Ekskluzive/Filmi Islamofobia sjell në Shqipëri Jean Claude Van Damme dhe Steven Seagal, flasin producentët

Shqipëria ka ngjallur interesin e një grupi producentësh për të xhiruar pjesët e një filmi me titull Islamofobia. Ambicia e tyre është të sjellin në Shqipëri edhe dy aktorë të Hollivudit si Jean Claude Van Dammedhe Steven Seagal.

Iris Rezhda gazetarja e Report TV në Korçë, zhvilloi disa intervista ekskluzive, me grupin e producentëve që kanë mbërritur në Shqipëri për të parë vendet se ku mund të xhirojnë skenat e filmit. Omer Sarikaya skenaristi filmit tregon se përse ata zgjodhën Shqipërinë për ta bërë pjesë të filmit.

Ne kemi xhiruar deri më tani rreth 80 % të filmit dhe pjesën tjetër të mbetur prej 20% duam ta xhirojmë në Shqipëri. Prandaj ne jemi këtu dhe duam të promovojmë vendin tuaj . Filmi ka të bëjë me Islamofobinë ku brenda tij ndërthuren paqja dhe toleranca. Shqipëria pa diskutim është një vend i përshtatshëm për këtë film më këtë tematikë. Ne kemi në këtë film 29 aktorë nga 29 vende të ndryshme të botës. Plani jonë është të sjellim edhe 3 yje të Hollivudit. Nuk dua ti përmend emrat tani por do ti lë surprizë.

Omer Sarikaya, skenaristi i filmit

Producenti George Edde është ai i cili ka përzgjedhur kastën e aktorëve dhe për Report TV tregon se cilët janë ata.

Ne mund ti japim këtij filmi një dimension të madh në të gjithë botën dhe kështu të gjithë do të kuptojnë se ku është Shqipëria. Shumë njerëz përfshi aktorë të mëdhenj më pyesin se ku është Shqipëria . E kështu me këtë film ne do t’u tregojmë se ku është Shqipëria. Mund t’ju tregoj se kam folur me disa prej tyre dhe ata më kanë dhënë dritën jeshile. Bëhet fjalë për dy emra. Zhan Klod Vandam dhe Stiven Sigal.

Producenti George Edde

Pjesë e këtij filmi është edhe aktorja shqiptare Teuta Turku.

Ndërsa Aliekber Yildiz producenti ekzekutiv flet për një Shqipëri krejt tjetër nga ajo që i kishin treguar.

Unë për herë të parë kur kam ardhur këtu erdha me mendimin e një vendi kriminal dhe me mafje. Por tani që kam takuar shume njerëz dhe kam parë vendin tuaj kam ndryshuar mendim. Në te tilla rrethana dëshiroj ta mbyllim filmin në Shqipëri.

Aliekber Yildiz, producenti ekzekutiv

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • e g: 23/07/2018 22:00

    Mirmbrema te gjithe. Une e kuptoj shume mire susksesin qe ka pasur Teuta per te sjell njerez ne Shqiperi. Me knokretisht ajo kishte mardhnie shume te mira me bashkshortet e shoqeve te saja sidomos ato qe ndodhen ne Tirane. Une shpresoj ajo ti vazhdoje keto mardhnie ne menyre qe te kemi sa me shuime visitor ne Shqiperi. Teuta te lutem mos harro shoqerine e vjeter.Ne gjithmone te kujtojme me mall mbremjet qe kaloje ne lokalet a periferise se Tiranes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?



×

Lajmi i fundit

Shefi i ushtrisë izraelite thotë se Izraeli do t’i përgjigjet sulmit të Iranit

Shefi i ushtrisë izraelite thotë se Izraeli do t’i përgjigjet sulmit të Iranit