Ekskluzive/ Prokurori kërkon sekuestrimin e kompjuterave të gjyqtarëve e sekretareve të gjykatës së Lezhës

Ekskluzive/ Prokurori kërkon sekuestrimin e kompjuterave të gjyqtarëve e sekretareve të gjykatës së Lezhës

Gjykata e Lezhës

LEZHË - Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Lezhë, ku Gjykata dhe Prokuroria e këtij qyteti janë futur në një konflikt institucional duke sjellë paqartësi të vijimit të punës që nga dita e premte e javës së shkuar. “Shqiptarja.com” mëson se shkak i kësaj situate është bërë një vendim sekuestrimi i lëshuar nga prokurori i Lezhës, Sabri Kastrati, i cili ka urdhëruar Policinë gjyqësore të sekuestrojë të gjithë kompjuterat, serverat dhe printerat e Gjykatës së Lezhës.

Kjo pasi prokurori Sabri Kastrati është duke hetuar një çështje penale që bën fjalë për falsifikimin e një vendimi civil gjyqësor, dhe ka ngritur dyshime të forta se ky vendim falso ka dalë pikërisht nga administrata e Gjykatës së Lezhës. “Shqiptarja.com” mëson se vendimi ka të bëjë me një çështje divorci, ku në realitet gjyqtari Ilir Përdeda, që ka gjykuar çështjen ka vendosur pushimin e dosjes gjyqësore, për shkak se nuk ishte paraqitur paditësi.

Por ndërkohë gjatë hetimeve, ka rezultuar se paditësi ka marë një vendim nga gjykata e Lezhës me firmë dhe vulë dhe mandej e ka dorëzuar në Gjendjen Civile në Lezhë, duke kryer dhe divorcin. Hetimi ka zbuluar se ky vendim i vitit 2019, është tërësisht i falsifikuar, pasi në realitet gjyqtari Përdeda kishte vendosur pushimin e padisë civile dhe jo miratimin e saj duke çuar çiftin në divorc.

Për këtë çështje janë arrestuar dy persona, Edmond Ndreu dhe Fran Ameri, ku njëri prej tyre sapo është kthyer nga Greqia dhe momentalisht të dy ndodhen në burg për akuzën e “falsifikimit të dokumentave gjyqësore”.

Por prokurori Sabri Kastrati që po heton çështjen, qysh prej ditës së premte, i shtyrë nga dyshimet e arsyeshme se vendimi civil i divorcit, ishte falsifikuar duke përdorur vulën e gjykatës, ka urdhëruar policinë gjyqësore që të sekuestrojë të gjithë kompjuterat e gjyqtarëve dhe sekretareve por dhe printerat, me qëllim kryerjen e një ekspertimi për të mësuar nëse vendimi gjyqësor i falsifikuar është përpiluar në kompjuterat e gjykatës së Lezhës.

Vendimi i falsifikuar, ka të njëjtin emër gjyqtari dhe të njëjtën datë, si dhe të njëjtat vula postare e vulat e njoma. Por çuditërisht ka tjetër përmbajtje dhe vendimarje në dizpozitiv. Nisur nga këto dyshime prokurori Sabri Kastrati, ka nxjerë një urdhër të paprecedentë duke kërkuar sekuestrimin e të gjithë bazës elektronike të gjykatës së Lezhës.

Momentalisht dy institucionet e drejtësisë së këtij qyteti, Prokuroria dhe Gjykata, kanë hyrë në një ngërç, që do përkeqësohet akoma dhe më tej, nëse do ekzekutohet urdhëri i sekuestros nga policia gjyqësore. Kjo pasi do sillte bllokimin total të punës dhe detyronte gjyqtarët dhe sekretaret por dhe administratën të punonin me makina shkrimi. Për zgjidhjen e kësaj situate të paprecendetë mësohet se është impenjuar dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe ai Gjyqësor, por ende situata prej 5 ditësh nuk është zgjidhur.

Kjo pasi kemi një vendim prokurori që duhet të ekzekutohet nga policia për sekuestrimin e bazës elektronike të gjykatës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale