EKSKLUZIVE/ Zbardhet ditari
i serial killerit Sadik Kuniqi

EKSKLUZIVE/ Zbardhet ditari <br />i serial killerit Sadik Kuniqi
TIRANE- Çfarë bluan në mendje një vrasësi serial? Çfarë kërkon të përmbushë ai? Nga buron tundimi i pathyeshëm për të vrarë? Këto janë pyetjet që kuriozojnë shumë psikanalistë dhe hetues krimesh të vrasësve serialë, të cilët rrallë janë aq me fat sa të kenë në duar mendimet dhe qëllimet e vrasësit të hedhura në një ditar të mirëdetajuar.

I tillë është dhe rasti i Sadik Kuniqit, vrasësit nga Shkodra që mbolli tmerr dhe habi në vitin 2002, duke vrarë 4 vetë me çekiç dhe misri. Më 28 janar të vitit 2002 Kuniqi i shkoi në shtëpi mikut të tij Isuf Sula dhe në befasi vrau atë dhe të shoqen e tij Sadeten. Pas kësaj vrasje Kuniqi telefonoi edhe vajzat e viktimave të tij të cilat ishin strehuar te xhaxhai i tyre duke u thënë se ishte çështje kohe dhe ekzekutimi i tyre.

Dy muaj më vonë në Mars të vitit 2002 Kuniqi bën një tjetër goditje. Ai shkoi në shtëpinë e një tjetër miku të tij, Çesk Simonit, në shtëpi gjeti gruan e Çeskut, Mirën sëbashku me djaline saj 3 vjeç Xhekun. Kuniqi plagosi rëndë gruan e mikut të tij dhe më pas u fut në dhomën e djalit të vogël dhe e theri me një misri. E plagosur, Mira Simoni dha kujën në ballkonin e shtëpisë së saj, por përpara se të ikte Sadik Kuniqi i dha asaj dhe goditjen fatale. Kur zbriti shkallët e pallatit disa fqinjë të alarmuar e panë dhe i rrëfyen policisë imazhin e tij, Kuniqi u arrestua dy orë më vonë, ndërsa rrëfimi dhe sjellja e tij përpara policisë ishte diçka e padëgjuar më parë.

Në kontrollin që u bë në banesën e Kuniqit, hetuesit gjetën një ditar me rreth 70 faqe ku serial killeri kishte përshkruar të gjitha "atentatet" që kishte pësuar nga miqtë e tij ndërsa në fund të ditarit ishte dhe lista me 33 emra të përzgjedhur për t'u vrarë nga Kuniqi. Shqiptarja.com për herë të parë nis botimin e ditarit të tij të plotë, një rrëfim i gjatë i atentateve haluçinante që Kuniqi pretendonte se i kishte pësuar dhe betimi i tij për hakmarrje. Armiku kryesor në mendjen e Kuniqit duket se ka qenë shtetasi Isuf Sula të cilin e ekzekutoi sëbashku me bashkëshorten. Në ditarin e shkruar prej Kuniqit një vit përpara se të niste "misionin e tij të bekuar" Kuniqi e ka përshkruar në ditar Isuf Sulën si armikun e tij më të madh, si një çifut, kriminel, si një njeri të tmerrshëm që i kishte bërë dhe i kishte kurdisur disa atentate në bashkëpunim me persona të tjerë, të cilët gjithashtu ishin pjesë e listës së zezë së Kuniqit. Por si i ka shpëtuar Kuniqi dhjetra atentateve? Ai vetë thotë në ditar se ishte një Melajke, një ëngjëll që e kishte dërguar 'i madhi Zot" për ta mbrojtur.

