Ekskluzive/'Bandat masakruan Petrit Çelën', gjykata hedh poshtë ish-kryeministrin Berisha: U godit nga një qytetar, i cili është arrestuar

Ekskluzive/'Bandat masakruan Petrit Çelën', gjykata hedh poshtë ish-kryeministrin Berisha: U godit nga një qytetar, i cili është arrestuar

Biznesmeni Petrit Çela

Dy javë më parë një status i gjatë i ish-kryeministrit Sali Berisha, raportonte denoncimin e një qytetari dixhital, se nga një përleshje e ashpër mes bandave në Elbasan, ishte rrahur keqas biznesmeni Petrit Çela. Ky i fundit është babai i Suel Çelës, i cili u deklarua i pafajshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda, për ngjarjen e muajit shtator 2017, lidhur me përplasjen me makinën e policisë së Elbasanit.

Ky status i Berishës dy javë më parë u bë viral duke u kthyer në lajmin e ditës, ku shumë media dhe portale në vend, i dhanë akses sërish ish-kryeministrit Berisha, për t'i bërë jehonë denoncimeve të tij, të ardhura nga qytetari dixhital dhe pa kryer kurrfarë verifikimi, se si ka ndodhur çështja, kush është dëmtuar dhe kush është arrestuar apo qofte dhe kush po mbahet në burg. Ashtu siç bënë edhe me rastin e publikimit të denoncimit të Sali Berishës, për lirimin nga burgu të Jurgen Mollës, në një kohë kur sot e kësaj dite Molla, jo vetëm që nuk është liruar nga burgu, por vijon të vuajë dënimin e marrë për trafik droge.

 “Shqiptarja.com” hulumtoi këtë çështje në policinë dhe gjykatën e Elbasanit, ku rezultoi se biznesmeni Petrit Çela, është shtruar në spitalin e këtij qyteti rreth orës 09:00 të mëngjesit të datës 21 prill 2020. Shkak i dërgimit të tij në spital, ka qenë një konflikt i çastit me një qytetar nga Elbasani, që kishte shkuar për të bërë pazar në Tregun Agro-Ushqimor, që është pronë e Petrit Çelës. Nga verifikimi i dokumentacionit rezulton se personi që është përfshirë në këtë sherr të çastit, quhet Marjol Hazizolli 31-vjeç, banor i qytetit të Elbasanit. Sipas burimeve të policisë së Elbasanit, Hazizolli nuk ka asnjë lidhje me krimin dhe rezulton të mos jetë i dënuar për ndonjë vepër penale dhe aq më tepër të jetë pjesë e ndonjë fraksioni kriminal në qytetin e Elbasanit dhe jo vetëm.

Prej datës 24 prill 31-vjeçari Marjol Hazizolli, është mbyllur në burg pasi dyshohet nga policia dhe prokuroria e këtij qyteti se brenda ambienteve të tregut, ka goditur një herë me grusht Petrit Çelën, duke i sjellë atij dëmtime në shëndet, që mund të klasifikohen si “Plagosje e rëndë me dashje”.

Vendimi për mbylljen në qeli me afat dy mujor të Marjol Hazizollit, është marrë nga gjyqtari Tomor Kullolli. Në dosjen hetimore jepet qartësisht zanafilla dhe shkaku i konfliktit të këtij sherri të çastit, që rëndom siç ndodh në shumë ngjarje kriminale në Shqipërisë, shkaku është parkimi i makinës. Ky motiv, është arsyeja e sherrit mes pronarit të tregut Petrit Çela dhe personit që kishte shkuar për të bërë Pazar në treg, Marjol Hazizolli.

Nga dëshmitë që kanë dhënë punëtorët e ngjarjes, është konstatuar se sherri ka ndodhur pikërisht përballë sektorit nr.19 ku dhe është gjetur një njollë gjaku. Hetimi ka provuar se i arrestuari Marjol Hazizolli, rreth orës 08:30 ka shkuar në Tregun Agro Ushqimor, me qëllim të bënte disa blerje për nevojat e familjes. Pasi është afruar në afërsi të dyqaneve ka vënë re se aty kishte disa mjete të tjera dhe në pamundësi për ta parkuar në vendin e caktuar, e ka parkuar makinën provizorisht në rrugë. Në momentin kur ka filluar që të bënte blerjet, Hazizollit i është afruar Petrit Çela, me të cilin 31-vjeçari nuk ka pasur asnjë njohje me të dhe nuk e dinte që ai ishte pronari i tregut.

