Ekskluzive/ Rrëfimi pa censurë i kushëririt të Prengës: Nuk kemi hasmëri, por të dy u pyetëm në polici për vrasjen e Reçit! Si e gjeta brenda makinës së shkatërruar

Ekskluzive/ Rrëfimi pa censurë i kushëririt të Prengës: Nuk kemi hasmëri, por të dy u pyetëm në polici për vrasjen e Reçit! Si e gjeta brenda makinës së shkatërruar

Preng Gjini

TIRANË- Dy kushërinjtë, Fatjon Dautaj (Merdhoci) dhe Preng Gjini, ishin planifikuar që të goditeshin, pasi familja Reçi në Rrëshen kishin krijuar bindjen e fortë se të dy së bashku, mund të kishin organizuar vrasjen me snajper të Kastriot Reçit, në janar 2020 në qendër të qytetit. Kjo bindje e anëtarëve të familjes Reçi, është përforcuar akoma dhe më tepër kur menjëherë pas vrasjes së Kastriotit, dy kushërinjtë Fatjon Dautaj (Merdhoci) dhe Preng Gjini, janë shoqëruar me shumë urgjencë nga policia, duke u marrë në pyetje mbi intenerarin që kanë pasur gjatë muajit janar 2020. Si Dautaj dhe Gjini, kanë pohuar se ndodheshin në Tiranë dhe herë pas here janë takuar në kryeqytet, ku kanë konsumuar kafe. Siç tregon në dëshminë e tij Fatjon Dautaj, ai dhe djali i hallës, janë lënë të lirë pas marrjes në pyetje dhe kanë vazhduar jetën të qetë. Por me sa duket, anëtarë të familjes Reçi në Rrëshen, kanë krijuar një dyshim të fortë mbi dy kushërinjtë,ndaj dhe kanë vendosur ti godasin të dy së bashku në 15 shtator 2020 në Tiranë. Në dëshminë e Fatjon Dautaj që sot “Shqiptarja.com”, publikon të plotë, menaxheri i shitjeve të librave thotë se nuk di të kenë hasmëri apo konflikte me asnjë person. Ai pohonte se Preng Gjini, ditën e ngjarjes ka komunikuar shpesh me të “ëhatsapp”, duke përdorur një numër anglez. Në rrëfimin e tij, Dautaj pohon dhe momentin kur e ka parë makinën e tij tërësisht të shkatërruar dhe kushëririn Preng Gjini të pavetëdijshëm. Ndër të tjera Fatjon Dautaj (Merdhoci) deklaron në dëshminë e tij se:

“...jam shoqëruar në Drejtorinë e Policisë Tiranë në lidhje me ngjarjen që i ka ndodhur kushëririt tim,djalit të hallës, Preng Gjini. Siç jua bëj me dije më poshtë, punoj si menaxher në firmën “D.. Print”, ku aktualisht po merrem me shpërndarjen e librave shkollorë, pasi sapo ka filluar edhe shkolla. Këto libra unë i shpërndaj në të gjithë Shqipërinë, edhe në Tiranë. Për këto marrëdhënie pune unë përdor makinën time personale dhe shpenzimet e udhëtimit m’i heq pronari i shtypshkronjës. Unë këtë makinë e kam prej marsit 2020, ia kam blerë një kompanie që jepte makina me qira. Kjo makinë është e tipit “Mercedes A-Class”, ngjyrë mjalti, me targa AA 930 YG, me 5 dyer bashkë me bagazhin, me ëndë djegëse naftë. Makina është në emrin tim. Këtë makinë e përdor unë për punët e mia personale. Me këtë makinë shpeshherë kam shoqëruar edhe kushëririn tim (djalin e hallës) Preng Gjini, e kam çuar në vende të ndryshme nëpër Tiranë, Durrës ose edhe në Laç. E kam lënë në këto vende dhe jam kthyer te punët e mia në Tiranë. Prej kohës që e kam këtë makinë, kushëriri im (djali i hallës) Preng Gjini ma ka marrë dhe ka lëvizur i vetëm me makinën time 2 ose 3 herë me sa mbaj mend, dhe këto lëvizje kanë qenë brenda Tiranës me afat kohe të shkurtër, e mbante makinën maksimumi 1 orë dhe pastaj e sillte prapë. Këto lëvizje i ka kryer në muajin korrik dhe gusht 2020 dhe sot makinën e kam pasur te puna, e kisha marrë siç bënte rregullisht. Itinerari im i përditshëm është 07:30 dal nga banesa për ditë dhe shkoj në punë, rri në zyrë, dal jashtë, shpërndaj libra me orare të ndryshme dhe punoj deri në orën 16:00 si orar, por ndonjëherë më duhet të qëndroj edhe jashtë orarit.

Sikurse ka ndodhur edhe sot rreth orës 10:00 më ka marrë në telefon kushëriri im (djali i hallës) Preng Gjini. Në telefon ai më ka marrë në programin e komunikimit “Ëhatsapp”. Ka një numër telefoni 0044750058XXX, të cilin e kam pa emër në telefon dhe e di që është numri i kushëririt tim, Preng Gjini. Këtë numër nuk e kam regjistruar pasi Preng Gjini, i ndërronte shpesh numrat e telefonit. Kur më ka marrë në telefon më ka pyetur se ku ndodhesha, çfarë po bëja, nëse isha në punë dhe nëse kisha kohë për kafe për qejf. Unë i kam thënë se isha në punë dhe të vinte kur të donte. Preng Gjini ka ardhur te zyra ime ku punoj, rreth orës 10:30 ose 11:00 dhe kemi qëndruar rreth 1 orë në kafe para punës sime. Kemi pirë kafe dhe jemi ndarë. Tema në kafe ka qenë pyetja për familjet tona, pasi në tavolinë kishim edhe njerëz të tjerë. Rreth orës 12:00 Preng Gjini ka marrë makinën e tij me të cilën erdhi. Është makinë tip “Mercedez-Benz ML”, ngjyrë gri. Iku nuk e di se ku. Unë më pas vazhdova punën. Rreth orës 13:00 ose 13:30 kam shkuar në banesë për të ngrënë drekë. Rreth orës 14:30 më ka marrë në telefon drejtori ku punoj dhe më ka thënë se duhej të shkoja në Lushnjë për të marrë një pagesë librash. Jam nisur në Lushnjë direkt. Gjatë rrugës kam marrë edhe një shok me vete. Kam shkuar në Lushnjë, kam marrë pagesën prej 2 milionë lekësh të vjetër nga shitjet e blerjet e librave të kompanisë ku jam i punësuar. Pastaj jam kthyer në Tiranë, kam lënë shokun tim te QTU-ja në Tiranë, i cili banon aty. Kam shkuar direkt te puna, kam parkuar makinën si rregullisht përballë hyrjes tek puna dhe kam pirë një kafe vetëm te kafe “Bridge”. Më pas ka ardhur drejtori me makinën e tij, kemi hyrë në zyrë së bashku, kemi qëndruar në zyrë duke bërë faturat dhe llogaritë e librave. Rreth orës 17:30 më merr në telefon Preng Gjini dhe më thotë: “...po kaloj andej, a je te zyra...?”. Dua të theksoj se Preng Gjini më ka marrë në telefon shpesh gjatë kohës që isha në Lushnjë, pasi më kërkonte për kafe. Ai më ka marrë dhe unë e kam marrë mbrapsht në programin “Ëhatsapp” gjithë kohës dhe vetëm rreth orës 17:30 Preng Gjini erdhi te zyra, pasi unë i thashë që ndodhesha në zyrë. Ai erdhi, pas rreth 20 minutave që kemi qëndruar në zyrë, rreth 20 minuta ka qenë edhe drejtori prezent. Prenga më thotë se ka parkuar makinën para Fakultetit të Shkencave Sociale dhe më kërkon t’i jap makinën time që të shkonte deri në Tiranë dhe se do të kthehej shpejt. Ia kam dhënë makinën dhe ai më ka dhënë çelësin e makinës që kam përmendur më lart, tip “Merceds ML”, ngjyrë gri. Prenga është larguar me makinën time dhe unë jam kthyer në zyrë, kam qëndruar në zyrë përsëri me drejtorin rreth 15 ose 20 minuta dhe kemi dalë të dy njëkohësisht. Unë dola dhe shkova të merja makinën tip “Mercedes ML” ngjyrë gri, të Prengës dhe të shkoja në shtëpi me makinë. Tek ura e “NSHRAK”-ut, shoh makinën time dhe marr Prengën në telefon. Shkoj me vrap te makina ime dhe kam parë Prengën në makinë, në gjendje të gjakosur, i pavetëdijshëm dhe se kishte shumë policë. Po ashtu kam vënë re se mjeti im ishte i dëmtuar përpara dhe s’po kuptoja çfarë kishte ndodhur. Jam prezantuar te punonjësit e Policisë, u thashë se makina ishte e imja. Më pas kam shkruar në polici i shoqëruar nga punonjësit e policisë, pasi çuan edhe Prengën në spital për ndihmë mjekësore. Për sa i përket kësaj ngjarje, nuk kam dijeni se kush mund ta ketë kryer këtë ngjarje, sepse unë me këtë makinë lëviz rregullisht dhe kryej punët e familjes e familjes sime. Por në lidhje me Prengën kam dijeni se vëllai i Prengës, Anton Gjini është vrarë nga persona që unë s’kam dijeni, por ashtu Antonit në vitin 2017 i kanë vënë tritol në makinë, por fatmirësisht ka shpëtuar, ndërsa në gusht 2017, e kanë vrarë me armë ngjitur me kishën e Rrëshenit. Prej asaj kohe ne nuk dimë asgjë rreth kësaj ngjarje, të paktën unë, ndërsa Prenga ruhej dhe nuk tregonte asgjë, por rrinte shumë i mbyllur dhe asnjëherë nuk e dinim vendndodhjen e tij, por ishte ai që vinnte te ne. Marrëdhëniet e mia me Prengën, kanë qenë familjare dhe s’kam dijeni për veprimtarinë e tij, pasi ai ka jetuar shumë kohë jashtë Shqipërisë, në shtetin italian, ndërsa dy vajzat e tij dhe bashkëshorten i ka në Amerikë dhe nuk e di pse apo si i kishin planet. Vajzat i ka binjake në moshën 20 vjeç. Në dijeninë time vajzat dhe bashkëshortja e Prengës kishin shkuar në Amerikë me vizë pune, kaq di nga Prenga.

Me Prengën jemi afruar vetëm tani që ka ardhur nga jashtë, pasi për shkak të moshës, ne të dy nuk kemi qenë shumë të afërt. Në lidhje se si jetonte ose ku jetonte Prenga, nuk kam dijeni. Në datën 27 janar 2020 në Rrëshen ka ndodhur një vrasje, për të cilën është pyetur edhe Prenga. Po ashtu edhe unë, nëse kam qenë me Prengën, te puna ime dhe nëse kam konsumuar kafe me Prengën. Kam dhënë sqarimet e mia në lidhje me këtë rast dhe ka qenë e vërtetë që Prenga, ka qenë me mua. Prej asaj kohe s’kam dëgjuar gjë dhe s’kam pasur më shqetësime në lidhje me Prengën. Në dijeninë time di, që Prenga ruhej që prej kohës, kur u vra i vëllai dhe nuk jepte informacion se ku shkonte dhe vinte dhe as unë nuk e pyesja, por ai ruhej dhe nga kush persona ruhej s’kam dijeni. Unë s’e kam pyetur kurrë dhe kështu ka qenë lidhja jonë.

Pyetje: Çfarë ju lidh me Preng Gjini dhe si i keni marrëdhëniet me të dhe me familjen e tij?

Përgjigje: Është kushëriri im, djali i hallës dhe marrëdhëniet i kemi të mira.

Pyetje: Jeni në dijeni të ndonjë konflikti të Preng Gjinit?

Përgjigje: Nuk jam në dijeni të ndonjë konflikti të tij me ndonjë shtetas dhe s’kam dijeni se është në hasmëri me ndonjë familje.

Pyetje: Po për familjarët e tij, jeni në dijeni të ndonjë konflikti?

Përgjigje: Nuk jam në dijeni të ndonjë konflikti familjar të tij.

Pyetje: Si mendoni ju, cili është motivi i ngjarjes?

Përgjigje: Nuk e kam idenë se kush mund ta ketë bërë.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • shaban: 28/09/2020 12:57

    pse i nderronte numrat shpesh? dhe pse nuk ja ruaje me mer numrin? pse perdorte nje numer te anglise? ne emer te kujt eshte numri anglez? kush e rimbush numrin kur perdoruesi eshte ne shqiperi? pyetja eshte a i shpetove ti plumbit apo edhe ti ke shti me kusheririn?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Asambleja Zgjedhore e PAA-së, flet Duka: Arritëm sukses në zgjedhjet lokale, presim arritje edhe në parlamentaret

Asambleja Zgjedhore e PAA-së, flet Duka: Arritëm sukses në zgjedhjet lokale, presim arritje edhe në parlamentaret