EKSKLUZIVE/ Momenti i përplasjes fatale në Bërxullë ku vdiq 10 vjeçari! REPORT TV sjell videon e aksidentit tragjik, makinat me shpejtësi skëterrë

10-vjeçari Sherif Kabeta ndodhej i vetëm në lokalin e familjes së tij në kryqëzimin e Laknasit, pasditen e së shtunës. Babai sapo ishte shkëputur për pak minuta në banesë, fare ngjitur me biznesin. I vogli po luante me telefon ulur në një nga tavolinat e lokalit, kur një automjet përfundoi brenda dhe e përplasi për vdekje. E para që doli e tmerruar nga banesa pasi dëgjoi zhurmën e fortë të përplasjes, ishte nëna e 10-vjeçarit, e cila pa fëmijën e saj në gjendje të tmerrshme, me dëmtime të shumta në kokë.

Pasi i dhanë lamtumirën e fundit të dielën, nënës së 4 fëmijëve, i është dashur vazhdimisht të përfundojë në dyert e spitalit për shkak të gjendjes së rënduar, nga humbja e papritur e Sherifit 10-vjeçar, emri i të cilit në këtë ditë merr një domethënie të trishtë.

‘Ka emrin e gjyshit i cili edhe ai ndërroi jetë 10 vite më parë, sepse e përplasi një makinë afër shtëpisë.’- tha fqinji.

Lokali që u kthye në tragjedi për familjen Kabeta, ndodhet në kryqëzim, ku automjetet duhet të ulin shpejtësinë, dhe mbi të gjitha të respektojnë tabelën e shpejtësisë, si në këtë rast ku sinjalizohet për shpejtësi maksimale 40 kilometra në orë, shtuar faktin që në këtë kryqëzim, sinjalizuar edhe në tabelë, ka vija të bardha këmbësorësh. 

Fqinjët na rrëfejnë se Sherifi i vogël ishte fëmijë i veçantë. Vetëm 10 vjeç dhe në çdo rast që kishte mundësi dilte në punë për të ndihmuar familjen.

‘Ne vinim le ky lokali se s’ishte në gjendje të mirë familja, dhe na shërbente djali, ndihmonte babain invalid.’- u shpreh një nga fqinjët.

Për aksidentin tragjik, 2 persona ndodhen në prangat e policisë dhe do të përballen me drejtësinë. Sipas pamjeve ekskluzive që Report Tv disponon, shkaktari kryesor deri në këto momente i aksidentit, mendohet të jetë Erjon Hajdini 30-vjeçar që udhëton në këtë makinë të bardhë siç duket në pamje me shpejtësi skëterrë.

Ai u përplas në kryqëzim me një makinë tjetër, me shofer Naim Allmetën 63 vjeç i cili si pasojë e goditjes, përfundoi brenda lokali. Shoferi 63-vjeçar pas testeve që policia kreu, rezultoi të ishte në gjendje të dehur, një element që e rëndon edhe më shumë përballjen e tij me drejtësinë.

Megjithatë, deri në daljen e ekspertizës përfundimtare të profesionistëve, të dy drejtuesit e makinave do të qëndrojnë në gjendje arresti.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:06
10-vjeçari u përplas për vdekje në një lokal në Bërxullë, fqinji: Edhe gjyshi i tij me të njëjtin emër vdiq po nga një aksident

 

Fqinjët e 10-vjeçarit që humbi jetën nga aksidenti tragjik thonë se shpejtësia me të cilën ka ardhur makina dhe është përplasur në lokal ka qenë shumë e lartë. Për gazetaren e Report Tv, Ledina Jakimi një fqinj tha se edhe gjyshi i 10-vjeçarit, me të njëjtin emër Sherif, ka ndërruar jetë nga një aksident 10 vite më parë.

‘E kam fqinj. Nuk të lënë rehat në punë tënde. Unë nuk e di se çfarë bën ky shtet kjo polici! Ka qenë në punën e vet. Ka qenë me shpejtësi marramendëse edhe gjyshi me të nijetin emër ka ndërruar jetë nga një aksident 10 vite më parë. I vendosën emrin djalit të vogël Sherif, si gjyshi.’- tha fqinji.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Globus: 05/06/2023 20:10

    Problemi baze nuk eshte thjesht shkaktari. Te tille qe gabojne apo per shkak abuzimi me alkolin behn shkaktarf e aksidenti do te kete gjithmone ne kete bote. Problemi eshte tek kultura a zhvillimit urbanistik. Nje lokal me distance 2m nga rruga cdo aty? pse nuk respektohen norma ndertimore, qe psh. duhet te jene min. 10m larg nga ana e asfaltit. Jashte shtetit nuk ben vaki psh te kete ndertesa ne buze te rruges apo autostrades (pervec qendres se banuar). Perse qenka kaq e veshtire te kopjojme nga te tjeret. Mendoj qe edhe prinderit kane pjesen e tyre te pergjegjesise. Nejse nuk dua tja rendoj dhimbjen atyre, por te pakten te mesojne te tjeret prej ketyre tragjedive.

    Përgjigju
    • A. N.: 06/06/2023 08:11

      Perpara se to futemi e te shohim a ka ndertesa apo jo buze rruges aty eshte nje qender e banuar ku limiti eshte 40km/h si dhe ka kryqezim. Ne vendet normale cdo kryqezim e ka nje tabele vertikale per STOP dhe nje horizontale me vije te bardhe. Edhe po te ishte hera e pare ne ate rruge per nje shofer ne mungese sinjalistikash shpejtsia maksimale duhej te ishte 50 km/h kshq impakti i perplasjes nuk do kishte qene fort i vogel.

  • Jimmy: 05/06/2023 19:34

    Me vjen keq per ate femi!!I ndriht shpirti ne paqe!!ajo makina e bardhe e ka fajin po shkonte plumb!!aty eshte kryqezim duhen 4 sinjalistika stop!!✋️

    Përgjigju
  • prot: 05/06/2023 13:30

    qr ca behet kshu ne kete vend, me vks njerz nuk ka

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Juventus 'lë nam', barazon 2-2 me Cagliarin në Sardegna

VIDEO/ Juventus 'lë nam', barazon 2-2 me Cagliarin në Sardegna