Ekskluzive/ Zbardhet itinerari i jahtit turk të braktisur në Shëngjin...kapiteni fiku GPS për 14 ore në Dhërmi dhe Seman

TIRANË - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga historia e jahtit turk Atik Bey të braktisur në Shëngjin. Pista kryesore e hetimin, siç është raportuar më herët, është prishja e pazareve të drogës. Për herë të fundit ky jaht është regjistruar në portin e Tivarit në Malin e Zi, aty ku kapiteni Sezgin Yavuz ka qëndruar nga data 30 gusht deri në datën 2 shtator. Sinjali i fundit i përket orës 18:20 minuta në datën 2 shtator në afërsi të Kotorrit në Malin e Zi ku dhe më pas komunikimi i tij me GPS është fikur.

Report TV në emisionin "Pa Gjurmë" ka zbuluar se për motive ende të paqarta në 15-16 korrik jaht ka fikur transponderin GPS për 14 ore teksa ishte në brigjet Shqiptare, në vijën bregdetare Dhërmi- Seman dhe Durrës-Velipojë. Më konkretisht gjatë orës 17:25 (15 korrik) deri 00:21 (16 korrik) ështē fikur GPS përgjatë brigjeve në jug nga Dhërmiu në Seman. Ndërsa nga ora 02:37 (16 korrik) deri 07:49 është fikur GPS nga Durrësi deri pranë brigjeve veriore në Velipojë

Gazetarët e Shqiptarja.com dhe Report TV,  Antonio Çakshiri dhe Elton Qyno, kanë mbledhur  të dhëna ekskluzive të lëvizjeve të këtij jahti në dy muajt e fundit. 

Sipas dokumentave treguar në emisionin "Pa Gjurme" jahti Atik Bey në datën 1 korrik është nisur nga Bodrumi në Turqi duke filluar të lundrojë drejt Greqisë dhe më pas në ujërat shqiptare, ku ka mbërritur me 15 korrik, pa fikur asnjëherë deri në këtë moment sinjalin GPS (Transponder), një aparat që lejon të gjurmohet gjithë lëvizja në lundrim e çdo mjeti lundrues.

Me 15 korrik jahti mbërriti përballë portit të Sarandës dhe që këtu nisin disa lëvizje të çuditshme: Jahti nuk futet në port, por qëndron jashtë tij për disa minuta dhe më pas rinis lundrimin: Përse? Ka kontaktuar dikë apo ka marrë në bord dikë? Jahti vazhdon lundrimin dhe përballë Dhërmiut fik Transponderin duke u zhdukur kështu nga radarët për 8 orë rresht.

GPS rindizet kur jahti Atik Bey ndodhet tashmë përtej grykëderdhjes së Semanit. Duke qenë se GPS është i fikur nuk dihet nëse jahti ka qendruar në det të hapur apo është afruar në breg. Lundrimi vazhdon dhe pasditen e 15 korrikut përballë brigjeve të Durrësit jahti e fik sërish transponderin për t'u rishfaqur 6 orë më pas, në 8 të mëngjesit të 16 korrikut përballë Velipojës, ku transponderi ndizet sërish. Nga ky moment e tutje jahti futet në ujërat e Malit të Zi dhe gjatë gjithë muajit gusht lundron në Kroaci duke prekur porte të ndryshme, deri më 30 gusht kur jahti kthehet në portin e Budves ku qëndron dy ditë dhe më pas, pasi ka fikur sërish GPS zhduket deri më 7 shtator kur gjendet në ujërat e Shengjinit pa asnjë person në bord. 

1 korrik 2019, vjen nga Bodrumi


Itenerari i jahtit nga Turqia përmes Greqisë në Shqipëri, datat 1 korrik - 15 korrik kur jahti ka arritur pranë brigjeve në Sarandë dhe më pas ka vijuar udhëtimin drejt Malit të Zi
 

15 korrik, ndalon në brigjet pranë Sarandës

Në 15 korrik prej orës 12:00 është afruar pranë brigjeve të Sarandës ndërsa në 12:15 ka ulur shpejtësinë dhe është ndaluar në det pranë brigjeve të Sarandës.

 

15 korrik - Fik transponderin pranë Dhërmiut dhe e ndez pas 8 orësh pranë Divjakës

Më 15 korrik në orën 17:25 (me orën në vendin tonë) ka fikur transponderin pranë Dhërmiut dhe e ka ndezur përballë Divjakës, pranë grykëderdhjes së Semanit, në orën 00:21 minuta të 16 korrikut. Pas rreth 8 orësh.


Me vija të ndërprera në grafik, zona ku është fikur transponderi GPS në bordin e jahtit për 8 orë.
 

 

16 korrik, ora 02:37 (me orën lokale shqiptare) fik transponderin GPS (Blue Box) përballë Durrësit dhe e ndez pas 6 orësh pranë Velipojës.

Në orën 02:37 të mëngjesit ka fikur transponderin përballë Durrësit  dhe e ka ndezur rreth orës 08:00 në det përballë Velipojës. Pas 6 orësh.


Me vija të ndërprera në grafik, zona ku është fikur transponderi GPS në bordin e jahtit, për 6 orë.
 

 

Nga 1 gushti nuk është futur më në brigjet shqiptare


Pas datës 1 gusht, nuk ka pasur më lëvizje të regjistruara me transponder GPS (Blue Box) në territorin shqiptar

 

2 shtator, sinjali i fundit pranë Kotorrit në Malin e Zi. 


Vijat e ndërprera tregojnë fikjen e sinjalit të transponderit, për 3 ditë.

Në 30 gusht pasdite ka filluar të afrohet pranë Budvas. Ku ka ndaluar pranë Portit të Budvas, po në datë 30 gusht ka fikur transponderin. Transponderi GPS në bordin e jahtit është ndezur për herë të fundit dhe per pak minuta në 2 shtator kur jahti ishte në det përballë Kotorrit në Mal të Zi. 

Më datë 7 shtator  jahti  “Atik Bey” u gjet i braktisur në ujërat ndërkombëtar në Detin Adriatik, 12 milje larg bregdetit të Shëngjinit, me GPS te fikur, ndërsa gjatë kontrollit policia gjeti dokumentet e kapitenit Sezgin Yavuz. Një tentativë e mundshme e trafikut të drogës nga Shqipëria në Greqi dhe mandej në Turqi, në zonën turistike të Izmirit dhe Antalias, është pista kryesore ku është fokusuar policia dhe prokuroria e Lezhës.

Pronari i këtij jahti është Nedin Akyuz, i cili ka mbërritur në Shqipëri dhe ka dorëzuar dokumentet që e vërtetojnë këtë fakt. Ai është pyetur nga Policia e Lezhës, i cili në dëshminë që ka zbardhur Shqiptarja.com, ka treguar se nuk di asgjë rreth rrethanave se çfarë mund të ketë ndodhur apo ku mund të jetë momentalisht kapiteni i jahtit Sevgin Javuz. Megjithatë, edhe ai është person në hetim, pasi nuk përjashtohet mundësia që të kenë pasur një konflikt mes tyre.

Jahti turk ''Atik Bey''

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sapa: 14/09/2019 07:37

    Se sben do futet nje koment militantesh qe ska te beje fare me realitetin!

    Përgjigju
  • Lali: 13/09/2019 15:32

    Aman po kush e fik GPS kot ore e minut?-Ai qe ka dicka me fsheh. Kuptohet qe jan pazare droge,dhe kapiteni ka lene b.... mrena.

    Përgjigju
  • Adriatik: 13/09/2019 09:07

    Bravo e madhe per policin ton dhe i nxori ne pah te gjith ngjarjen e ketyre palacove .. tani ka ngel qe te arrestojn ket pronarin e jahtit dhe te tregoj historin te hollesishme ne rast te kunder te denohet 20 vjet burg.

    Përgjigju
    • O fis i degjeneruar: 13/09/2019 13:38

      Shku plehre mutit të sh.ërrdhefsha ty edhe Policinë mase të kanë q... familjen Policia që i dashke kaq shumë. Po ky ose të dënohet apo edhe ky të ka q... farefisin.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës