Gjykata Kushtetuese ka vendosur të pranojë shqyrtimin e kërkesës së Partisë Republikane, në seancë plenare, për lejimin e mitingjeve elektorale dhe të gjitha llojet e grumbullimeve të njerëzve, të ndaluara nga qeveria për shkak të pandemisë COVID-19. Partia Republikane me në krye Fatmir Mediun depozitoi në 4 dhjetor 2020 një padi në Gjykatën Kushtetuese, duke kërkuar rrëzimin dhe shfuqizimin e urdhrit të ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliut, të datës 17 nëntor 2019, që ndalon grumbullime me shumë se 10 persona, tubimet, mbledhjet partiake, ceremonitë martesore etj.
Shqiptarja.com mëson nga burime të sigurta se Gjykata Kushtetuese ka marrë një vendim paraprak ditët e fundit në dhomë këshillimi, me një trupë prej tre anëtarësh, për të shqyrtuar këtë kërkesë në seancë plenare. Me këtë vendim paraprak, 7 anëtarët e Gjykatës Kushtetuese do të mblidhen për të vendosur, për konfirmimin ose rrëzimin e urdhrit të autoriteteve shëndetësore për ndalimin e grumbullimeve. Për të marrë një vendim përfundimtar për këtë çështje, Kushtetueses i duhen disa muaj, pra përtej zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.
Por, sipas ligjit, Gjykata Kushtetuese, kryesisht ose me kërkesë të palës paditëse, kur vlerëson se zbatimi i ligjit ose i aktit mund të sjellë pasoja që prekin interesa shtetërorë, shoqërorë ose të individëve sipas rastit, urdhëron pezullimin e ligjit ose të aktit deri në një vendim përfundimtar. Sipas Fatmir Mediu “vendimi për ndalimin e aktiviteteve politike bie ndesh me Kushtetutën, krijon pabarazi politike në një kohë që jemi në proces zgjedhor. Partive politike u mohohet kjo e drejtë dhe më problematike është mungesa e barazisë”.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
18.9%
-
Jo
72.4%
-
Nuk e di
8.6%
Vota total: 2206
Lajme të tjera
-
Reforma zgjedhore, të vegjlit propozime për ‘Grupin e Dialogut’! Duka: Më pak zona zgjedhore! Mediu: Primarja, rikthimi i koalicioneve
12 Prill, 16:08
-
Mero Baze: Përse Fatmir Mediu sillet si i bezdisur nga drejtësia
9 Prill, 22:49
-
Prapaskena e Gërdecit/ Qeveria Berisha favorizoi miqtë e Shkëlzenit, i shiti fishekë për demontim me çmime qesharake! Shteti humbi mbi 8.6 mln $
9 Prill, 13:26
-
Masakra e Gërdecit, GJKKO administron dëshminë që ish shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Luan Hoxha dha në 2009, Mediu kundër
9 Prill, 10:50
-
Vakanca në ushtri, ‘Ligjet’ ok draftit për rekrutimin! Mediu pro: Ndihmon në këtë situatë! Bardhi akuza: Kriteri për karrierë në FA, korrupsioni
8 Prill, 12:05
-
Mandati i Olta Xhaçkës të enjten në seancë! Parlamenti voton nëse do e dërgojë në 'Kushtetuese', Bardhi: Puç institucional
8 Prill, 07:49
-
‘Shqipëria 15 vjet në NATO, Gjenerali Jones: Ballkani i ekspozuar ndaj forcave malinje! Petreaus: Rusia kërkon destabilitet
2 Prill, 17:35
-
Krerët e institucioneve të drejtësisë shqiptare në SHBA, zbardhen takimet
29 Mars, 22:24
-
Nga mandati i Xhaçkës te kritikat e opozitës, Zaçaj: Nuk i takon politikës të vendosë se si të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese
29 Mars, 19:00
-
'Me floririn e Krrabës ka minierë në Kongo', avokat Beqiri për Ilir Metën: Me akrobacitë majë shtyllës do të thotë se jam i sëmurë psiqik
28 Mars, 19:32
-
Gjyqtarja që u kërcënua nga Shullazi dhe rihapi dosjen e masakrës së Gërdecit vlerësohet nga ambasada amerikane! Saida Dollani: Ligji i barabartë për të gjithë
28 Mars, 11:08
-
Masakra e Gërdecit, Mihal Delijorgji shkon në gjyq por s'pranon të dëshmojë! SPAK kërkon shoqërimin me detyrim të ish-specialistit në Ministrinë e Mbrojtjes
27 Mars, 09:41
Doli ky dobici..
PërgjigjuParti tjeter edhe do e kuptoja, por Mediu nuk ka njerez, as anetare. Ky 9 vete nuk mblidhte dot para 4 vjetesh.
PërgjigjuSa i zgjuar qe eshte Fatmir GERDECI......
PërgjigjuO bekim o karri im po ke haruar ti që fatmir jevgjit mediu është kriminel e i ka duart me xhak apo ti duhet të jesh idjot e qorr që nuk e njef këtë hor jevgjitin fatmir kriminel medoun o bekim me tru si miu.
Përgjigjunje bravo e madhe. ne vend qe te ishte edi rama ai qe do hapte jeten, ti jepte buzeqeshjen e munguar rinise dhe bizneseve te demtuara behet opozita faktor nepermjet gjykates kushtetuese. Sigurisht qe gjykata do ta pezulloje se keto ligje shkojne pertej te drejtave te njeriut, dhe gjobat e vena nga ky jane nul sepse cdo gjykate nuk del dot mbi karten e te drejtave te njeriut qe eshte kushtetuta e njerezimit. edhe njehere bravo opozita me kete levizje kaq te zgjuar dhe te drejte.
PërgjigjuAshtu mendon ti mo idiot . Te vdesin njerezit me covid se do dalesh te kercesh ti. Ne cdo vend ka kufizime. Shko dhe merr ilace
Gjykata Kushtetuese duhet te shqyrtoj ne Seance Plenare dhe ceremonine mortore te vrasesit Fatmir Mediu.
PërgjigjuUne mendoj se Fatmir Gerdeci do ta hape fushaten per zgjedhjet humbese me nje pogonishte ku ne krye te valles do jete Mehdi gerdeci pastaj gjatoshja dymetroshe Kajda gjoshe , pastaj e treta Myrvete pazaj ish drejtoresha e fameshme e Mehdiut.
Përgjigju