Petriti i ka thënë:“…e ke makinën të parkuar keq dhe largoje…”. Ndërsa Marjol Hazizolli, ia ka kthyer duke i pohuar “…mbarova blerjet, do ta lëviz…”. Pasi Marjoli ka shkuar dhe te një dyqan ku dhe ka blerë sendet e fundit është kthyer për të shkuar te mjeti i tij. Rezulton se në këtë kohë sërish i është afruar pronari i tregut Petrit Çela, i cili i ka thënë se akoma nuk e ke lëvizur mjetin. Marjoli, i ka thënë se mbarova punë dhe është drejtuar për të shkuar te mjeti i tij. Duke shkuar te mjeti i tij Marjoli pretendon se ka dëgjuar Petrit Çelën, se e ka ofenduar me fjalën “Rracë m…”. Ai menjëherë është kthyer nga makina dhe i është afruar, Petrit Çelës, duke e sharë dhe ofenduar dhe fillon të godasë me grusht.

Sipas dokumentacionit, Çela është larguar me vrap për t'i shpëtuar grushteve të 31-vjeçari, por ky i fundit e ka ndjekur nga pas duke e qëlluar me grusht pas koke, çka ka sjellë rrëzimin pa ndjenja në tokë të Çelës. Menjëherë aty janë afruar disa persona të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë pronarit të tregut Petrit Çela dhe më pas e kanë transportuar në spital. Pas ngjarje në policinë e Elbasanit, është vetëdorëzuar Marjol Hazizolli, i cili është arrestuar dhe momentalisht, ndodhet në burg.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Orreplerre: 09/05/2020 21:51

    Po mir mo marjol ti shko te prona e tjetrit dhe bo tfortin. Rrespekt per zoterin Petrit Cela se esht burre fisnik po se njihni mire, esht njeri i arsyeshem. Turp te kesh marjol kur te shof do te fus nje shuplake surratit

    Përgjigju
  • eetalon: 07/05/2020 11:46

    Goditja me grusht “Plagosje e rëndë me dashje”. Nderkohe bandat vrasin e plagosin dhe dalin nga burgu heton ne gjendje te lire ose ne shtepi. Ky hallexhiu per nje grusht e kalben ne burg.

    Përgjigju
  • Metalurgu: 06/05/2020 21:58

    Ky eshte nje ordiner, nje ishxhepist qe eshte kthyer ne nje kriminel bashke me djalin kriminel, duke I sherbyer grupeve kriminale dhe krimit me pushtet. I trajton fshataret si skllever duke ja blere produktet per buken e gojes dhe I shesin 10 fish me shtrenjte ne treg dhe shvlereson e varferon te ardhurat dhe jeten e qytetareve...ky eshte kreu kriminal I te ashtequajturit "trusti lulelakres" Ku kemi personazhe si Arturo Qazim Ui sejdin dhe Petrit doksboru Cela ..keto Jane monopolet vrastare qe percaktojne pjaten e shqiptareve ,, cfare do hane? Sa do hane? Dhe sa do paguajne per ate qe do hane..

    Përgjigju
    • lala: 11/05/2020 14:07

      po eshte e verte qe jane kriminela dhe ordinera me 9 klase shkolle....injorante dhe belege qe sillen sikur kane kapur qiellin deri sa ti heqin qafe...i gjithe Elbasani i neverit sepse qyteti nuk i meriton keta qelbesira qe nuk perfaqesojne qytetarine dhe kulturen qytetare te paraardhesve tane si Kristoforidhi, Lef Nosi, Xhuvanet, Shuteriqet etj etj

    • Orreplerre: 09/05/2020 21:45

      Po avash mo avash e paske mar me ngut , un nuk e di se cfare halli ke ti ose cfare inati ?sesht problem qaj e plas na inati. Kte zoterin e njoh dhe esht nje njeri i jashtezakonshem , zoteri nga cdo aspekt , skam asnje lloj interezi por kam vite qe e njoh dhe esht zoteri . Flm Metalurg e mos u nxe shum se shkon ne petezim.

    • Filani: 07/05/2020 18:36

      More nai lek tpakten per kte komentin? Se qeke mundu shum

    • Edison: 06/05/2020 22:17

      Lere ti po ca da gjej mariol zezen do puthet me milon tani me ke e ka gjet jan na tepelena me origjin kta jan lab kann ven para 1elbasan e 1 fis te ter ky me djalin trim qe ka e i lumt pushka po ate 30vjecarin edi vet ca da gjeje ate

  • SALHE BAJGA: 06/05/2020 21:05

    Akoma mereni me kriminelin malok bajg salheun ? ? ?

    Përgjigju
  • loni: 06/05/2020 18:07

    po keni te drejte ligjin e ben ai qe ka lek

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Grushta dhe dhunë në Shijak, degjeneron dueli i U-21 mes Erzenit dhe Partizanit

VIDEO/ Grushta dhe dhunë në Shijak, degjeneron dueli i U-21 mes Erzenit dhe Partizanit