Ekskluzive/ Pasuria e krerëve të drejtësisë, kreu i KLP me 2 vila në Farkë 566 mijë € dhe 22 troje e ndërtesa, drejtuesi i SPAK 3 kredi, Kryeprokurori vetëm pagën

Report Tv dhe Shqiptarja.com sjellin ndryshimet në pasurinë e krerëve të drejtësisë së re gjatë vitit 2019. Të ardhurat e kryetarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, për vitin 2019, janë rreth 80 mijë USD nga paga e tij, e bashkëshortes dhe arkëtimi nga dhënia me qira e pasurive të paluajtshme. Gjatë vitit të kaluar, Ibrahimi rezulton se ka blerë edhe një makinë 45 mijë USD, ndërsa ka lidhur një kontratë sipërmarrje me një kompani private, nga e cila do të përfitojë dy apartamente, një dyqan dhe një vend parkimi në Skelë të Vlorës, me vlerë 150 mijë euro. Gjithashtu, Ibrahimi ka përfituar me trashëgimi nga nëna në vitin 2020, 17 % të një vile në Lundër të Tiranës,  238 m2, me vlerë 
237 500 euro. 

Kreu i KLP deklaron një tjetër vilë në Lundër, tashmë me 50 % të pjesës, me sipërfaqe 238 m2 dhe me vlerë 237 500 euro, pronë të cilën e ka përfituar në vitin 2010. Ndërkaq, gjatë vitit 2019, kreu i KLP është bërë pronar me 33.33 të pjesës i 22 pasurive të tjera të paluajtshme, ku përfshihen mbi 40 mijë m2 truall, 6 magazina me sipërfaqe nga 300 m3 deri në 1 mijë m2, ndërtesa, apartamente, garazhe etj. Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor Naureda Llagami, gjatë vitit 2019, deklaron rreth 40 mijë USD të ardhura nga paga e saj, mësimdhënia, një kontratë shërbimi me Këshillin e Evropës si dhe pagën e bashkëshortit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave. 

Drejtuesi e SPAK, Arben Kraja, vijon të shlyejë tre kredi në vlerat 50 mijë euro, 8 000 000 lekë dhe 2 000 000 lekë, të cilat i ka marrë përkatësisht në vitet 2010, 2018 dhe 2019. Shumat 8 000 000 lekë dhe 2 000 000 lekë i ka marrë në Bankën e Shqipërisë për blerje shtëpie dhe mobilim. Të ardhurat vjetore të kreut të SPAK dhe bashkëshortes së tij, e cila punon në Bankën e Shqipërisë, janë mbi 50 mijë USD. 

Gjatë vitit 2019, kryeprokurori Olsian Çela ka kursyer shumat 662 333 lekë, 7 500 euro dhe 200 000 lekë, ndërsa të ardhurat e tij janë paga 2 698 255 lekë dhe 131 914 lekë si trajnues. Kryeprokurori ka edhe një hua për të shlyer në vlerën 1 700 000 lekë. Kreu i Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, gjatë vitit 2019, deklaron mbi 40 mijë USD të ardhura nga paga e tij, të ardhura si ekspert ligjor, paga e bashkëshortes para pranë Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare si dhe shitjes së një makine tip Nisan Micra nga bashkëshortja për 4 mijë euro.


Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Gent Ibrahimi, pasuria për vitin 2019  
Vilë dykatëshe plus nënçati me sipërfaqe 238 m2, me vlerë 237 500 euro, të blerë në 13.04.2010, burimi i krijimit është trashëgimi nga prindërit dhe nga të ardhurat personale, pjesa 50 %. 

Vilë dykatëshe 238 m2 në Lundër, me vlerë 237 500 euro, trashëguar nga nëna në 2020, pjesa 17 %.
Makinë mercedez benz, blerë në 2019, me vlerë 4 980 000 lekë. 
Kontratë për ndërtimin e një objekti mbi një truall 400 m2, në Vlorë/Skelë, ku në përfundim do të përfitojë 2 apartamente me sipërfaqe 103 m2 dhe 69 m2, një dyqan 41 m2 si dhe një vendparkim 41 m2, me vlerë 150 mijë euro. 
Makinë mercedez benz GLK blerë në 2014.
Llogari rrjedhëse nga puna dhe qeraja, shtuar me 1 603 548 lekë. 
Llogari rrjedhëse pakësuar me 6 215 euro dhe 108 USD. 
Cash, 10 mijë euro. 
Paga si kryetar i KLP, 2 842 937 lekë. 
Të ardhura nga mësimdhënia në Shkollën e Magjistraturës, 215 924 lekë. 
Apartament 128 m2 në Tiranë, blerë në 2002, me burim shitje e një apartamenti dhe trashëgimi nga prindërit, pjesa 50 %. 
Apartament 111 m2 në Vlorë, me vlerë 48 355 euro, fituar me trashëgimi nga nëna në 2019, pjesa 33.33 %. 
Truall 27 936 m2 në Vlorë, me vlerë 231 868 800 lekë, trashëguar nga nëna në 2019, pjesa 33.33 %.
Truall 5 793 m2 në Vlorë, me vlerë 48 086 050 lekë, trashëguar nga nëna në 2019, pjesa 33.33 %.
 Magazinë 997 m2 në Vlorë, me vlerë 7 735 944 lekë, trashëguar nga nëna në 2019, pjesa 33.33 %.
Magazinë 998 m2 në Vlorë me vlerë 7 735 944 lekë, trashëguar nga nëna në 2019, pjesa 33.33 %.
Magazinë 989 m2 në Vlorë me vlerë 10 040 045 lekë, trashëguar nga nëna në 2019, pjesa 33.33 %.
Magazinë 649 m2 në Vlorë me vlerë 5 367 593 lekë, trashëguar nga nëna në 2019, pjesa 33.33 %.
Magazinë 1011 m2 në Vlorë me vlerë 9 650 000 lekë, trashëguar nga nëna në 2019, pjesa 33.33 %.
Magazinë 328 m2 në Vlorë me vlerë 3 900 000 lekë, trashëguar nga nëna në 2019, pjesa 33.33 %.
Garazhde 144 m2 në Vlorë, me vlerë 1 872 921 lekë, trashëguar nga nëna në 2019, pjesa 33.33 %.
Ndërtesë dy kate (zyrë), 117 m2 në Vlorë, me vlerë 9 257 000 lekë, trashëguar nga nëna në 2019, pjesa 33.33 %.
Ndërtesë 1 kat (ambient ndihmës) në Vlorë, 101 m2, 1 316 247 lekë, trashëguar nga nëna në 2019, pjesa 33.33 %.
Ndërtesë 1 kat (ambient ndihmës) në Vlorë, 101 m2, 1 150 578 lekë, trashëguar nga nëna në 2019, pjesa 33.33 %.
Ndërtesë 1 kat (ambient ndihmës) në Vlorë, 99 m2, 1 477 852 lekë, trashëguar nga nëna në 2019, pjesa 33.33 %.
Ndërtesë 1 kat (ambient ndihmës) në Vlorë, 66 m2, 858 422 lekë, trashëguar nga nëna në 2019, 33.33 %.
Ndërtesë 1 kat (kabinë roje) në Vlorë, 9 m2, 157 702 lekë, trashëguar nga nëna në 2019, 33.33 %.
Truall 3 895 m2, në Vlorë, më vlerë 32 238 500 lekë, trashëguar nga nëna në 2019, pjesa 33.33 %.
Truall 3 300 m2, në Vlorë, me vlerë 27 390 000 lekë, trashëguar nga nëna në 2019, pjesa 33.33 %.
Truall 428 m2, në Vlorë, me vlerë 3 552 400 lekë, trashëguar nga nëna në 2019, pjesa 33.33 %.
Truall 33 m2, në Vlorë, trashëguar nga nëna në 2019, pjesa 33.33 %.
Truall 556 m2 në Vlorë, me vlerë 5 560 000 lekë, trashëguar nga nëna, pjesa 33.33 %.
Truall 4050 m2 në Korçë, me vlerë 4 000 000 lekë, trashëguar nga nëna, pjesa 4/24 
Paga e bashkëshortes, 2 068 926 lekë.
Të ardhura nga qiraja, 3 875 000 lekë. 
Të ardhura të tjera nga dieta dhe interesa, 480 068 lekë.
Djali Tedi Ibrahimi, makinë ‘Peugeot’ blerë në 2015. 
Llogari rrjedhëse, 12 861 euro. 
Dhuratë nga gjyshërit për studime, 15 400 euro. 

Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor Naureda Llagami, për vitin 2019 
Llogari rrjedhëse shtuar me 6 509 euro si rezultat i mbylljes së një llogarie tjetër. 
Llogaritë rrjedhëse pakësuar me 6 996 euro, pakësuar  506 843 lekë, shtuar me 506 USD, shtuar me 8 373 lekë.
Llogari rrjedhëse shtuar nga paga me 1 312 257 lekë.
Të ardhura nga paga, 2 529 763 lekë. 
Të ardhura nga mësimdhënia, 93 082 lekë. 
Kontratë shërbimi me Këshillin e Evropës, 7 952 euro. 
Bashkëshorti Gerand Ylli, shtuar depozita 50 000 lekë, pakësuar llogaria 118 lekë. 
Të ardhura nga paga në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, 857 148 lekë. 


Kreu i SPAK Arben Kraja, pasuria për 2019 
Të ardhura nga paga, 2 449 548 lekë. 
Gjendje të llogarive, 320 000 lekë, 14 euro, llogaria e pagës, 243 292 lekë.
Makinë Benz e vitit 1996 ia ka dhuruar vëllait të tij 
Të ardhura nga interesat e obligacioneve, 164 560 lekë.
Të ardhura si ekspert trajnues për dy aktivitete në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, 103 105 lekë. 
Të ardhura si ekspert pranë Shkollës së Magjistraturës, 101 630 lekë. 
Të ardhura nga puna e bashkëshortes, Gladiola Kraja, në Bankën e Shqipërisë, 2 552 289 lekë. 
Kredi 50 mijë euro e marrë në vitin 2010, shlyer 5 905 euro gjatë vitit 2019. 
Kredi në Bankën e Shqipërisë për strehim, 8 000 000 lekë, me afat 30 vjet, marrë në vitin 2018. 
Kredi në Bankën e Shqipërisë për mobilim banese, në shumën 2 000 000 lekë, marrë në vitin 2019, me afat 9.5 vjet. 


Kryeprokurori Olsian Çela, pasuria për 2019 
Paga, 2 698 255 lekë. 
Të ardhura si ekspert trajnues në Shkollën e Magjistraturës, 131 914 lekë. 
Kursime nga të ardhurat, 662 333 lekë. 
Kursime në euro në depozitë, 7 500 euro. 
Kursime cash, 200 000 lekë.
Detyrimi i mbetur nga një hua e marrë në vitin 2011, 1 700 000 lekë. 


Kreu i Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, pasuria për vitin 2019 
Depozitë bankare shtuar me 83 euro, llogari bankare 221 447 lekë. 
Llogari bankare, 483 euro, llogari visa classic pakësuar me 134 lekë. 
Paga si Avokat i Shtetit, 1 904 062 lekë. 
Të ardhura si ekspert ligjor nga Instituti i Studimeve Politike, 300 000 lekë. 
Bashkëshortja, Ada Metani, para pranë Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, 2 051 678 lekë. 
Bashkëshortja ka shitur makinën tip Nisan Micra, 4 mijë euro.
Llogari rrjedhëse, 254 000 lekë. 
Fond Pensioni, 11 773 lekë. 
Kredi, 1 500 000 lekë, detyrimi i mbetur 590 139 lekë. 

Deklarata e pasurisë e kryetarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë Gent Ibrahimi për vitin 2019

Deklarata e pasurisë e kreut të SPAK Arben Kraja për 2019

Deklarata e pasurisë e kreu të Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë Artur Metani për vitin 2019

Deklarata e pasurisë e kryetares së Këshillit të Lartë Gjyqësor Naureda Llagami për vitin 2019

Deklarata e pasurisë e kryeprokurorit Olsian Çela për 2019

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Frroku: 14/10/2020 12:53

    Dua te theksoj vetem nje fakt: Gruaja ne maje te sistemit te drejtesise,burri, ne maje te sistemit te doganave!?!!! Burri ne maje te sistemit te drejtesise,gruaja ne maje te sistemit monetare,pra ne banken e shtetit,atje ku parate "vijne vete ne xhep"! Vetem per keto eshte shteti,po te tjeret,apo "TOKE E XANUN"!!! As te mos mendojme se do te behet shtet,kurre s'ka per te patur drejtesi. Ku "po e kerkojne" konfliktin e interesit?!?! Mo zot ma keq!

    Përgjigju
  • Korrupsion: 16/07/2020 08:04

    Si se paskemi njohur NENE E KETI GENT IBRAHIMIT MORE !! GJITH ATO PASURI NENA , JA LA TRASHIGIMI GENTIT ,ZDO KETE FEMIJE TE TJERE SE PER NDRYSHE DUHET ME DAL E ME GJET TOKA NGA GREKU ! QIJA NONEN CFAR NONE MER JAHU , Ku Ka Vend Per Korrupsion Ketu !!

    Përgjigju
  • D.f: 15/07/2020 17:01

    TURP, TURPI JU ZËNTË SY E VESHË,MASKARENJ TË PANGOPUR, BASTARD, HIJENA,E ÇNUK JENI JU, GJITHÇKA E NEVERITSHME JENI,VEÇ NJERËZ JO KURRË,HARRAM JA U BËFTË PERËNDIA MOR QENËR

    Përgjigju
  • Fuck Fake Politic: 15/07/2020 15:26

    Ore Po ,Pse pa fat paskemi qene ne !!! Nenat tona asnje trashegimi sna lane ! Nenat e ketyre Tere ato trashegimi per djemt ! SHTEPIJA ,TOKA ,Duhet te ishin me origjine Greke pa tjeter ,se ata kane nga 4-5 shpija..se dhe ne Norvegji , qe rroga mujore eshte 5-6000 € ne muaj ,mezor blejne nga nje shtepi te shkretet ! Nena dhe Babaj i keti Gent Ibrahimit ..duhet te Kene Lindur Ne Arabi Saudite ,se per ndrishe .do i kete tere keto pasuri te firmosura me KORRUPSION . Rroft PD,PS,LSI .. KAQ BUDALLENJ PASKA QENE KY KOMB !!

    Përgjigju
  • Tasimi: 15/07/2020 10:45

    Kjo esht mafia sbqiptare asnjeri nga keto nuk shkon ne burg

    Përgjigju
  • analisti: 15/07/2020 09:22

    nuk mund te jete njeriu i pasur ne kete vend? duhet patjeter qe njerzit qe sherbejne ne drejtesi te jene te varfer dhe lehtesisht te korruptuar? ky Gent Ibrahimi njihet si djale me integritet te lart moral dhe profesional dhe i tille eshte. ne asnje moment nuk ka ushtruar funksione publike ne jeten e tij, ka punuar privat dhe te ardhurat i ka materializuar, sa per trashegimine eshte gjithashtu e vertete qe e ka te prejardhur nga gjyshi i cili ka qene ish pronar ne Vlore te cilat i ka perfituar me kthim pronash. kjo eshte lehtesisht e verifikueshme. nese nuk do te sihte keshtu, nuk kishte arsye pse ti deklaronte dhe aq me teper kur i ka ne emer te vet.

    Përgjigju
    • Klesi: 16/07/2020 11:21

      Sa per ate integritetin e larte moral, te lutem kurseje. nuk ka lidhje fare genti me integritetin dhe me ato debilet me te cilat ka mbushur institucionin. gent ibrahimi eshte sinonim i legenit

  • Genta: 14/07/2020 21:47

    Drejtesia ne duart e miliardereve,te korruptuarve me pasuri marramendese...ky eshte vettingu qe solli Amerika? Mjer populli

    Përgjigju
  • rozi: 14/07/2020 20:02

    Kur pasurinë e ke të trashëguar, dhe jo të vënë si Like floriri e Monika argjëndi, atëherë nuk pret të korruptojnë, nuk shikon nga duart për të zgjidhur problemet e drejtësisë, por respekton ligjin.

    Përgjigju
  • Xxx: 14/07/2020 19:06

    Dhe prisni juve qe te bejne drejtesi keto hijena qe nuk kane per tu ngopur kurre. Mjere ai vend qe cka hequr dhe cka per te hequr akona

    Përgjigju
  • Niri: 14/07/2020 18:35

    O ti UKU laj gojen para se te krahasosh manane e Ibrahimit me ate te Erjveliajt. Ishte zonje dhe e thjeshte.

    Përgjigju
  • patllakja: 14/07/2020 18:27

    Nena e gent brahimit, paska prona edhe ne korce dhe ne vlore, sic duket eshte biri i nje nene martuar dy here edhe ne korce dhe ne vlore, qe nuk i mabrojne pronat, pirdh o pirdh o gent brahimi se ke gjet shesh e ben pershesh sic thote edhe i gjati paske garuzhde te madhe

    Përgjigju
  • Ooo: 14/07/2020 17:44

    Shihni haini syte i ka qe nga viri 2010 pronat. Ne 2019 i ka vdekur mamaja dhe i ka lebe 33 %t te pasurise se saj.

