EKSKLUZIVE/ Pandemia po shfrytëzohet për pastrim parash, Report Tv zbardh dokumentin: Janë rritur mashtrimet, paratë e krimit do të investohen në prona

Kriminelët dhe terroristët mund të përfitojnë nga rënia ekonomike dhe falimentimi i biznesve duke investuar paratë e tyre në blerjen e pronave dhe ristrukturimin e kredive nëpërmjet përdorimit të fondeve të tyre.

Pandemia Covid-19 i jep hapësirë kriminelëve të pastrojnë paratë dhe të financojnë terrorizmin. Është ky alarmi që ngre drejtoria e pastrimit të parave dhe me anë të një udhëzimi të siguruar nga Report Tv i kërkon qeverisë dhe agjencive të zbatimit të ligjit të jenë vigjilente.

 “Të dhënat e raportuara tregojnë se gjatë kësaj periudhe kriminelët kanë provuar të shfrytëzojnë gjendjen e pandemisë për të mbledhur fonde për organizata bamirëse fiktive, mashtrime në fushën e mjekësisë dhe shitjet në internet të ilaçeve të falsifikuara dhe furnizimeve mjekësore, siç janë pajisjet e testimit dhe ato që shërbejnë për mbrojtjen personale”.- thotë dokumenti i drejtorisë së pastrimit të parave.

Po si realizohen këto?

Sipas drejtorisë së pastrimit të parave keqbërësit arrijnë qëllimet e tyre: Duke u prezantuar si zyrtarë të qeverisë; Falsifikimi, përfshirë këtu i produkteve thelbësore (furnizimet mjekësore dhe ilaçet), Mbledhja e fondeve për organizata fiktive në fushën e bamirësisë; Skema të mashtrimit në fushën e investimeve.

Tjetër mënyrë ku qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm si dhe institucionet publike i përket edhe botës së internetit dhe telekomunikacionit me smartphone.

Në disa nga përpjekjet e fundit, kriminelët krijuan email të rremë të Organizatës Botërore të Shëndetit (phishing), instaluan viruese (malware) në aplikacione të telefonave celularë që përdoren për të gjurmuar rastet e të infektuarve si dhe kanë dërguar mesazhe SMS duke pretenduar të jenë personel mjekësor, duke kërkuar pagesa për trajtimin e ofruar ose duke premtuar ofrimin e fondeve për ndihmë emergjente’’ –thuhet në dokument. 

Më tej thuhet se “Në kushtet rënies ekonomike, kriminelët dhe terroristët mund të kërkojnë të investojnë në pasuri të paluajtshme ose biznese me probleme, të cilat mund të përdoren për të gjeneruar para dhe për të fshehur të ardhurat e jashtëligjshme. Mënyra të tjera janë dhe përdorimi i fondeve nga aktivitetet kriminale në procedurat e falimentimit të bizneseve apo ristrukturimi i kredive.

E në këtë situatë udhëzimi i siguruar nga ReportTv paralajmëron se ekziston shqetësimi që grupet terroriste mund të përdorin krizën e COVID-19 për të mbledhur ose transferuar dhe për të intensifikuar aktivitetin e tyre të jashtëligjshëm.

Në Shqipëri prej javësh policia e prokuroria kanë disa të proceduar për veprën penale të mashtrimit në lidhje me Covid-19, ku në një rast një transaksion qindra mijëra euro i ardhur nga italia për blerje maskash kirurgjikale rezultoi mashtrim për të cilin hetimet vijojnë.

(Kliko këtu) Udhëzues për subjektet e ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit

K.T./r.k./Shqiptarja.com

Komente

  • Alb: 23/11/2020 19:30

    Ujku mjegull don.

  • Shukriu: 23/11/2020 19:06

    Ku qenro problemi ketu ?! Shtet ka ,Po s’harrijme ta dallojme ne popullata . Gjonat shkojne me se shum mir , si kjo qeverisje sna kan pa Kurr syte , lek vu ( fale Beghettit ) ;drejtesi super (kan dal cunat dhe do futen Pleqte e keqij do I fusi komandanti i Skenderbeut ) jeta njeriut ne shqiperi eshte shum e vlefshme ( per i parcel iken si moce ) ect ect ect !!! PS: un brekt i qepa por kam harru ti laj , prap me mut i kam lon .

    • Njoni: 23/11/2020 19:39

      Jo mër shok ska asilloj problemi, gjith faji osht i joni që nuk kuptojm fort mir sa të privilagjum jemi. Ku ka mo bukur sesa liria me sha qeveritarët??? Ato bo lek ne shaj, ato pastro lek ne shaj. Hë ka demokraci ktu, jo lojna.

  • Alb: 23/11/2020 18:11

    Na plasi trapi njerzit po vuajn per oksigjen po vdesin si pulat nga keto super aksionet tuaja nje pik eshte qe furnizon me oksigjen gjith shqiperin mos ndoshta duhej te merrnit masa se vtm krevat per te mbyll syt po i ofroni popullit shtet bananesh.

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Juventus për turp, barazon 2-2 me Cagliarin! Lazio i falet Luis Albertos, mund Genoan në udhëtim

GOLAT/ Juventus për turp, barazon 2-2 me Cagliarin! Lazio i falet Luis Albertos, mund Genoan në udhëtim