Ekskluzive-Masakra në Bllok/ Komandoja Bilo nga arratia tregon se ku hodhi pistoletën

Marviol Bilo, komandoja që dyshohet se ka qëlluar për vdekje Fabiol Gaxhan dhe ka plagosur rëndë Elion Haton dhe Ervis Martinaj, ka shumë gjasa që të vetëdorëzohet në policinë e Tiranës. “Shqiptarja.com” mëson se nga Bilo nga arratia ka kontraktuar një avokat dhe është pikërisht ky person që po negocion me prokurorinë, për të realizuar vetëdorëzimin e komandos, që shkaktoi masakrën në zonën e bllokut në Tiranë.

Në disa memo, të dërguara në prokurori nga avokati i Bilos, pretendohet se Marviol Bilo ditën e ngjarjes nuk ka pasur asnjë armë me vete, por pistoletën pretendohet se ja ka marrë Redi Popeskut, i cili e dispononte me leje nga organet e Policisë. Pikërisht në këto memo të dërguara në prokurori, pretendohet se Bilo pas ngjarjes është larguar drejt godinës së Kuvendit, më pas ka hyrë në një rrugicë që të nxjerrë tek ambasada Kosovare dhe më pas ka hyrë në rrugën pranë Gjykatës Kushtetuese, duke kapërcyer bulevardin Dëshmorët e Kombit, dhe pasi ka shkuar tek zona e Piramidës, diku afër ish-bar Mumja, pranë disa pemëve dekorative të lulishtes, ka hedhur armën, me të cilën ka qëlluar.

Sipas burimeve të prokurorisë së Tiranës ky intenerar i përshkuar nga Marviol Bilo, është vërtetuar dhe nga sekuestrimi i pamjeve filmike të Bashkisë së Tiranës dhe disa bizneseve të zonës, që kanë kapur momentin e largimit të komandos Bilo, pas kryerjes së krimit. Në dobi të këtij hetimi dhe me shpresën për të gjetur armën, ditën e diel, është realizuar një kontroll i imtësishëm i territorit, Bilo pretendon se ka hedhur armën me lejë që e zotëronte Redi Popesku.

Merviol Bilo

Kontrolli është realizuar natën, dhe nga sa mësohet në këtë kontroll të terrenit, kanë asistuar nga afër Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe kryeprokurorja e Tiranës Elisabeta Imeraj. Për disa orë është realizuar kqyrja e gjithë terenit në zonën e Piramidës me shpresën e gjetjes së armës, por pa rezultat. Sipas burimeve, është pikërisht kjo armë, që i përket Redi Popeskut të cilën ai e disponon me lejë.

Policia dhe prokuroria kanë kërkuar që këtë armë Popesku ta dorëzojë, por ky i fundit ka pretenduar se nuk po e gjente dot dhe për pasojë mësohet të ketë bërë kallëzim për humbjen e saj. Dyshohet se pistoleta që Bilo ka kryer vrasjen e Gaxhas dhe plagosjen e Hatos e Martinit, të jetë e Redi Popeskut, i cili me sa duket e ka pasur me vete ditën e ngjarjes.

Nuk dihet ende se në çfarë rrethana ka rënë në dorë të komandos Bilo kjo armë, pasi vetë ky i fundit nëpërmjet avokatit të tij, ka pretenduar se ditën e ngjarjes në lokal ka qënë i pa armatosur. Për përplasjen me armë në ish-Bllok, policia deri më tani ka arrestuar, Redi Popeskun, Ervis Martinajn, Geldo Hotin dhe Eljon Haton, ndërkohë që në kërkim mbeten komando Mervjol Bilo, Ervin Mata dhe Fabjol Alushi. Më 4 tetor në një lokal në zonën e ish-Bllokut ka ndodhur një shkëmbim zjarresh ku Fabiol Gaxha ka humbur jetën, ndërsa Ervis Martinaj dhe Elion Hato janë plagosur.

Të përfshirë në ngjarja kanë qënë edhe Redi Popesku, Mervjol Bilo, Ervin Mata, Elvana Gjata dhe Fabjol Alushin. Ndërkohë, të përfshirë në këtë ngjarje ishin edhe Redi Poposku, pronar i lokalit ku ndodhi vrasja në Bllok, komandoja Mervjol Bilo, Ervin Mata, Fabjol Alushin si dhe këngëtarja e njohur Elvana Gjata.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ervisi: 24/10/2018 16:20

    Pushka top o Merviol. Ta kishe cuar deri ne fund, nje dhurate te madhe do ti beje Tiranes se ishte kthyer si qen i eger rrugeve, slinte njeri pa kafshuar

    Përgjigju
  • LORA: 24/10/2018 12:39

    Mbeshtes vetmbrojtjen e komandos Marviol Bilo.

    Përgjigju
  • albania: 24/10/2018 09:38

    ty te lumt dora o shok se hoqe qafe ca bajga qe po kthenin bandat e 1997 ne tiran po ishalla ke shoqeri te mire e te rrin afer respekte per ty duet tu kishte ngel te tjer njerzvre ne dor jo juve

    Përgjigju
  • Faik bajg vlonjati, pula myzeqare kokërrjepur: 24/10/2018 08:27

    Hahahahahaha!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Sulmi në Moskë, Ankaraja: ISIS-K u ndihmua nga shërbimet sekrete

Sulmi në Moskë, Ankaraja: ISIS-K u ndihmua nga shërbimet sekrete