga kërkimi, dhe vendimi i gjykatës për arrestimin e tij nuk është ekzekutuar. Ndërkohë dy ditë pasi ka dalë nga kërkimi i policisë, një tjetër informacion që ndodhet në kartotekën kriminale të Policisë së Shtetit e përfshin Lajden Kadillin si person të shpallur në kërkim,pasi në datën 19 maj 2015, në vëndin e quajtur “Unaza e Re”, Forcat e posaçme Shqiponja, në bashkëpunim me seksionin e kërkimit, kanë qënë në shërbim për kapjen e personit në kërkim, Lajden Kadilli. Ky person nuk i ka ndaluar thirrjeve të punonjësve të policisë, por ka tentuar ti shtypë ata me automjetin e tij, duke i aksidentuar punonjësit e policies. Për këtë ngjarje ai është akuzuar për për “Vrasje për shkak të cilësive të veçanta e mbetur në tentativë”, dhe është shpallur në kërkim në datën 20 maj 2015. Ndërkohë në 22 maj të po këtij viti, ky kërkim është anulluar dhe nuk dihet se si ka përfunduar fati i kësaj çështje penale. Pa kaluar shumë kohë nga kjo ngjarje, sërisht Lajden Kadilli është shpallur në kërkim me kartele ngjyrë “Rozë”, pasi në datën 19 qershor 2016 ora 10:20, në Golem të Kavajës pranë hotel “AS”, ka tentuar të vrasë me armë zjarri pistoletë shtetasin Albi Çelçima dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Ndaj tij ka filluar dosje penale për akuzën e “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Kadilli është shpallur në kërkim në datën 19 qershor 2016 dhe ka dalë nga kërkimi policor pas tre viteve, pikërisht në datën 18 qershor 2019. Gjatë kësaj periudhe ky djalosh nuk është ndaluar asnjëherë të vetme nga policia e Durrësit apo Kavajës, ndërkohë që është përfshirë në një tentativë vrasje në 2018 në Tiranë. Për plagosjen e Albi Çelçimës në Golem të Kavajës Kadilli është dënuar në muajin qershor 2019 nga gjykata e Kavajës me 4 vjet burgim, duke ja konvertuar këtë dënim me 5 vjet qëndrim i lirë në periudhë kushti. Por gjatë periudhës që ishte në shërbim prove, ai është konfliktuar për parkimin me djalin e deputetit Spartak Braho, Kreshnik Braho, duke e kanosur këtë të fundit me armë dhe thyer xhamin e makinës me qytën e pistoletës. Ngjarja ka ndodhur në sy të fëmijëve të mitur të oficerit të policisë Kreshnik Braho. Për këtë ngjarje Kadilli është shpallur në kërkim. Ndërkohë një kërkim i dytë është dhënë në 11 shtator 2019 nga policia e Tiranës. Kujtojmë që në të gjitha rastet që ndodhen në kartotekën kriminale të policisë së Shtetit ku Kadilli është shpallur në kërkim, ai nuk është arrestuar nga policia. Pra nuk ka një vendim gjykate apo urdhër prokurori që përgjatë 6 vite të jetë ekzekutuar nga policia e Shtetit. Kush e mbron këtë djalosh të ri, që për një periudhë kaq të shkurtër është përfshirë në 11 ngjarje kriminale?

( Kliko këtu ) të gjitha rastet e shpalljes në kërkim të Lajden Kadillit

Rasti i parë

Data e statusit: 18.07.2013 aktiv

20.08.2013 Anulluar kërkimi

Rasti i dytë

Data e statusit: 08.01.2014 aktiv

18.03.2014 Anulluar kërkimi

Rasti i tretë

Data e statusit: 04.12.2014 aktiv

21.05.2015 Anulluar kërkimi

Rasti i katërt

Data e statusit: 15.12.2014 aktiv

21.05.2015 Anulluar kërkimi

Rasti i pestë

Data e statusit: 20.05.2015 aktiv

22.05.2015 Anulluar kërkimi

Rasti i gjashtë

Data e statusit: 19.06.2016 aktiv

18.06.2019 Anulluar kërkimi

Rasti i shtatë

Data e statusit: 01.07.2016 aktiv

18.06.2019 Anulluar kërkimi

Rasti i tetë

Data e statusit:17.11.2017 aktiv

11.10.2018 Anulluar kërkimi

Rasti i nëntë

Data e statusit: 20.04.2019 aktiv

21.05.2019 Anulluar kërkimi

Rasti i dhjetë

Data e statusit:16.08.2019 aktiv

Rasti i njëmbëdhjetë

Data e statusit 11.09.2019 aktiv.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • www.youngtribune.com: 18/09/2019 10:16

    Policia qe duam.

    Përgjigju
  • Tili: 18/09/2019 09:06

    Si tha ministri: Policia do te kete fytyren time. Jemi mire ne ne Vlore qe nuk kemi polici fare. Polici rrugore jo e jo.

    Përgjigju
    • GAVRI: 18/09/2019 09:41

      O TILO KU KA POLICI QE PERBALLO VALONEN MO VLLAI...

  • Asi: 17/09/2019 21:03

    E ka terbuar leku ket

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Të shunën derbi i 'final-four', trajneri Mehmeti: Partizani me organikë shumë të fortë! Teuta-Vllaznia, Osmani: Ti japim fund krizës

Të shunën derbi i 'final-four', trajneri Mehmeti: Partizani me organikë shumë të fortë! Teuta-Vllaznia, Osmani: Ti japim fund krizës