Ekskluzive/ Dosja e Elbasanit - Mesazhi mes dy të dashuruarve që zbardhi vrasjen e Gentian Beqirit

Ekskluzive/ Dosja e Elbasanit - Mesazhi mes dy të dashuruarve që zbardhi vrasjen e Gentian Beqirit

Një përmbajtje mesazhi mes dy personave të dashuruar dhe një gjurme gishti e fiksuar në një targë makine, që u gjet jo shumë larg vendit, ku u dogj automjeti “Benz-Mercedez”, kanë sjellë zbardhjen e vrasjes së Nezir dhe Gentian Beqirit në gusht të 2012. Ervis Bardhi dhe Etjen Cani janë identifikuar dhe që prej 21 qershorit 2019 janë shpallur në kërkim me vendim të gjykatës së Elbasanit. Nga të dhënat policore rezulton se Cani ka qënë shok i ngushtë i Gentian Beqirit dhe se momentalisht ai ndodhen jashtë shtetit, në Itali. Në dosjen hetimore që zotëron “Shqiptarja.com” konstatohet se Ervis Bardhi, që në ambjentet e burgut të Peqinit ku vuante dënimin me 6.8 vjet burg, e ka ndjerë se po i rëshkiste situata dhe nga momenti në moment për të mund të kërkohej arrestimi nga prokuroria, lidhur me vrasjen e dyfishtë të babë e bir në Elbasan. Kjo pasi në muajin Korrik të vitit 2018,nga ana e oficerëve të njësisë “Task-Forcë” është shkuar në ambjetet e burgut Peqin, ku kanë dashur të marin në pyetje ErvisBardhi.Por Bardhi në të dyja raste kur është shkuar për ti marë deklarim ka pohuar se ai ishte në gjendje të keqe psikologjike dhe përmomentin nuk mund të jepte shpjegime. Edhe kur ka dalë nga burgu, Bardhi është munduar ti shmanget paraqitjes në prokurori për të dëshmuar. Etjen Cani, ishte shok i ngushtë i Gentian Beqirit, të cilin e vizitonte shpesh në shtëpi, gjatë kohës kur ai ka qënë në masën e sigurisë të “arrestit në shtëpi”, pasi ishte një nga tre autorët e vrasjes së Sokol Çapjas,në 25 dhjetor 2005. Nga dëshmitë që siguron “Shqiptarja.com” rezulton se të vetmit persona jashtë familjes që i hapej dera e apartamentit, ishte pikërisht Etjen Cani dhe Lorenc Skilja. Në mëngjesin e 15 gushtit 2012 Gentian Beqiri është qëlluar me tre plumba në kokë, teksa flinte në dhomën e gjumit në apartamentin e tij. Ndërsa babai i tij është rrahur barbarisht me sende të forta gjuajtur me thika, duke ju thyer 6 brinjë, plasur hemoragjia në tru dhe në mëlçi. 

SMS në telefon zbuloi vrasësin Etjen Cani

Cani shkonte shpesh në banesën e Beqirit, ku me vehte merte të dashurës e tij G.T dhe shokun e tij,Lorenc Skilja. Mirëpo, gjatë qëndrimit të G. në këtë shtëpi në rrethana të paqarta, i arrestuari në “arrest shtëpie” Gentian Beqiri, i ka futur duart duke e ngacmuar seksualisht. Pas këtij ngacmimi mes Etjen Canit dhe të dashurës së tij G. T, ka lindur një konflikt. Sipas burimeve të policisë së Elbasanit, ky ngacmim seksual që Gentian Beqiri, i ka bërë të dashurës së shokut të tij të ngushtë Etien Cani, mund të jetë bërë shkak, i vrasjes brenda në shtëpi së bashku me babain e tij Nezir Beqiri. Por për policinë e këtij qyteti nuk përjashtohet dhe versioni se Cani dhe Bardhi mund të jenë paguar nga anëtarët e fisit Çapja për ta vrarë Beqirin, pasi kjo familje i ndruhej një hakmarje nga Çapallarët, për shkakun se Beqiri, së bashku me Dritan Shemen dhe Armand Hasanin, kishin vrarë Sokol Çapjan në 2005. Lindja e konfliktit mes G. T dhe Etjen Canit, ka sjellë shkëmbimin e disa mesazheve telefonike, mesazhe këto që janë gjetur në aparatin telefonik “NOKIA”, i sekuestruar në vendin e krimit. Gjashtë vjet pas krimit të rëndë në Elbasan, prokuroria në datën 4 tetor 2018 ka bërë kqyrjen e këtij aparati telefonik, ku është gjetur ku mesazh i dërguar nga G.T tek numri i të dashurit të saj Etjen Cani. Ky mesazh mban këtë përmbajtje: “…O injorant ça rehati thu re me çin me ngatërron me ato kurvat e rrugëve?Në momentin që Genti zgjatidurët u ngrita direkt dhe do ikja dhe nuk më la, tha mirë rrimë flasim si njerëz dhe u ulëm po flisnim tamam,jo unë të pelqej ty,jo t’kam qef. I thashë më vjen keq, e t’keqen s’bahet gja që t’jemi ma tepër.Po për sytë e ballit pyete atë dhe hajde fol me mu plerë se kshu je ti. Shan eban direkt.Dhe kamundësi, mos ti bish ma numrit tim.Harroje Gerin, ETJEN CANI…”. Pas gjetjes së këtij mesazhi dhe identifikimit të numrit, G. T, është marë në pyetje në prokurori duke pohuar se:”…në vitin 2012 kam qenë e lidhur meshtetasin Etjen Cani, të cilin e kam njohur sepse e ka patur në lagje…”.Ajodeklaron se së bashku meEtjenin kanë shkuar dhe kanë qëndruar dhe tek shtëpiae shtetasit Gentian Beqiri,në atë kohë ishtë i paralizuar dhe në masësigurimi“arrest shtëpie”. Ajo shpjegon në deklarim se dera ishte gjithmonë mbyllur dhehapej sapo Etjeni i binte derës dhe se familjarët eGentianit nuk e hapninderën personave të panjohur.Në lidhje me numrin e telefonit,G.T, shpjegonse numrin e telefonit 06948XXX e ka patur ajo në përdorim dhe seështë ajoqë ka komunikuar me mesazh (SMS) drejtnumrit 06958XXX.Mesazhi i sipërlexuar i është adresuarEtjen Cani metëcilin ajo ishte lidhje dashurie.Ky aparat telefonik sëbashku me numrin është gjendur i dëmtuar në banesën ku ka ndodhur vrasja. Më tej G.T deklaron në prokurori se SMS ia ka dërguar Etjenit sepse atë kishte të dashur dhe nuk mundtia dërgonte një mesazh të tillëviktimës Gentian,pasi nëpërmjet kësaj SMS,ajo mundohet ti shpjegojë Etjenit veprimet që kishte kryer me të Gentjan Beqiri.Nisur nga kjo situatë, policia dhe prokuroria e Elbasanit kanë lëshuar urdhër arresti për Etjen Cani, por ky i fundit rezulton të jetë me qëndrim në Itali.

Dëshmia e nënës së Gentian Beqirit

Behije Arapi, nëna e Gentian Beqirit dhe gruaja e Nezir Beqirit kur është pyetur në prokurori për Etjen Canin, ka deklaruar se:…kadalë atë ditë mëngjes me qëllim për të bërë pazarin. Në banesë ka lënë burrin esaj Nezirindhe djalin e saj Gentian Beqiri.Kur ka dalë, dera e shtëpisë kaqenë e mbyllur nga brendame shul nga burri i saj Neziridhe për këtëështëshumë e sigurtë.Kjo gjë bëhej me qëllim që të ruhej Gentiani nga hasmëritë,pasi sipas saj, familjarë të fisit Çapja mund ta vrisnin.Sipas saj dera nuk u hapejkurrë personave të panjohur prej tyre.Ato përpara se të hapnin derën bëninkonstatimin dhe pasi bindeshin qëpersoni ishte i njohuri i tyre bënin hapjen e derës.Dera e tyre nuk qëndrontee hapur për rrethanat e përmendura më lartë.Behije Arapi ndër të tjera ka deklaruar se: …në banesën etyre gjatë kohës që Gentiani ishte më masën e sigurimit “arrest në shtëpi” si i dyshuar si njëri prej autorëve të vrasjes së Sokol Çapja,në banesëkanë shkuar shpesh Etjen Cani, LorencSkilja, të dy banorë të lagjes“Çlirimi”, Elbasan.Ajo deklaron se Etjeni dhe Lorenci shkonin pothuajse çdoditë tek Gentiani dhe këtyrepersonave dera ju hapej sa herë që ata trokisnin,pasi ata ishin bërë si të shtëpisë. Në deklarimin e saj,Behije Arapi hedh dyshime se bashkëpuntorë në këtë ngjarje janë EtjenCani dhe LorencSkilja,përfaktin se asnjë person i panjohur nuk kishtemundësi të futej në banesë te Gentiani,pasi dera hapej në momentin që ishin bindur se personiishte i njohuri i tyre.Ajo deklaron se Etjen Canidhe Lorenc Skilja nuk kishin shkuar në varrimin e Gentjanit pas ngjarjes dheasnuk kishin shkuar për drekë sipas zakonit dhe kjo i kishte bërë përshtypje qënë momentet e para.Ajo dyshon se dera është hapur pasipersoni që ka trokiturështë identifikuar si i njohur nga bashkëshorti i saj Neziriri,këtë fakt ajo elidh me faktin që dera e banesës ka qenë epadëmtuar pas ngjarjes pra nuk ështëhapur me forcë. Dhe në fakt nga kqyrja që prokuroria i ka bërë derës së apartamentit, ka rezultuar se dera nuk ka qënë e dëmtuar.