KAPITULLI I / ISUF SULA

Armikun dhe kriminelin e rrezikshëm dhe të pabesë Isuf Sula e kam njohur nga fundi i vitit 1968 kur isha ushtar te Ura e Bunës sipër thertores, sepse vinte e takonte armikun tjetër timin Ismail Hoshafin, që të dy këta ishin armiq, ishin të angazhuar nga Këshilli i Profetëve për të më vrarë mua. Një ditë kur unë isha në oborr të repartit dhe ky armik Jusufi erdhi për të marrë armikun tjetër Ismailin, bashkëfshatari im i thotë armikut Jusuf, ky është Sadiku mbas 7 vjetësh do të vijë me punë te ti dhe ti merrja nafakën dhe pastaj vraje. Ky më atë kohë ishte oficer i ri, kurse unë isha ushtar i ri, te toga rezervë sipër thertores, mbasi mbarova ushtrinë dhe pastaj fillova për disa vjet si operator nëpër postat e kufirit. Mbasi punova për 7 vjetë në Degë të Brendshme dhe kisha shumë vështirësi objektive, kërkova të largohesha nga Dega e Brendshme dhe me ndihmën e Zotit gjeta punë teknik llog.armatim: Gjatë një mbledhje dhe analiza që zhvillonim në Degën e Armatimit në divizion unë u njoha nga afër me këtë armik, se ky ishte shef armatimi në Repartin e ushtrisë nr.5925. Ky ishte shefi i armatimit ma problem në division dhe ishte objekt diskutimi, çdo punë i shkonte veq e mos ma keq, nuk ishte në gjendje të rregullonte punët e një reparti , e jo më të rregullonte punët e armatimit dhe të Divizionit me gjithë ato reparte që kishte. Në vitin 1980, Shefi i Armatimit të Divizionit P.Çuni transferohet nga Divizioni dhe emërohet Drejtor i Armatimit të Ushtrisë dhe për nji kohë vendi i Shefit të Armatimit të Divizionit mbeti bosh. Këtë armik Isuf Sula e kishin kapur e thirr për ta zanë këtë vend, por edhe e dinte se nuk ishte i aftë për këtë detyrë të rëndësishme. Kur unë bashkë me atë dhe dy veta të tjerë po rrinim te stacioni i autobusit para Divizionit dhe po bisedonim për atë vend pune, një nga lart, i tha këtij armikut Jusufit, kërkoi 100 lekë Sadikut, merri nafakën. Ai më kërkoi 100 lekë, unë futa dorën në xhep dhe nxora 100 lekë. Sa e nxora 100 lekëshin, tre veta nga lart që ishin xhind, u vërsulën dhe ma rrëmbyen me forcë 100 lekëshin nga dora dhe fluturuan lart. Këta tre xhinda i thanë armikut xhind Jusufit te shtëpia se tani e ke të siguruar detyrën e Shefit të Armatimit të Divizionit. Ai ma vodhi nafakën mua, ai hypi në detyrë, hypi në makinë dhe unë i bija vërdallë maleve të Dukagjinit, të Shllakut dhe të Pultit. Por nuk i mjaftonte vetëm kjo këtij çifuti të poshtër dhe i pabesë, më thërriste që të punoja te zyra e tij, gjoja për ta ndihmuar, por ai më thërriste për t'më vrarë. Në një rast kur unë isha duke punuar te tavolina në zyrë, kur ishim vetëm ne të dy, pa ditur dhe pa menduar për planet e tija të këqija dhe të zeza që kishte në kokë për t'më vrarë, befasisht më gjuan me pistoletë 3 herë për t'më vrarë por i madhi zot më shpëtoi nga ky armik dhe kriminel i rrezikshëm dhe i pabesë, në ato momente më erdhi në ndihmë Meleku i dërguar nga i madhi zot, e kapi atë bandit dhe kriminel, e kapi dhe e rrahu aq keq dhe aq fort sa që për 10 ditë nuk ishte në gjendje me u çu nga shtrati dhe duke e rrahur Meleku, ai vëlla i shtrenjtë dhe i paharruar i thoshte edhe i zure vendin Sadikut edhe qëllon për me e vra. Neve të nxorrëm nga pusi të mëshiruam kur të futën vëllezërit në bunar për me të mbyt, por ata paskan të drejtë që kanë fut në bunar se ti e meritoke plotësisht atë dënim që të kanë dhënë ata. Ky armik i rrezikshëm dhe i pabesë dhe i pashpirt si çifut që është, në bisedë me zëvendësin e tij një korçar, një karrierist i tmerrshëm që e quajnë A.H. i thot: Në qoftëse ne të dy do arrijmë ta vrasim këtë, ishte fjala për mua, në çfarëdo mënyre të mundshme. Kështu siç jemi tani njëri shef dhe tjetri zëvendës dhe atje lart kështu do të jemi njëri Mbret dhe tjetri Kryeministër sëbashku dhe ky i etur për karrierë hidhet për të më vrarë. Unë isha ulur te tavolina dhe po shkruaja dhe ky i poshtër A.H. kishte dalë te aneksi i zyrës, se zyra ishte ndarë me zgarë hekuri dhe më gjuan 3 herë me pistoletë pasi i madhi zot më shpëtoi si në shumë e shumë raste të tjera dhe Meleku i shtrenjtë e kapi dhe e rrahu edhe këtë kriminel dhe bandit të rrezikshëm, atë djall të mallkuar. Rast tjetër kur ky kriminel i rrezikshëm mbasi kishte bërë prova për të shembur një depo me anë të magjive që dinte me bo, duke qenë prezent dhe një grup shokësh për ta parë si do ta rrëzonte dhe shkatërronte depon dhe mbasi kishte realizuar shkatërrimin me anë të magjive që din me bo ky i poshtër dhe i pabesë, po me këtë grup shokësh kriminela donte me e zbatu këtë eksperiment magjik kundër meje te zyra e tij në Divizion. Mbasi i nxorri të gjithë jashtë dhe më lanë në zyrë vetëm mua, pa ditur asnjë gjë se çfarë do të bënin ata kundër meje, ky kriminel i rrezikshëm ka filluar që të kryejë eksperimentin e magjisë për të shkatërruar zyrën dhe për të më zënë mua brenda, por i madhi zot që ka fuqi të mbinatyrshme dhe mbinjerëzore, ja shpartalloi dhe ja paralizoi këtë plan të rrezikshëm dhe armiqësor dhe pastaj bënte koment me ata që e besonin duke i thanë a e bone provë atje a e shkatërrova depon, ata thanë po, këtu nuk munda, se këtë e ruan zoti. Rast tjetër kur ishim duke zhvilluar një mbledhje në Divizion te salla e mbledhjeve, krimineli Isuf më cakton që të mbaja protokollin e mbledhjes. Ky kriminel e dirigjonte kriminelin tjetër nga Korça me emrin A.H. që e kishte zëvendësues të tij dhe që pas vrasjes time do të ndanin postet kryesore të shtetit dhe të pushtetit sikur ta kishin ata në dorë. E i thot po e nxore zbraze mbi të ose mos e nxirr fare po ky bandit i rrezikshëm matet dhe gjuan mbi mua në prani të gjithë shokëve saqë disa nga shokët e kapën dhe e nxorën jashtë. Mbas atij atentati që më boni ai mua dhe zoti më shpëtoi nga ai rrezik vdekjeprurës, këtë kriminel e shporrën dhe e transferuan në Korçë se ky ishte mashë e këtij krimineli por ishte shumë i poshtër dhe i pabesë se të gjuante me pistoletë si i marrë, në rrugë, në zyrë dhe kudo që të ishte. Ky kriminel dhe bandit i rrezikshëm, ky djall i mallkuar, ky bastard me emrin Jusuf e rregullon me Shefin e Shtabit të Divizionit A. I. dhe i kërkon që unë të shkoja të kryeja shërbim si Komandant truproje te depot e armatim-municionit të rezervës të Divizionit dhe të veriut të Shqipërisë në Rosek të Shkodrës. Për të realizuar më kollaj qëllimet e tij armiqësore ndaj meje e çon shkresën në komandë të Brigadës dhe ata të Brigadës u treguan të gatshëm për t'më dërguar dhe unë zbatova urdhrin dhe shkova. Por çfarë do t'më priste atje, ky kriminel i udhëzonte ushtarët të më vrisnin kur unë do dilja për t'i kontrolluar natën gjatë kryerjes së shërbimit dhe i premtonte shpërblim dhe leje dhe në jo pak raste ata kanë qëlluar mbi mua por i madhi zot më ka ruajt. Disa ushtarë që e tepronin duke më gjuajtur dhe kërcënuar janë transferuar nga ai repart. Nxitësi dhe frymëzuesi i ushtarëve për tu bërë kriminelë, ishte ky kriminel dhe ky bandit i poshtër me me emrin e mallkuar Jusuf Sula. Ky kriminel i rrezikshëm kur unë isha duke kryer shërbim te depot e Rosekut më thotë futu mes blloqeve të arkave që ishin 3 metër lartësi për të verifikuar gjoja disa parti dhe vite prodhimi të municioneve. Unë pa ditur qëllimin prej armiku që ai kishte, ai me anë të magjive që dinte me bo i rrëzoi blloqet e arkave të municioneve për të më zanë poshtë tyre por i madhi zot mi boni pritë dhe këtij rreziku ku do të gjeja vdekjen e sigurtë. Pasi nuk realizoi qëllimin që kishte për të më vrarë iku si i xhindosur dhe shkoi te truproja dhe i dha urdhër haptazi që ushtarët të qëllojnë mbi mua dhe të më vrasin.

ATENTATET
Ky i poshtër dhe i pabesë edhe dhjetra raste është munduar t'më vrasi por nuk ka mundur se zoti i madh më ruan më mirë se me ushtri nga më modernet e botës. Për të gjitha këto atentate të rrezikshme dhe vdekjeprurëse dinte me bo magji për me harru se çfarë më ka bo pak më përpara për të mbuluar aktet e tija kriminale shumë të rrezikshme. Por rastin ma të vështirë dhe ma të pabesë të këtij çifuti të tmerrshëm të këtij krimineli të poshtër dhe të gruas së tij ultra të poshtër ku ka gjetur tamam tenxherja kapakun më thërret gjoja për të pastruar korridorin pak ditë para se të martonte vajzën e tij Artën. Unë lashtë çdo punë dhe shkova pa ditur se çfarë do t'më gjente. Por ai qëllimin kryesor e paska për t'më vrarë mua, unë shkova duke menduar se asht njeri dhe shok , ai s'ishte i tillë por ishte armik dhe kriminel. Fillova ta pastroj korridorin me tela korenti të paizoluar , qëllimi i tij kishte qenë që ta realizonte vdekjen time me anë të korentit dhe t'ia linte fajin korentit dhe ai të mbetej i pafajshëm. I thashë rregullo njëherë instalimet dhe pastaj vi unë të pastroj. Jo tha krimineli është marifeti me e pastru kështu siç asht me tela nëpër duar e nëpër këmbë. Mbase e pa se me këtë version nuk i ecte, e sëbashku me gruan e tij atë bushtër të poshtër dhe kriminele, kurdisi vrasjen time me pistoletë. Dëgjova që i thoshte asaj bushtre që e kam qëlluar disa herë nga afër dhe nuk e ka hangër plumbi. Atëherë ajo bushtër e poshtër e pabesëe pashpirt e mbush pistoletën e tij dhe qëllon mbi mua kur unë isha duke punuar. Qëllon mbi mua por i madhi zot si në shumë e shumë raste të tjera më shpëtoi dhe këtë herë nga ky rrezik vdekjeprurës dhe zoti i madh zbriti melekun ku atë bushtër dhe atë kriminel i rrahu dhe i dërrmoi së rrahuri. Ja çfarë çifutash të poshtër e të pabesë dhe të pashpirt, me të thirr me i bo punën dhe pa lekë se nuk i mora asnjë lekë dhe me të vra. Ditën tjetër dy vajzat e këtyre kriminelëve Arta dhe Alketa të prekura thellë në shpirt nga ky akt i poshtër i shëmtuar dhe kriminal më thanë Sadik shko në Gjykatë, paditi dhe ne do të dalim dëshmitare se kanë qëlluar për me të vra me qëllim të caktuar. Por ata me magjitë që dinin me bo më kanë bo të harroj se çfarë më kishin bo një ditë më parë veçse tani më kujtohet se çfarë më kanë bo atëherë. Për këta çifut kriminela të poshtër dhe të pabesë do ti lutem të madhit zot nëqoftëse e shikon të drejtë t'ma realizojë dëshirën që t'ia marri hakun në atë formë dhe në atë mënyrë që kanë dashur t'më vrasin. Këta dy kriminela të poshtër dhe të rrezikshëm ishin ngarkuar nga Këshilli i Lartë i Profetëve dhe do të çoheshin në shkolla me këto funksione dhe këta kishin marrë përsipër përgjegjësinë për vrasjen dhe asgjesimin tim fizik. Pra krimineli çifut Jusuf Sula kishte në dispozicion tanë aresenalin e armatimit dhe municioneve të veriut të Shqipërisë për vrasjen dhe asgjesimin tim fizik, por nuk ka mundur dot të realizojë qëllimet e veta të zeza dhe të errta se unë kam qenë jam dhe do të jem në duart e zotit të madh dhe nën mburojën e çeliktë të zotit të madh dhe ushtrisë së tij të fuqishme dhe besnike të melakeve. Mu nuk kanë çfarë të më bëjnë armiqtë e shumtë dhe të panumërt që më kanë sulmuar dhe luftuar, nga si kam pritur ata vranë dështuan dhe do të dështojnë me turp”.

(Shkrimi u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com)

Neser do te lexoni: Çfarë shkruante Kuniqi për bashkëshorten e tij, adhurimi ndaj saj dhe akuzat se ishte përfshirë në planin djallëzor.
Paralajmërimi për njerëzit që i prishën kurorën duke i bërë magji dhe betimi për një hakmarrje të ashpër.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës