Ekskluzive-Negociatat me BE/ Franca, Gjermania dhe Italia 'shpëtojnë' Shqipërinë në Luksemburg

Në ora 12.45 dje Shqipëria rrezikoi të pësonte disfatën më të madhe politike të saj në fushën ndërkombëtare. Kjo ndodhi në Luksemburg, ku po zhvillohej mbledhja e ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian në takimin e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme, ku, ndër të tjera, duhet të vendosnin nëse do të hapen negociatat më Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Një burim diplomatik i tregoi Shqiptarja.com prapaskenën. Në orën 12.45 ishte ministri i Jashtëm i Finlandës, vend që mban Presidencën e radhës të Bashkimit Evropian, ai që lëshoi bombën.

Në një sallë, në të cilën nuk po arrihej të gjendej një qëndrim unanim, Finlanda propozoi të ashtuquajturin “decoupling”: praktikisht, një ‘Po’ për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe një shtyrje tjetër për Shqipërinë. Propozimi finlandez nuk ishte një ide e thjeshtë, e hedhur në tryezën e negociatave, por u kthye në një dokument të vërtetë, që nisi të qarkullojë ndër ministrat e 28 vendeve. Shumë shpejt, u bënë 12 vende, mes të cilëve më aktivët ishin Danimarka dhe Spanja, që treguan se ishin dakord. Ky “decoupling” në fakt kënaqte jo vetëm ato pak vende me të vërtetë armiqësorë ndaj Shqipërisë, si Holanda, por edhe ato vende të tjerë, thjesht skeptikë, që duan t’i jepet më shumë kohë Shqipërisë për të plotësuar reformat, por që nuk duan në të njëjtën kohë të penalizojnë Maqedoninë e Veriut.

Kundërshtimi
Kur filloi të qarkullonte dokumenti, Italia ishte e para që reagoi, duke iu kundërvënë hapur kësaj zgjidhjeje, e cila do të kishte dëmtuar politikisht Shqipërinë. Menjëherë, edhe Franca e kuptoi se ç’po ndodhte dhe kundërshtoi prerazi. Në fakt, presidenti Macron ka siguruar edhe kryeministrin kryeministrin Edi Rama se ishte kundër “decoupling”-ut, ndërkohë që shpalli “veton” e tij në mënyrë të njejtë, si për Shqipërinë, ashtu edhe për Maqedoninë e Veriut. Shtyrja franceze në fakt nuk ka të bëjë me gjendjen e reformave të të dy vendeve, por ka të bëjë në përgjithësi me një skepticizëm mbi të gjithë politikën e zgjerimit evropian.

Franca do që të vendoset një metodologji e re në procesin e zgjerimit, duke e bërë këtë proces më shumë gradual dhe të kthyeshëm, që do të thotë se, kur të mbyllen kapitujt e caktuar negociatorë, ato mund të hapen, nëse shteti kandidat nuk vazhdon progresin. Franca do që Komisioni Evropian të dalë në pranverë me një propozim konkret për këtë e pastaj, diku në verë, të mund të merret vendimi për nisjen e negociatave. Kundërshtimi francez dhe italian ndaj dokumentit finlandez gjeti më pas konfirmim në ndërhyrjen e Gjermanisë, e cila shtoi edhe Jo-në e saj të fuqishme ndaj idesë së “decoupling”-ut.

Qëndrimi
Pasi dështoi në këtë mënyrë “plani finlandez” dhe duke mos gjetur asnjë konsensus tjetër, shtetet anëtare të Bashkimit Evropian e kanë lënë këtë temë për mbledhjen tjetër, që zhvillohet te enjten dhe te premten. Presidenca finlandeze e BE-së ka dalë me deklaratën se, “duke pasur parasysh diskutimet në Këshill, Presidenca merr në dijeni se Këshilli do t'i kthehet kësaj çështjeje pas mbledhjes së Këshillit Evropian”. Në procesin e zgjerimit vendimet në Bashkimin Evropian miratohen me konsensus dhe, përderisa të ketë vende që nuk pajtohen, vendimi nuk mund të merret. Diplomatët e BE-së më pas kanë pranuar se dallimet mes shteteve anëtare janë aq të thella, saqë nuk besojnë në ndonjë vendim të shpejtë pozitiv.

Samiti i BE-së në fund të javës ka një agjendë të ngjeshur dhe disa shtete nuk janë të lumtura që në të diskutohet edhe për zgjerimin. Por, presidenti i Këshillit Evropian Tusk është i mendimit se zgjerimi ka rëndësi të madhe për stabilitetin e rajonit dhe më gjerë. Për momentin, 99% negociatat nuk do të hapen, as për Shqipërinë dhe as për Maqedoninë e Veriut, me përjashtim të rastit që një zhvillim i krizës politiko-ushtarake në Siri me Turqinë do t’i sugjeronte presidentit Macron një ndryshim të papritur të qëndrimit.

Ndërkohë që në Sirinë lindore kurdët bombardohen nga Turqia, në fakt, militantët e ISIS-it po arratisen nga burgjet dhe po riorganizohen. Ndoshta një kërcënim i ri terrorist në portat e Bashkimit Evropian do ta shtynte Francën që të mbështetë vende si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, të cilat do të mund të ndihmonin shumë për të bllokuar një fluks të ri terroristësh drejt vendeve të Evropës, duke filluar pikërisht nga Franca.

d.ba./G.M./Shqiptarja.com
Komento

Komente

  • redi: 16/10/2019 20:52

    Si gjithmone francezet kundra .Dhe zonja ambasadore deklaron se jemi miq te vjeter. Si cpo shihet mos eshte me mire larg BE .Me e mira si shtet NATOS dhe mos i lusni bythen atyre shteteve qe jane kundra . Me Hollanden maredheniet te shkojne ne nivel konsullate dhe jo ambasade se kane qendrim sustematik kundra shqiperise

    Përgjigju
  • taku: 16/10/2019 10:53

    o Makron o motershkerdhyer hapi ato negociata se kemi per ta qire francen ne bythe

    Përgjigju
    • Leli: 24/10/2019 16:27

      Me kete fjalor padyshim qe e keni garantuar vendin ne Europe! Abababa! Turp t'iu vije! Mesoni njehere te flisni, pastaj kerkoni te drejten ore ndyracake njerez! Njerez te peshtire me goje e fjalor te peshtire.

    • Mario: 16/10/2019 18:39

      Hahaha i madh je

  • Andi: 16/10/2019 10:26

    Evropa vepron keshtu sepse ne nuk jemi te afte te zhvillohemi vete dhe te krijojme mireqenie brenda vendit dhe nje shtet te drejte. Ne e Duam perspektiven Evropiane sepse eshte e vetmja rruge qe ti behet presion ketyre politikaneve te korruptuar dhe te papergjegjshem qe kemi te ndermarrin disa reforma per te miren e popullit, jo per te vjedhur, se ate e kane merak vete ata. Por po ta shohesh me syte e evropianeve rremujen dhe sherret shqiptare, te vjen te mendosh se kane nje fare te drejte. Do te donim ne te fusnim brenda shtepise sone sherre shtese dhe politikane / pjestare familjeje te papergjegjshem?!?!

    Përgjigju
    • Fredi: 16/10/2019 13:30

      Fiks !

  • Artur: 16/10/2019 09:30

    Ahahahahah Macron o Macron na dole politikeberes i madh. Bravo te qofte qe fruhesh si gjel (francez) me shqiperine dhe maqedonine. Se cfare kishe per te futur brenda Be qe te interesonte i keni futur ju francezes dhe me piken e dobet qe keni ne ballkan (masakrus civilesh) serbine i keni hapur negociatat. O Macron, bravo te qofte o Macron. Mos harro qe ke votues ne france qe jane me orgjine shqiptare.

    Përgjigju
  • Kafsha: 16/10/2019 09:05

    Mos e ulni hundën përpara këtyre . Nuk na intereson BE-ja. Bëni shtet duke i dhënë popullit mirqënie dhe kur të kujtohet BE-ja, thojini që nuk jemi akoma gati.

    Përgjigju
    • Vlore: 16/10/2019 17:01

      Kjo është shumë e saktë, por problemi qëndron te politikanët tanë, sepse Europa është e vetmja mënyrë që këta të ndalojnë babëzinë e tyre. Sa për mirëqënie, po të duan këta "baballarët e kombit" brenda një 5 vjeçari ne ua kalojmë për mirëqenie shumë shteteve të Europës. Por... Ka gjithmonë një por.

    • Titi: 16/10/2019 16:27

      Shum sakte

  • O hajdar: 16/10/2019 09:05

    O kok pa lar me 2 klas shkoll rri urt o M*ti MADH. SE U APROVUA.

    Përgjigju
  • TËMJERËT: 16/10/2019 09:04

    Mbështes plotësisht dudin ka shum të drejt. Filanfmdezët verdhacukët që sjan as për grat e tyre na poshtrojn si Franca , Hollanda shtet droge e shtet lulesh na poshtrojn na demigrojn se jemi ne FAJTOR për jetën ton I MADHI Z O T i ka dhën Shqipris të gjitha klimën, minerale , karburant, tokën e përsosur që mund të jetojm si mbretër e ktyre plerave evropjane që flen me vajzat e tyre njerëz të degraduar tju tregojm venin. Shikoni Makronin i martuar me gjyshen e tij e çfar të presësh nga një bur leshi i till. Z O T I E BEKOFT SHQIPRIN.

    Përgjigju
  • dita: 16/10/2019 08:59

    jemi musliman ne shumice prandaj nuk na duan nuk ka lidhje ...

    Përgjigju
    • Labi: 16/10/2019 18:29

      Ne jemi mysliman qe pim raki neper gezime.qe nuk vishemi si arab.jemi mysliman qe martohen me ortodoks e katolik.jemi mysliman qe para fes kemi kombin.shef noi lidhje tani tonen me myslimanet se un nuk shof fare.sdun thjesht se sduan te ken nje rumani e bullgari tjeter ne be qe vetem marrin fonde e thjesht fare.lene fen ne hesap te vet o dita

  • durresi: 16/10/2019 08:32

    franca b*thziftet e europes ptu fare e keqe nk e duam me europen, kte europ kurv qe na ndahu trevat na ka zhvat ptu fare e keqe me gjith politikanet tone pa perjashtim.

    Përgjigju
  • dudi: 16/10/2019 07:42

    lemoshe..., jemi kantandisur, si komb/popull/komunitet gjitaresh, si mos me keq pa asnje vlere shoqerore!-mir qe skemi humbur Burrlerine ne parlament/kudo, vrasim/vjedhim akoma per qejf, dhe femerine ne semafor!

    Përgjigju
    • Likja: 16/10/2019 18:52

      Kunder ofendimeve e sharjeve mund te mbrohesh....por nga meshira nuk mbrohesh dot!

    • Arbëri: 16/10/2019 09:02

      Përshkrim me vend, mjerisht !

    • Dashi: 16/10/2019 08:07

      Dudi ke te drejte qe thua jemi katandisur per lemoshe por nga ana tjeter atyre qe u kerkojme lemoshe jane po ata qe na kane syrgjynosur gjate shekujve. Kane marre vendime ne kurrizin tone dhe tani na tregojne vendin, se majmuni majmun mbetet