Gjurma e gishtit në targë zbuloi Ervis Bardhin

Disa orë pas vrasjes së Gentian Beqirit dhe babait të tij Nezir, është gjendur i djegur plotësisht në afërsi të vendit ku grumbullohen mbeturinat e qytetit në lagjen “Shënkoll” një automjet i markës “Mercedes-Benz”, katërfenerësh,ku gjatë kqyrjes, në afërsi të këtij mjeti janë gjentur targat “DA 864 EA”. Nga kqyrja e mjetit të gjetur të djegur, rezulton se mjeti i kishte të fshira të gjithë numrat e shasië me qëllim të mos bëhej emunduridentifikimi i tij dhe pronarit të cilit i përkiste. Ndërsa targat italiane i përkisnin Kujtim Ajazit dhe ishin vjedhur në Tiranë.Nga përpunimi kimiko-fizik i targës,u përftuanjë gjurmëgishti e vlefshme për identifikim. Gjurmapapilare e fiksuar në këtë targë ka rezultuar se është formuar ngagishti I madh i dorës së djathtë të ErvisBardhit.

Rëfuzimi për të dëshmuar

Ervis Bardhi, që në ambjentet e burgut të Peqinit ku vuante dënimin me 6.8 vjet burg, e ka ndjerë se po i rëshkiste situata dhe nga momenti në moment për të mund të kërkohej arrestimi nga prokuroria, lidhur me vrasjen e dyfishtë të babë e bir në Elbasan. Kjo pasi në muajin Korrik të vitit 2018,nga ana e oficerëve të njësisë “Task-Forcë” është shkuar në ambjetet e burgut Peqin, ku kanë dashur të marin në pyetje Ervis Bardhi.Por Bardhi në të dyja raste kur është shkuar për ti marë deklarim ka pohuar se ai ishte në gjendje të keqe psikologjike dhe për momentin nuk mund të jepte shpjegime. Edhe kur ka dalë nga burgu, Bardhi është munduar ti shmanget paraqitjes në prokurori për të dëshmuar.

Bardhi:Njoh Etjen Canin,jo viktimat

Por pas insistimit të prokurorëve të Elbasanit në datën 31 korrik 2018,Ervis Bardhi kadeklaruar se: ... përpara muajitqershor të vitit 2013, kurështë arrestuar për drogë ka banuar me qera në qytetin eTiranës dhe ka bashkëjetuar me Aurela Bardhi, të cilën e ka bashkëshorte.Gjatëkësaj kohe që ka jetuar në qytetin eTiranës, ai deklaron se ka përdorurdisa makina të cilat i ka marrë me qera dhe kujton se kanë qenë tëtipeve“Pezho”,“Volsvagen”.Ai deklaron se ka qenë i dënuar përpara dënimit të funditdhenjëherëtjetër për veprën penale tëarmëmbjatjes pa leje dhe ka bërë 5 muaj bugimpër këtë vepër penale.Në deklarimin e tij,Elvis Bardhi, deklaron se në lidhje me këtë vepër penale aika qenë akuzuar së bashku meEtjen Cani, por burg ka bërë vetëm ai.Nukka asnjë njohje me Kujtim Ajazi dhe se gjatë vitit 2012 nuk kapërdorur asnjëmjet tip benz.Në deklarimin e tij ai shpjegon se gjatë kohës qëka qenë në qytetin e Tiranës ka qenë i pa paunë.Në lidhje me gjurmën e gjetur në targatDA 864 EA, Elvis Bardhi nuk jep asnjë shpjegim. Ai deklaron se nuk edi se si kjo gjurmëgishti ndodhet në këto targa pasi ai nuk ka punuarasnjëherë as si mekanik as xhenerik dhe as montues targash.Nuknjehndonjëperson, i cili ka servis makinash,ndonjëherë shpjegon se ka qenë në një servisnë metalurgji, i cili ishte i një shtetasit me emrin Jorgjiku rregullonte stopamakinash. Në deklarimin e tij Ervis Bardhi shprehet se nuk i njehGentjan Beqiri, Behehije Beqiri dheNezir Beqiri.

Përgjimi i familjarëve tentoi të iki tre herë nga Shqipëria

Në vazhdim të hetimit,nga ana epolicisë gjyqësore është bërë e munduridentifikimi i numrave telefonike nëpërdorim të familjarve dhelidhjeve familjare të shtetasit Ervis Bardhi. Për llogari të hetimit janë përgjuar Ervis Bardhi, MarieBardhi, Aurela Bardhi,Qamil Hasa, etj.Ngapërgjimirezulton se ka marrë dijeni në lidhje me të gjitha fletë-thirrjet e dërguara nga ana e policisë gjyqësore meqëllim pyetjen e tij përrrethanat e ngjarjes, ky shtetas edhe pse ka marrë dijeni për fletëthirrjet dhe fletëshoqërimet e detyrueshme për në organin eProkrorisëElbasan, ka shmangur atë me qëllim mos paraqitjes së tij. Në përgjimet ekomunikimeve rezulton se ai pasi merrte dijeni nga familjarët tëcilët kontaktoheshin nga punononjësit epolicisë së zonës ku ai banon, fshihej dhe herë pas herë nëbiseda me familjarë të tijdeklaronte se nuk do shkoj në Prokuroripër të dëshmuar, po ashtu dhe famijarët e tij mundoheshin të justifikuar dukegënjyer përmosprezencën e tij në banesë, duke thënë se ai është Tiranë.Në dyraste pasi ka marrë dijeni për urdhërin për shoqërim të detyrueshëm nëProkurori ka tentuar të largohet jashtë vendit meqëllim shmangjen e pyetjes së tij në lidhje me ngjarjen.Më datë 21 mars 2019 ka tentuar për tu larguarnga Shqipëria nëpërmjet doganës së Murriqanit dhe pas kërkesës sëorganitproçedues është ndaluar dhe shoqëruar nga shërbimet e policisë për në Prokurorinë Elbasan, meqëllim për tu pyetur për vrasjen e dyfishtë.Gjatë kohës që ky person po shoqërohej nga Muriqani për nëElbasan,në komunikim mefamiljarë të tij ndër të tjera ju komunikonte atyre se nuk do jepte deklarime. Ndërkohë në datën 20 mars 2019 Ervis Bardhika tentuar të largohet nga Shqipëria megjithësekishte marrë njoftim për tu pyetur.Pas pengimitpër tu larguar jashtë territorit të shqipërsisë me datë 21 mars 2019Ervis Bardhi ështëshoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e Prokurorisë, duke u marrë në pikën e kalimit kufitar Muriqan. Në ambientet e Prokurorisë Elbasan,Ervis Bardhi deklaroi se nukishte në gjëndjetë mirë psikologjike të jepte shpjegime, por do vinte të jepte shpjegimet më date 25 mars 2019.Më datë 25 mars 2019 kyperson nuk uparaqit në organin eProkurorisë me qëllim për tu pyetur.Dhe në këtë rast Ervis Bardhi i është shmangur hetimeve.

Vijon nesër…

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Përveç nëna e fëmijëve a do jesh gruaja ime përjetësisht! Propozimi emocionues i Bardhit për Sarën! Unaza dhe një mesazh

Përveç nëna e fëmijëve a do jesh gruaja ime përjetësisht! Propozimi emocionues i Bardhit për Sarën! Unaza dhe një mesazh