    Përgjigju
  • Emi: 14/07/2020 17:40

    Perse i pergjithesoni njerzit. Ibrahimi eshte i sibqerte dhe i drejte. Parate dhe probat ja di gjithe Vlora pasi e jena ij ka qene pasanike dhe ka trayheguar bga. ajo.

    Përgjigju
  • Plugu: 14/07/2020 17:38

    Ky Gent ibrahimi paska trasheguar nga nene e tij bija e sulltanit te madhnishem shume troje dhe pasuri perallore,si shpjegohet qe te gjithe gjyqtaret jane teper pasur dhe bij trashegimtare te plakave me pasuri te pallogariteshme ???????, o moj shqypni e mjera shqypni kush te ka qit me krye ne hi. Duhet nje plug qe ti permbuse keta njerez te pangopur qe do vazhdojne te pasurohen ne kuriz te popullit trim dhe sylesh shqiptar

    Përgjigju
    • lorna: 15/07/2020 08:55

      JOOOOOOO S JANE TE GJITHE...ESHTE NJERI NONA FARE. MARTOHET DHE RRJEP GRATE PASI NDAHEN. KARSTRIOT SELITA ISH BARI DHISH NE BURREL SOT KR/GJYKATES AP.ADM. MARTU NJA 3 HERE,DEKLARON SE E GJITHE PASURIA ESHTE E TRSH. NGA GRATE DHE NGA VELLEZERIT EMIGRANT. NJERI PREJ TYRE KISHTE MARE PAGE NE 2009ne itali 4050 EURO DHE I KISHTE DHENE KETIJ 4000 EURO HUA TE BLENTE BENZ, NDERSA AI NGORDHTE PER BUKEN E GOJES NE ITALI !!! VETINGU AMERIKAN O POPULL !!!

    • lorna: 15/07/2020 08:24

      JOOOOOOO S JANE TE GJITHE...ESHTE NJERI NONA FARE. MARTOHET DHE RRJEP GRATE PASI NDAHEN. KARSTRIOT SELITA ISH BARI DHISH NE BURREL SOT KR/GJYKATES AP.ADM. MARTU NJA 3 HERE DEKLARON SE E GJITHE PASURIA ESHTE E TRSH. NGA GRATE DHE NGA VELLEZERIT EMIGRANT. NJERI PREJ TYRE KISHTE MARE PAGE NE 2009 4050 EURO DHE I KISHTE DHENE KETIJ 4000 EURO HUA TE BLENTE BENZ, NDERSA AI NGORDHTE PER BUKEN E GOJES NE ITALI !!! VETINGU AMERIKAN O POPULL !!!

  • Jola: 14/07/2020 17:37

    Mamaja e kryetarit te KLP Ibrahimit ka qene bejlereshe ka marre prona pa fund te trasheguara nga prindrif e saj.

    Përgjigju
    • qytetari: 14/07/2020 17:43

      Ore me te vertete e ke ti? Ketu nuk kane marre asnje kacidhe trashegimtaret e vrioneve, verlaceve e familjeve te tjera qe nuk krahasohen me njeri, na paska marre ky spurdhjak cdo gje. Ikni o aman se na e shpifen keta hajdutet me trashegimite e mamave. Po motra e vellezer ka ky? Jane kaq te pasur sa ky pinxhoja? Po te kishte shtet llogarite beheshin qe cke me te

  • Real: 14/07/2020 17:27

    Kisha pershtypje tjeter per kte Ibrahimin po ky qenka i krimbur ne lek.E mendoja te varfer dhe te sinqerte po mesa shoh tamaja e lekeut te beka vartes ti tij.

    Përgjigju
  • Miku: 14/07/2020 17:17

    Nuk behet me ai vend

    Përgjigju
  • Ehuu: 14/07/2020 16:56

    dhe keta do bejne drejtesi. Dhe bill gate i ka zili

    Përgjigju
    • UKU MOMLIT: 14/07/2020 17:19

      Sidomos kryetari i KLP Gent Ibrahimi kunati zonjes Mri te bablokut kryeminister,që aq shume ka kontribuar per reformen zavalle qe po sulmohet e denatyrohet gati ne cdo hap qe hidhet ne drejtim te saj. Mamaja Gentit qenkerka shume-shume me lart se ajo e erjonvelise... Ahhh populli fatkeq me nje shtet barkedreq!!

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin