Ekskluzive-I zhdukuri i Vlorës/ Prokuroria në gjurmët e Troqes, një i dyshuar në pranga

Zhdukja e Albano Xhaferit dhe Ervis Palla (Troqe) në Vlorë ka mobilizuar prokurorinë e Vlorës dhe atë të krimeve të Rënda, me synimin e vetëm për identifikimin dhe arrestimin e personave përgjegjës që kanë gisht në këto ngjarje kriminale të ndodhur në muajt qershor dhe korrik 2018. Në dobi të këtij hetimi është dhe dëshmia e një personi të penduar, i quajtur Gazmend Merkaj, i cili për rastin e zhdukjes së Albano Xhaferit, ka treguar në prokurori të dhëna konkrete dhe emra konkretë të botës së krimit në Vlorë.

Për të dyja ngjarjet, si për zhdukjen e Albano Xhaferit dhe zhdukjen e Ervis Palla (Troqe) tashmë janë dy prokurori në Vlorë dhe Tiranë që po kryejnë veprime hetimore paralele. Por teksa në çështjen e Albano Xhaferit hetimet kanë përparuar ndjeshëm, në çështjen e zhdukjes së shtetasit Ervis Palla (Troqe), është arritur të identifikohet dhe arrestohet një person. Troqe mësohet se është zhdukur pikërisht ditën kur familja e tij ishin përgatitur për të festuar ditëlindjen e nënës së tij.

“Shqiptarja.com” mëson se personi i ndaluar është i moshës rreth 33 vjeç, banues në Vlorë dhe quhet Besart Zharra. Ky i fundit është arrestuar në 2 tetor 2018, por për shkak të sekretit hetimor dhe sensivitetit të këtyre dy çeshtjeve, emri i tij nuk është bërë publik nga policia, deri në ditën e sotme kur “Shqiptarja.com”, po publikon të dhënat për arrestimin e këtij shtetasi. Zharra, njihet në Vlorë si person i arrestuar në vitin 2013 për akuzën e “Përkrahjes së autorit të krimit”, ndërkohë arrestimi i tij është kryer me urdhër të prokurorisë së Vlorës, për akuzën e “Rrëmbimit ose mbajtjes peng të personit” kryer kjo në bashkëpunim.

Për shkak të akuzës së ngritur, çështja më pas i ka kaluar prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila po ndjek në vijim veprimet hetimore ndaj personit të arrestuar Besart Zharra. Ky i fundit momentalisht është i dyshuari kryesor për zhdukjen në 17 korrik 2018 të Ervis Palla (Troqe), i cili kishte vetëm dy javë pasi ishte kthyer nga Belgjika. Ndërkohë mësohet se për zhdukjen e Troqes ka qënë i dyshuar dhe një person tjetër i quajtur Ines Hajrulla, person ky që pak kohë më parë i është vendosur tritol në makinë, ngjarje ku ai ka humbur njërën këmbë dhe më pas është arrestuar për “armëmbajtje pa lejë”.

Ervis Palla (Troqe), njihet si person problematik në Vlorë, ku kryesisht ishte identifikuar nga policia kriminale në trafikun e lëndëve narkotike, ku dhe është arrestuar në Itali dhe dënuar nga drejtësia e këtij shteti. Por teksa është kthyer në Vlorë, në 17 korrik 2018 ai është zhdukur pa lënë gjurmë dhe nuk dihet asgjë për vendodhjen e tij. Zhdukja e Ervis Palla (Troqe) është bërë vetëm një muaj pasi në Vlorë ka humbur gjurmët shoku i tij Albano Xhaferi. Policia dhe prokuroria kanë kërkuar të sekuestrojnë pamjet filmike të një kompleksi të njohur në Vlorë, të quajtur “Oslo”, por pamjet filmike të këtij kompleksi në datat 8 korrik deri në 23 korrik janë fshirë në mënyrë të qëllimshme duke mos raportuar asnjë filmim.    

VIDEO e rrëmbimit të Elvis Troqes më 17 Korrik 2018 në Vlorë

Besart Zharra, u tradhtua nga makina
Hetimet për zhdukjen e Ervis Palla (Troqe) kanë nisur për veprën penale të “Vrasjes më paramendim” dhe “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”. Nga pamjet filmike të administruara pranë Policisë Bashkiake Vlorë, është bërë e mundur dhe identifikimi i targës të automjeti “ Mercedes Benz”i në të cilin dyshohet se ka hipur Elvis Palla (Troqe), në 17 korrik 2018 ku ishte duke qëndruar në një kafene në Vlorë, nën shoqërinë e mikut të tij Emanuel Islamaj. Automjeti është i markës “Mercedez Benz Model E class” me ngjyre gri, me targa AA 730 JO.

Në këtë mjet dallohen dy persona dhe konkretisht drejtuesi i mjetit i cili ka të veshur një bluzë me mëngë të shkurtra me ngjyrë të bardhë, i cili dorën e majtë e ka në timon dhe në dorën e djathtë mban një telefon me ngjyrë të zezë, si dhe një person në vendin e pasagjerit i cili ka të veshur bluzë me ngjyrë të bardhë, karakteristika këto të ngjashme me mjetin dhe personat që u fiksuan te kamerat e market “Gama” në Vlorë, ku dhe ndodhi hipja në makinë e Troqes. Në vazhdimësi janë administruar pamje filmike në hyrje të “Lungo Mare”, tek vendi i quajtur Rrapi, vendi i quajtur “Kryqëzimi i shtatë pallateve”, tek hotel “Rexhina” si dhe tek Clab Itarus.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se mjeti ishte në pronësi të shtetasit Besart Zharra, i cili e kishte blerë makinën në 10 korrik 2018, tek një person tjetër në Vlorë. Referuar këqyrjes së Benzit, ka rezultuar se nuk janë gjendur gjurmë gishti të vlefshme për identifikim, por janë marë me cilësinë e provës me tampon steril, mbetje biologjike (Pështymë) në ambientet e brendshme te makinës si dhe janë marrë me cilësinë e provës materiale, tapeti i poshtëm i bagazhit, si dhe pjesë anësore e tij, për të cilat është kërkuar kryerja e ekspertimit biologjik dhe ADN-së. Lidhur me këtë çështje është marrë gjatë në pyetje i arrestuari Besart Zharra, i cili ka pohuar se makinën e ka për përdorim vetjak dhe nuk nuk ka asnjë njohje me shtetasin Ervis Palla (Troqe).

Në kompleksin “Oslo” u fshinë filmimet
Mbi bazën e dyshimeve se automjeti i lokalizuar ka shkuar në kompleksin “Oslo” në Vlorë, ku disponon disa pasuri një emër i njohur i botës së krimit në Vlorë, prokuroria ka sekuestruar pamjet filmike të këtij kompleksi. Nga verifikimi i DVR, rezulton se kjo pajisje rregjistrimi në memorien e saj ka të ruajtur pamjet filmike nga data 1 korrik 2018, deri në datë 7 korrik 2018 dhe nga data 23 korrik 2018 deri në datën 27 korrik 2018, datë ku është sekuestruar kjo DVR. Për këtë DVR nga ana prokurorisë është përpiluar vendim për kryerjen e ekspertimit të saj me qellim rikuperimin e të gjitha pamjeve filmike të ndodhura në memorien e saj. Për datat 8 deri në 22 korrik 2018 hardisqet ekzistuese të kësaj DVR, nuk raportojnë pamje filmike të ruajtura, duke ngritur dyshime të forta se në to ka pasur ndërhyrje dhe janë fshirë.

Zhdukja e Troqes në ditëlindjen e nënës
Nisur nga hetimet e filluara për zhdukjen e Elvis Palla (Troqe), janë kryer shumë veprime hetimore për identifikimin e vendndodhjes, lëvizjeve dhe konflikteve të mundshme të të zhdukurit. Në dobi të këtij hetimi është ripyetur Krenar Troqe, babai i (Troqe), i cili në deklarimin e tij veç të tjerave ka shpjeguar se:”…rreth orës 20:30 të datës 17 korrik 2018, pasi ka parë se djali nuk po kthehej dhe është shqetësuar ka shkuar tek “Bar Ini” ku ka kërkuar numrin e telefonit të pronarit që e di që e quajnë “Çone”, i cili rezulton të jetë Robert Hajrulla. Kamerierët e kanë marë në telefon “Çone-n”, ku Krenari ka komunikuar me të nëpërmjet telefonit dhe i ka thënë atij, që të fliste me djalin e tij Inin, që ti thoshte ta sillte djalin Elvisin, pasi kishte ditëlindjen e mamasë, atë mbrëmje.

“Çon-ja” i ka thënë se ai ishte në Tiranë, pasi ishte i operuar nga tëmthi dhe se djali i tij Ini ndodhej në shtëpi dhe shko atje se e gjen në shtëpi. Krenari më pas ka shkuar tëk shtëpia e Çones që ndodhet ngjitur me Gjykatën e Vlorës dhe është ngjitur për te banesa në katin e gjashtë, ku i ka rënë derës disa herë, por nuk i është përgjigjur njeri. Më pas ka ikur ka marë nipin e tij Fatjon Troqe dhe djalin e vogël Erald Troqe dhe ka filluar të kërkoj nëpër Vlorë dhe pasi nuk e ka gjetur Elvisin është paraqitur pranë Komisariatit të Policisë Vlorë, ku ka bërë kallëzim në lidhje me zhdukjen e djalit të tij. Gjithashtu Krenar Troqe, shpjegon se djali i tij Elvisi nuk ka asnjë konflikt, pasi e ka pyetur vazhdimisht dhe i ka thënë që nuk ka konflikte me asnjë person dhe se shtetasin Ini e njeh vetëm për fytyrë…”.

Largimi vetëm pesë minuta pasi erdhi babai
Lidhur me këtë hetim të komplikuar është marë në pyetje personi i fundit me të cilin ka konsumuar kafe i zhdukuri. Ky person quhet Emanuel Islamaj dhe ka treguar se rreth orës 18:00, ka dalë nga banesa me automjetin e tij dhe ka telefonuar Elvisin dhe e kanë lënë të takoheshin tek lagja afër shtëpisë së Elvisit, për të pirë kafe dhe pasi janë takuar, janë ulur ne lokal Bar “Havana” duke porositur vetëm Elvisi një kafe dhe një ujë, kurse Emanueli nuk ka marrë gjë. Pas 3-4 minutash Elvisi është çuar nga tavolina dhe i ka thënë Emanuelit që: “Do të takoj 2 minuta një shok”, ku sipas Emanuelit i është dukur sikur ka përmendur emrin “Ini” por për këtë Emanueli nuk është shumë i sigurt. Më pas Elvisi ka dalë tek rruga kryesore dhe Emanueli ka vënë re se Elvisi u takua me një person që nga ku ishte ulur ai, nuk ka fiksuar karakteristika të atij personi.Sipas Emanuelit, Elvisi ka shkuar dhe ka takuar drejtuesin e automjetit të markës “Mercedes Benz” me ngjyrë gri, targat nuk ja ka parë, ku sipas tij Elvisi ishte i njohur me personin, pasi u takuan me njëri-tjetrin dhe nuk e ka parë se nga iku, duke menduar se Elvisi do kthehej shpejt, pasi kishte lënë në tavolinë telefonin e tij dhe paketën me cigare. Pas 5 minutash që ishte larguar Elvisi në lokal ka shkuar babai i Elvisit, shtetasi Krenar Troqe, i cili është ulur me Emanuelin në tavolinë dhe e ka pyetur se ç’u bë Elvisi. Emanueli i ka shpjeguar Krenarit se ai është takuar me një person që sipas Elvisit e quanin “Ini”, por për këtë gjë Emanueli nuk ishte shumë i sigurt. Emanuel Islamaj, është pyetur nëse ka dijeni nëse Elvis Palla Troqe, ka pasur ndonjë mosmarrëveshje, konflikt me ndonjë person dhe se a e njihte shtetasin e quajtur “Ini”, por ai ka shpjeguar se në dijeninë e tij Elvisi nuk ka pasur ndonjë konflikt dhe nuk e njeh shtetasin e quajtur “Ini”.

Inez Hajrulla: Nuk e njoh Elvis Troqen
Nga ana e policisë në 18 korrik 2018, një ditë pas zhdukjes së Troqes, është shkuar në banesën e shtetasit Inez Hajrulla (Ini), ku ky shtetas është gjetur në banesë me paterica dhe me një këmbë. Ky shtetas është pyetur në lidhje me rrethanat e hetimit, ku ka shpjeguar se më datë 17 korrik 2018, ka qenë në banesën e tij dhe rreth orës 16:30 ka dalë nga banesa ku ka ardhur dhe e ka marë shtetasi Denis Karafili me automjetin “Golf 5” ngjyra e zezë dhe ka shkuar për të bërë fizioterapi, tek një klinik private në vendin e quajtur mbas “Market Conad”. Ka qëndruar në këtë vend deri në orën 18:30, ku më pas shtetasi Denis Karafili e ka marë dhe e ka sjellë përsëri në shtëpi dhe nuk ka dalë më nga banesa. Në lidhje me shtetasin Elvis Palla, ku ju tregua dhe fotografia, Inez Hajrulla, ka shpjeguar se nuk e njeh këtë person.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Labi: 25/10/2018 11:05

    Ore kush na qenga ky edison n vlore se nuk e njofin pasaj meqe ky qenga kaq gango e kaq vrasje ter keta djem nenash t fdekur nuk paskan vellezer apo fis kusherinje t ngrihej nje cun ti fus nje bresheri keti edison faqe djegurit

    Përgjigju
    • vlore: 29/10/2018 17:03

      po ik ti o dreq ku i njeh njerzit kta emra m lart po i drejtojn t gjith n vlore gjithashtu dhe policin njerzit po japin deklarat ne qytet tjeter sepse nuk dalin garant per mbrojtje nga kta persona me ndikim t lart ku urdherojn vrasje rembime dhe zhdukje duke bashkpunuar dhe policia dhe duke mos dal as nj llaf duke mbyll cdo goj me lek , presion apo me arme

  • Vlorë: 24/10/2018 23:02

    Te Kompleksi Oslo janë bërë gjith planet e vrasjeve dhe vrasjet në Vlorë e ne qytete të tjera. Gjith Vlora e di që aty mblidheshin Shullazër e mutër si puna e tij. Pse bëni sikur se dini o policia e Vlorës? apo keni frikë nga ata minjtë qe vrasin e mbëshihen, ku je o shtet bjeri në kokë në Vlorë se po e mer lumi e llumi përpara si qytet.

    Përgjigju
  • Xhaferi Simiten: 24/10/2018 21:31

    Ku eshte Oslo dhe ku eshte Rrapi o prokuroria e Vlores, apo bjeri ti bijem. Njeh nje person dhe quhesh bashkepuntor, kur politikanet dalin foto me kokat e trafikut dhe thone kemi miqesi familjare, ka marre tendera tek zona ime elektorale por nuk e di. Futini njerezit ne hakmarrje qorre futini se keshtu mbushni statistikat dhe pastaj paguajme ne nga taksat tona ditet e burgut te bera kot. Keni deshmine e Merkajt, keni makinen e lare, keni benzin e gjetur me njolla gjaku, perse nuk i arestoni ata persona? Apo nuk ka prova?

    Përgjigju
    • Vlonjati: 24/10/2018 21:53

      Se nuk njeh rapin apo kompleksin oslo kjo nuk do te thot qe ata jane te pafajshem ... kete gje e di gjith vlora kush jan ata ...per tu habitur eshte fakti pse nuk po arestohen ...

  • Vlonjati: 24/10/2018 21:17

    Nuk e kuptoj pse nga gjith ai aksion i policis ne bashkpunim me prokurorin nuk bene asnje arestim ne vlore ,ku vlora nderkoh eshte nje nga qytetet me krimin me te larte ne vend ...kaq frik e kane kete edisonin ky shtet sa nuk ju mjafton dhe i penduari qe ka fol me emra dhe mbiemra??!!te gjitha vrasjet e pazbardhura ne vlore kane nje dore dhe ai esht edison faqedjeguri me larot qe mban nga mbas...ky ini mir pa kemb qe ngeli po akoma si la keto gjera pse nuk t vran te te shuanin fare t shpetonte vlora .... si ka mundesi qe i gjith qyteti e di qe edisoni e ka bere kete gje dhe shume t tjera dhe policia ben sikur nuk e di ??? Kush me thot dot mua qe nuk e dim per krimet e tyre qofte nga policia qoft nga prokuroria ???

    Përgjigju
  • Eri: 24/10/2018 17:54

    Prokuroria te hetoj me imtesi dhe me serjozitet se eshte ne rugen e duhur nuk kan dal kot keta emra qe jan te gjith kontigjent kriminal dhe ato kamerat te kompleksi nuk jan fshir kot ,hetoni se jeni afer atyre qe i kan vrar djemt e nenave

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin