EKSKLUZIVE/ Lista e papublikuar e OFL: Nga nipi i Enver Hoxhës tek Edmond Bego, Nehat Kulla, dhe i forti i Saukut

TIRANE - Zbulohen emra të tjerë nga lista emërore e operacionit, “Forca e Ligjit”, që ka nisur prej 1 shkurtit 2020 në Shqipëri, me qëllim hetimin pasuror ndaj personave të dënuar për vrasje, trafik droge dhe jo vetëm. Mes emrave të listuara nga policia e Tiranës për t'i kryer verifikimin administrativ është nipi i Enver Hoxhës, Ermal Hoxha, i dënuar nga gjykata e Krimeve të Rënda për trafik kokainë dhe si pjesë e grupit të personave që kishin ngritur laborator kokaine në Xibrakë të Librazhdit.

Të gjithë emrat e kësaj dosje penale si Ilir Hyseni, Sajmir Batku, Gentjan Gjonaj, Genci Xhixha, Kelmend Dalipi dhe Arjan Dalipi, janë vënë në lupën e operacionin OFL, por që ende nuk janë përmendur publikisht.

Në listë për verifikim të pasurisë nga OFL-ja është vlonjati Viktor Ymeri, i dënuar me 25 vite burgim dhe i liruar në dhjetor të 2019, nga burgu i Peqinit. Ymeri ka dhe një dënim për vrasje në Itali, dënim të cilin e ka përfunduar. Vlora është një qytet ku lista e OFL-së është mjaft e gjatë, për shkak të personave të akuzuar dhe dënuar për trafik droge e vrasje në Shqipëri dhe Itali.

Mes emrave të botës së krimit që janë në listën e OFL-së është dhe Nehat Kulla, ose “Gjenerali”. Kulla ka pak vite që është liruar nga burgu por është dënuar me vendim të formës së prerë për vrasje. Po kështu në listë është dhe Fabio Alushi, personazhi që u arrestua dhe më pas u lirua për ngjarjen e 4 tetorit 2018 të ndodhur në lokal “Monopol” në Tiranë.

Ermal Hoxha dhe Elvis Gaxhaj, Edmond Bego, Nehat Kulla

Mes listës qartësohet dhe emri i Kataldo Lezhja, i njohur si miku i Gjergj Cukalit. Lista, vijon me një emër tjetër të dënuar në Itali dhe që ka lidhje të forta politike Edmond Bego ose Manoli Bega. Më datë 26 prill 2007, Edmond Bego, është dënuar me 27 vjet e 9 muaj heqje lirie nga Gjykata e Torinos- i ulur më pas në 18 vjet e 5 muaj heqje lirie. Në vitin 2009, si pasojë e ligjit të amnistisë së përgjithshme në Itali, dënimi i Begos është ulur me urdhër të Prokurorisë së Torinos në 11 vjet burgim. Bego është hetuar disa herë për pasurinë por në asnjë rast nuk ka pasur një rezultat bllokimi të pasurisë së tij.

Mes personave që janë vënë në skaner të OFL-së është dhe Elvis Gaçaj, i njohur me nofkën “Gabeli”. Gaçaj është pjesë e klanit “Duka” që vepron në Tiranë dhe pak muaj më parë u arrestua në Durrës për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve luftarake”. Po kështu në listë është dhe Eduart ose Edison Dushku, i cilësuar si i forti i Saukut. Bashkë me të në këtë listë është vëllai i tij Alban Dushku.

Lista me shumë emra për t'ju verifikuar pasuria shkon tek një emër tjetër që quhet Antonio Shyti, i dënuar në Itali për vrasje.

Gjithashtu lista që policia ka kërkuar informacion në gjykatë dhe zyrën e hipotekës në Tiranës vijon me emrat si Renato Toska, i dënuar për gjobëvënie.

Po kështu në këtë listë ende të papublikuar nga zëdhënësja e OFL-së janë dhe kushërinjtë Kusi në Tiranë, që tashmë janë nën hetim për ngjarjen e ndodhur në kryeqytet, ku u vra punëtori i kondicionerëve Indrit Çelaj. Vëllezërit Lulëzim, Bujar, Griseldo dhe Albano Kusi, tashmë janë në “lupën” e OFL-së për të faktuar me prova pasurinë e tyre.

Lista vijon me Eduart Ponarin, Kujtim Lauka, Bledar ose Blerim Dautin, Leonard Hoxha allias Xhetan Lita, Denis Stathi ose Isuf Leshi, Fiqiret Seferi i dënuar për vrasje në Itali, Ergys ose Arjan Qefalia, Vilson Rushiti, Veli Elezi, Agim Kora.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Artion: 21/02/2020 00:18

    Po me Agron Geron Xhafen dhe vet Fatmir xhafen cdo behet ? Se ktu ne policine e vlores po behet presion qe mos te futet ne listen e OFL. Se keto lista i ben policia lokale dhe dihet boterisht qe Ard veliu nuk e tradheton dajo Fatmirin se mezi e ka si dhe gruaja. Lujtoni se do u hidhni hi syve vlonjateve. E di gjithe komisariati qe eshte hequr nga lista Agroni me presionin e Ardit dhe miratimin e Artjonit. Te rroje narkotrafiku i Vlores.

    Përgjigju
  • Emi: 20/02/2020 18:11

    Me pa pas gjishin gjall e kishte vare.

    Përgjigju
  • O tej: 20/02/2020 17:51

    Filloni me manuth Meten Vampir Berishen shalngjitur Bashen qe posedojne prone te vjedhur pa mase me shkerdhen Berishen etj mos harrohet dhe bunkeri i Rames

    Përgjigju
  • Populli: 20/02/2020 17:37

    Po lereni keta por filloni me politikanet sepse do zbuloni xhevahire keta Kane kaq pasuri saqe neve do ishim si Zvicrra

    Përgjigju
  • Cekja nga Berati: 20/02/2020 16:58

    Po, nese me therret dhe mua, Ceken nga Berati ne cfaqje para KM

    Përgjigju
  • Toni: 20/02/2020 16:24

    Po mos leni nom per i pordh me vrap me bo rremuj se sna mjaftoi termeti e do i dalim krah ilir metes e lul bashes ato i kan xhepat plot ne skemi buk me honger

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Kikia: Çdo ditë gjysma e qeverisë para se të shkojë në punë, shkon në SPAK një herë

Kikia: Çdo ditë gjysma e qeverisë para se të shkojë në punë, shkon në SPAK një herë