Ekskluzive/ Report Tv zbardh itinerarin e kontenierit ku u gjetën 143 kg kokainë, u nis nga Ekuadori në fillim të marsit! Ndërroi gjatë rrugës 4 anije

TIRANË- Report Tv ka arritur që të sigurojë ekskluzivisht itinerarin e plotë të kontenierit nr. 616242 me banane në të cilin ishte fshehur kokaina që u kap mesditën e kësaj të shtune në portin e Durrësit. Kontenieri ku ishte fshehur sasia e kokainës, është ngarkuar në portin Quayaquil të Ekuadorit, e ndërsa deri në mbërritjen në Portin e Durrësit ka ndërruar në total 4 anije.

Gjithçka ka nisur në fillim të muajit mars, ku ngarkesa është futur në anijen MSC MIRRELLA në portin Guayaquil në Ekuador.

Ndalesa e parë që ka bërë kjo anije në të cilin ishte ngarkuar kontenieri i kompanisë shqiptare të bananeve "Masabi Fruits" ka qenë në portin Rodman të Panamasë, aty ku ka qëndruar për më pak se 24 orë.

Aty kontenieri ka ndërruar sërish anije dhe është zhvendosur nga MSC MIRRELLA në anijen MSC NAOMI dhe është nisur drejt Italisë për të kaluar tranzit në portin e “GIOIA TAURO” ne Kalabri. Në këtë port, kjo anije ka pasur ndalesën më të gjatë, prej më shumë se një jave, që përkon me fundin e marsin.

Sërish edhe në këtë port, kontenieri me sasinë e bananeve zhvendoset në anijen e tretë, të quajtur CONTSHIP, që u nis drjet portit Pireus, në Greqi.

Në Greqi ka ndërruar sërish me anijen, nga CONTSHIP në  'DANCE' me të cilën mbërriti në Portin e Durrësit. Ka qenë një kontroll sipas riskut vendosur nga doganat dhe Policia Shqiptare  e cila ka zbuluar më pas nëpërmjet skanerit gjurmë të modifikimeve në kontenier. Pas kontrollit u gjet sasia prej rreth 143 kg kokainë e cila ishte fshehur në tavanin e kontenierit, afër kabinës. 

Policia ka sekuestruar sasinë e drogës, e ndërsa vuri në pranga dy administratorët e kompanisë shqiptare, Erion Peti dhe Klajdi Xibraku. Ndërkohë, sot anija 'Dance' ka vijuar intenerarin e saj, drejt destinacionit final për ku ishte nisur që ishte Porti i Tivarit në Malin e Zi. Kokaina me shumë gjasa është vendosur në Ekuador pas kontenieri ishte vulosur, teksa 2 administratorët e mohojnë përfshirjen në këtë ngjarje.143 kg kokainë u gjetën të paketuara në 120 pako, mbi të cilën shkruhej  në spanjisht "El Mejor" (më e mira) dhe "Viejo" (i moshuari), teksa bashkangjitur kishin edhe foton e Pablo Escobar, narkotrafikantit kolumbian.

 

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Guido: 11/04/2021 00:28

    Eshte mese e dukshme se si zhvillohet trafiku i drogave te forta. Nga Amerika Latine permes Portit te Durresit. Kush kontrollon portin, kontrollon trafikun, politiken dhe gjithshka. Pra me ne krye organizaten e Lazeve dhe Dakot, Koket, Ramet, Metet, Brahot Nacot e me radhe. Ai i dine prokuroret keto? Patjeter, por u duhet te bejne ca goditje te tilla qe te sigurojne pjesen tjeter, 90% te trafikut.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë