Ekskluzive/ Report Tv në 'fshatin e krimit Zgjedhor'! Flasin të akuzuarit: Po u faktuan do var veten! Përgjimet llogje! Mesazhi i gruas që SPAK po i hetonte burrin e vdekur që në 2018

RUBJEK- Teksa ora shënonte 4 e mëngjesit më 28 korrik 2020 mbi 40 efektive policie rrethuan fshatin Rubjek në aksin Maminas-Lalz. Afro 20 banorë të kësaj zone u arrestuan për shkak se Prokuroria e Posaçme (SPAK) i dyshon ata si persona që kanë manipuluar rezultatin e zgjedhjeve vendore në 2017 si dhe kanë lejuar të votohet në emër të emigrantëve që nuk ndodheshin në
Shqipëri.

Kamera e Report Tv është ndalur në Rubjek, aty ku jeta sot është mes procesit të rindërtimit të dëmeve të tërmetit të 26 nëntorit 2019, papunësisë, rrugëve të pashtruara dhe urdhër- arresteve të SPAK.

Nga kodrat e këtij fshati përballë Adriatikut duken vilat luksoze të politikës në Lalz, politikës të cilën këta banorë e bëjnë përgjegjës për prishjen e qetësisë dhe faturimin e akuzave të rënda të vjedhjes së zgjedhjes. Nga 21 urdhër arreste të SPAK, dy i atribuoheshin Besim Bregut dhe Kasem Lalës, por hetimi i SPAK në 3 vite s‘kish mundur të zbulonte se kryetari i komisionit të qendrës së votimit 1336 përfaqësuesi i PD-s Besim Bregu dhe anëtari i PS në qendrën 1335 ishin ndarë nga jeta.

Vdekjen e tyre e dinte i gjithe fshati që kishte shkuar për ngushëllim, por jo SPAK-u. E veja e Besim Bregut, Nafija e cila na shoqëroi deri në varreza për të na treguar dhe varrin e të shoqit, thotë se është shtanguar nga akzuat dhe bën përgjegjëse policinë që s‘ka ndaluar personat të votojnë për të tjerët nëse kjo është e vërtetë.

"Bashkëshorti im ka qenë invalid. Ka qenë kryetar i qendrës së votimit gjatë zgjedhjeve. Votuam ne, procesi i votimi ka qenë në rregull. Kur qeveria ka pasur policinë te dera ca më nxjerr mua tani pas 2 vjetësh këto gjëra, po policia ku ka qenë, pse i ka lënë ato njerëz të hyjnë 5 herë, 10 herë, 25 herë? Pse i ka lënë të hyjë", tha veja e Besim Bregut, Nafija.

Personi që ka votuar për të paktën 23 emigrantë jashtë vendit është sipas SPAK Armelin Zela, i cili ekskluzvivisht nga arresti shtëpiak për kamerën e Report Tv thotë se në 2017 ka votuar vetëm për veten e tij.

"SPAK-u ashtu i ka dëgjur nga përgjimet, llogjet. Sa llogje mund të të rrej unë ty apo ti mua. Me Niçen kam folur për punët e mia. T'i pyes komisionerët të gjithë, i kam komshijnë. Kanë kapur një copë Rubjek dhe duan ta bëjnë shembull", tha Zela për Report Tv.

Në oborrin e Zelës është edhe nëna e tij e cila thotë se janë terrorizuar nga policia.

"20 policë? Ky s'është kriminel, dy pleq këtu kanë dalë, me ça derën. Pse me e ça derën", tha ajo.

Një ditë më parë prokuroria e posacme dhe gjykata kundër krimit e korrupsionit shpallën moskompetencën duke e dërguar dosjen në Durrës. Në gjykatë është paraqitur edhe 64-vjeçari Qamil Domi. Në festën e Kurban Bajramit, atë e gjejmë në oborrin e banesës së tij nga ku nuk mund të dalë pa lejen e policisë. Por Domi kërkon që të paktën t'i blejë ilacet bashkëshortes së sëmurë.

"Te Qemal Domi sot e kësaj dite dhe deri sa të vdes, jam ngastare. Kaq di të them, nëse do gjejnë diçka do e faktoj do të varem këtu, jo atje po të më shoh e gjithë lagjja dhe katundi", tha ai për Report Tv.

Mëngjesin e 28 korrik, SPAK deklaroi se kishte ekzekutuar 21 urdhër arreste për krimin zgjedhor. Hetim i nisur fillimisht për trafik droge nga ku u zbuluan edhe përgjimet telefonike mes banorëve të Rubjekës mes tyre dhe Armelin Zelës me grupin Avdylaj. Por Zela ato i quan thjesht biseda të cilat s'mund të jenë prova për të arrestuar një fshat.

"Sa mund t'i them unë disa fjalë kot Niçes, sa mund të më thotë mua Niçja kot, apo të tjerë kot, bëni kështu, bëni ashtu...sa të rrejnë ty për vota, i kam dhënë 10, i kam dhënë 15, dëgjo telefonin dhe vrap arresto rob ti. Unë kam vetëm votën time", shtoi Zela.

E teksa në qeli vazhdojnë të jenë 10 persona për dyshimin se janë përfshirë në krimin zgjedhor, fshati Rubjek kërkon drejtësi. Pasi sipas Qamil Domit e vërteta është krejt ndryshe.

"Gëzuar, inshAllah mbarësi dhe inshAllah drejtësi", tha ai.

Në këtë fshat 15 minuta larg Tiranës e Durrësit sot një nga 3 shtëpi ka të arrestuar e proceduar për zgjedhjet e 2017-ës, por Nafije Bregu, e veja e Besimit kërkon nga politika dhe shteti që të dal në terren pasi s'mund të zgjidhet cdo gjë nga kompjuteri.

"Unë do them këtë, mos u merrni nëpër kompjutera, por dilni në terren", përfundon Bregu.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 01/08/2020 00:58

    Znj.Nafije mos u perpiqni te fajesoni policin qe ruante deren!Ai mund te reagonte vetem ne se dikujt I shkrepej te bente te fortin,apo <<militantin hero>> te partive.Nje person ka te drejte te hyje sa here te doje ne nje qender votimi,sa kohe respekton rregullat,nuk eshte e ndaluar me ligj.Por burri juaj eshte komplet fajtor sepse kishte listat perpara dhe e lejoi shkeljen me ndergjegje te plote.Tani ne e beri nga frika,presioni,miqesia apo parate kjo eshte ceshtje tjeter,por ai mund ta ndalonte mashtruesin duke ua bere te ditur policies ,dhe nese I njoftoi por policia nuk reagoi atehere polici eshte fajtor por vetem per mosreagim.Hiqni dore nga ky zakon per shfaqesim edhe kur eshte veretetuar se ka bere shkelje.Gabimin e dyte qe keni bere ka te beje me mosheqjen e burrit nga regjistri I te gjalleve.Tani nuk e di nese e dije per keto procedura qe duhen bere,apo nuk e c'regjistrove per qellime perfitimi,apo jane gabime te zyrave ,keto koha dhe hetimet do ti tregojne.E sa per Armelin Zelen mos kujto se je << I zgjuari I shekullit >> dhe mbylle gojen e mos fol pa avokat se po fundosesh me shume!A e di ky idioti se vertet ka ligjerisht vetem voten e tij aty ,por ne se SPAKU do beje analizat te kriminalistika dhe laboratory e zbulon gjurmet e gishtave dhe ADN e tij ne flete-votimet qe u perkasin te tjereve ,ky idiot e ka te sigurte burgun.E kam thene dhe me pare kriminelet tane jane narcisiste dhe budallenj njekohesisht.Sa per kuriozitet po ju tregoj nje shembull te ngjashem me veprimet e ketij idiotit:Ne U.S.A.para shume vjetesh nje person helmoi per vdekje nje person tjeter.FBI e mbertheu mire pasi I zbuloi gjurmet e gishtave te vrasesit ne faqet e nje libri qe fliste per helmet e pergatitjen e tyre, qe vrasesi e kishte marre ne biblioteke ,Gjurmet u gjeten pikerisht ne faqet ku flitej per nje helm qe u gjet ne trupin e viktimes pas autopsies.Prandaj o njerez mos beni krime te tilla,se burgun do ta beni ju,nuk do ta bejne ATA LIDER PARTISH qe ju urdheruan,ATA do gezojne pushtetin kurse juve qeline.

    Përgjigju
  • Erik: 01/08/2020 00:04

    Prandaj s’behet kjo shoqeri, nenat, prinderit, familja mbrojne krimet e te afermve te tyre me fanatizem edhe kur kapen me presh ne dore.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë