Ekskluzive/ Veting gjyqtarit Islamaj, ja trojet dhe banesat dhuratë

Ekskluzive/ Veting gjyqtarit Islamaj, ja trojet dhe banesat dhuratë

Gjykata e Lartë

Kosa e Vetingut i afrohet Gjykatës së Lartë, e njohur si shkalla më e lartë e pushtetit gjyqësor në e Shqipëri dhe që për disa dekada ka patur juridiksionin fillestar për gjykimin e akuzave penale kundër funksionarëve shtetërorë, duke përfshirë presidentin, kryeministrin, ministrat, deputetët dhe gjyqtarët e niveleve më të larta të sistemit.

Pas skanimit dhe për rrjedhojë mbylljes së Gjykatës Kushtetuese, skanerit të trefishtë të Vetingut do t’i nënshtrohen anëtarët e Gjykatës së Lartë, duke nisur që nga java që vjen. Anëtari i Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj, ditën e martë, në datën 5 qershor, do të paraqitet para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, organit bazë të Vetingut, për t’u njohur me rezultatet e hetimit mbi ligjshmërinë e pasurisë së tij, kontaktet e mundshme me krimin dhe aftësitë profesionale.

Islamaj do të paraqitet para trupës gjykuese të përbërë nga Suela Zhegu, Pamela Qirko, Genta Tafa (Bungo). Gjatë kësaj seance, trupa gjykuese, bazuar në një raport të hartuar nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive si dhe në një hetim më të thelluar nga njerëzit e Vetingut, në bashkëpunim me përfaqësues të SHBA-BE, do të japin një sinjal të qartë nëse pasuria e Edmond Islamajt është apo jo e justifikuar. Ky konkluzion do të jetë përcaktues për fatin e gjyqtarit nëse do të përjashtohet drejtësia apo do të konfirmohet në detyrë.

Pasuria e Edmond Islamajt
Shqiptarja.com zbardh ekskluzivisht pasurinë e anëtarit të Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj, i cili do të dalë ditën e martë para Komisionit të Vetingut. Gjyqtari Edmond Islamaj, në deklaratën e fundit të pasurisë, e cila i përket vitit 2017, deklaron se prindërit e bashkëjetueses u kanë dhuruar fëmijëve të tij një truall dhe banesë në Durrës, me sipërfaqe 106 m6.

Gjithashtu, anëtari i Gjykatës së Lartë thotë se, po gjatë vitit 2017, ai ka marrë si dhuratë nga prindërit e tij një apartament banimi në Durrës, me sipërfaqe 81 m2. Gjatë vitit që lamë pas, Islamaj deklaron para cash 100 000 lekë, 1 mijë euro si dhe pagën si gjyqtar 1 559 752 lekë.

Bashkëjetuesja e tij, Sonila Toska, deklaron pakësimin e llogarisë në Credins Bank në vlerën 3 500 euro, të ardhura nga paga pranë Autoritetit Portual Durrës, 821 337 lekë si dhe të ardhura nga qiraja e ambientit për periudhën qershor-dhjetor 2017, 148 750 lekë.

Më parë, bashkëjetuesja e tij, Sonila Toska, ka deklaruar blerjen e një toke kullotë me sipërfaqe 1000 m2 në Kavajë, me vlerë 137 000 lekë. Ndërkaq, në vitin 2014, deklarojnë të ardhura nga shitje e autoveturës "Land Rover", me vlerë 20 000 euro.

Edhe dy prokurorë nën kontroll
Po gjatë javës që vjen, me rezultatet e Vetingut do të njihen edhe dy prokurorë. Ata janë Dritan Prençi, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë si dhe Anila Leka, prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme. Anila Leka do të dalë para trupës gjykuese të përbërë nga Firdes Shuli, Roland Ilia dhe Suela Zhegu, ndërsa Dritan Prençi do të dalë para trupës gjykuese të përbërë nga Genta Tafa (Bungo), Pamela Qirko dhe Suela Zhegu.

Dritan Prençi është pjesë e hetuesve të dosjes së ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Gjithashtu, Prençi është prokuror dhe në dosjen e vrasjes së gjyqtares Fildes Hafizi. Ai është emëruar prokuror te Krimet e Rënda në kohën e Adriatik Llallës.

Sa i takon pasurisë, Dritan Prençi deklaron një apartament banimi me sipërfaqe 78 m2, 31 204 euro, blerë në vitin 2008, me kredi bankare, ndërsa ka marrë certifikatën e pronësisë në vitin 2011. Sa i takon të ardhurave, Dritan Prençi deklaron 1 383 540 lekë pagën dhe shpërblime si dhe 408 000 lekë të ardhura të bashkëshortes nga paga si Infermiere pranë QSUT.

Pasuria e Edmond Islamaj nga viti 2012-2017

Pasuria 2017
Fituar me kontratë dhurimi nga babai dhe nëna, apartament banimi në Durrës, me sipërfaqe 81 m2.
Fëmijët e mitur kanë fituar secili me ½ pjesë nëpërmjet kontratës së dhurimit nga gjyshërit, truall dhe banesë në Durrës, me sipërfaqe 106 m2. Kjo pasuri vjen nga trashëgimia prej gjyshit të bashkëjetueses.
Mbyllur llogaria e pagës, minus 330 000 lekë.
Pakësim i llogarisë në Credins Bank, 450 000 lekë.

Gjendje cash, 100 000 lekë dhe 1 mijë euro.
Të ardhura neto si gjyqtar, 1 559 752 lekë.
Sonila Toska, bashkëjetuesja, pakësim i llogarisë në Credins Bank, 3 500 euro.
Të ardhura nga paga pranë Autoritetit Portual Durrës, 821 337 lekë.
Të ardhura nga qiraja e ambientit për periudhën qershor-dhjetor 2017, 148 750 lekë.

Pasuria 2016
Të ardhura nga paga neto si gjyqtar i Gjykatës së Lartë, 1 566 462 lekë.
Të ardhura nga interesat bankare të një depozite, 11 611 lekë.
Gjendja e një depozite kursimi në një bankë të nivelit të dytë, kursime nga paga ndër vite, 20 000 euro.
Kartë krediti në në bankë të nivelit të dytë me limit 200 000 lekë, limiti i pa tërhequr.
Bashkëjetuesja, zonja Sonila Toska, gjendja e llogarisë depozitë në një bankë të nivelit të dytë, të ardhura familjare ndër vite, 15 000 euro.
Bashkëjetuesja, zonja Sonila Toska, kartë krediti me limit 300 000 lekë, limiti i pa tërhequr.

Pasuria 2015
Paga nga detyra si gjyqtar në gjykatën e lartë 1 576 316 Lekë.
Blerje pasuri tokë kullotë me sipërfaqe 1000 m2 në Kavajë 137 000 lekë.
Bashkëshortja ka blerë makinë të prodhimit të vitit 2008 për shumën 3 000 euro.
kursime në të holla nga paga e deklaruesit 150 000 lekë.

Pasuria 2014
Të ardhura nga paga si gjyqtar i Gjykatës së Lartë, Tiranë, 1 595 860 lekë.
Bashkëjetuesja, të ardhura nga paga si specialiste në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve,    
Të ardhura nga shitje e autoveturës "Land Rover", 20 000 euro.
Gjendja cash, 150 000 lekë.

Pasuria 2013 
Paga si Anëtar i Gjykatës së Lartë 1 685 436 lekë.
Toska paga si specialiste në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve 855 647 lekë.

Pasuria 2012
Paga si Anëtar i Gjykatës së Lartë 1 680 672 lekë. Toska paga si specialiste në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve 855 647 lekë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 07:29
Ja kush është Edmond Islamaj, prej 26 vitesh në sistemin e Drejtësisë

Edmond Islamaj ka lindur në 01.03.1969 në Kuçovë. Pas diplomimit si jurist në vitin 1992 ka filluar punë si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës, duke ushtruar këtë detyrë deri në maj 1993 kur është emëruar në detyrën e Kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarande; në këtë gjykatë ka punuar deri në Gusht të vitit 1995, për të vazhduar më tej me detyrën e gjyqtarit pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë.

Në nëntor 1998 është emëruar Kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë deri në prill të vitit 2002 kur Z. Islamaj është emëruar në detyrën e Kryeinspektorit në Inspektoratin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Në dhjetor 2003 është emëruar gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë ku ka ushtruar detyrën e gjyqtarit deri në momentin e dhënies së pëlqimit të Kuvendit të Shqipërisë lidhur me dekretin e Presidentit të Republikës për emërimin në detyrën e Anëtarit të Gjykatës së Lartë, në qershor 2011.

Krahas ushtrimit të detyrës së gjyqtarit Z. Islamaj ka kontribuar edhe në veprimtari të tjera të rëndësishme si; Anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë gjatë periudhës 2004-2010, anëtar i Komitetit Teknik të Projektit DANIDA në Shqipëri; pjesëtar i grupit të punës për hartimin e projektligjit “Për shërbimin përmbarimor në Republikën e Shqipërisë”, trajnues për Ligjin “Mbi të Drejtën tregtare” dhe pjesëmarrës në grupin e punës për hartimin e Sistemit të Vlerësimit të gjyqtarëve në Strasburg pranë KE.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kamaleoni: 02/06/2018 23:17

    Po krahasimisht me ke i bien shume 2 shpia se nuk mund te jete shtrese me probleme sociale nje gjyqtar, dmth i bie shtrese e mesme dhe nese ka dhe nje ose dy familjar trungu ne pune 1-2 shpia ne zone jo te shtrente jane normal te justifikueshme...apo varja te menduarit... pastaj vetem gjyqtaret i bie te ishin sjelle si finlandez gjith kte kohe se 90% e shqiptareve qe po legalizojne nje prone pa leje shtese a ku e di se cfare hajnlliku tjeter i bie sot te bejne virgjereshen...shtet i shtirur dhe i pari me bote per konsum kokaine...

    Përgjigju
  • Fr: 02/06/2018 14:35

    Po ky plaku im dhe shpin qe kishte qe ne kohen enverit ma ka len bashke me tre vellezerit.. keta baballaret e ketyre nga dalin kaq te pasur more si shpjegohet njerit ja ben dhurat motra tjetri beri dasem dhe nxori 20,000 mij lek te reja.. ore ca bejne keta keto nuk i beson njeri..? Keta do futur brenda direkte pa gjyq fare jo vetem heqje nga puna se kjo nuk mjafton..

    Përgjigju
  • Geri: 02/06/2018 09:38

    Prinderit tane kane punuar gjithe jeten dhe mezi na lane nga nje apartament te privatizuar me 200 mije leke ne 1992. Edhe ate me 3. - 4 antare te tjere te familjes bashkepronare. Keta kerma te dreqtesise i paskan patur prinderit te gjithe te pasur me pensione, si dikush qe me kursimet e mamit beri dy dasma ne dy keshtjella. Nuk duhet te quhen fare si justifikim dhuratat e gjoja prinderve. Po shikoj pasurine e ketij prokurori dhe me duket normale nese nuk ka fshehur gje. Ai duhet standarti i pasurise se nje punonjesi te drejtesise.

    Përgjigju
  • I ziu popull: 02/06/2018 09:35

    Po keta te afermit tane qe u hengert miu parate dhe pasurite qe kane.Si nuk na dhuruan asnje apartament,para,troje te lira etj.Pas kemi goditur be gjysher,stergjysher,shok,te njohur vetem te ligj.

    Përgjigju
  • Arditi: 02/06/2018 08:50

    Po ti shikosh te gjithe keya hajdute dhe fallcifikatore te gjitha pasurite qe paskan vene i paskan dhutata nga prinderit motrat vellezerit bashkeshortet ose bashkejetueset. Edhe ne kemi njerez por s'na kane bere dhurata te tilla Kapini dhe cojini pas hekurave .

    Përgjigju
    • Vet Ting: 02/06/2018 10:58

      O Ardit me kujtove ate bashkeshortin qe thoshte per te shoqen sa me fat eshte. Gjen perhere nga 50 ne 200 euro poshte krevatit. Une edhe nje here qe gjeta nje pale mbathje burrash poshte krevatit isha pa fat se me rrinin te medhaja hahaha

  • KAFJA E MENGJESIT: 02/06/2018 08:44

    Mos i gezofshi,une qe jam vet i katerti jetojm me 40m2 dhe kam punuar gjithe jeten me bashkshorten dhe tani femijet,dhurate perse nuk me beri njeri mua kam edhe un njerezit e mij te pasur dhe te varfer-dhurata e shpise eshte nje mashtrim ne driten e diellit,kesaj i thone kush ta haje ta haje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet