Ekskluzive-Prapaskenat/ Kryegjyqtarja e Durrësit Joana Qeleshi dha dorëheqjen pasi vettingu i kërkoi të justifikonte pasurinë

Ekskluzive-Prapaskenat/ Kryegjyqtarja e Durrësit Joana Qeleshi dha dorëheqjen pasi vettingu i kërkoi të justifikonte pasurinë

Kryegjyqtarja e Durrësit Joana Qeleshi dhe vendimi i KPK-së për ndërprerjen e vettingut

Kryetarja e Gjykatës së Durrësit, Joana Qeleshi, e cila përmes një vendimi të shumëdebatuar i njohu një të moshuari 45 mijë m2 tokë shtetërore në Gjirin e Lalzit, ka dhënë dorëheqjen pasi është njoftuar nga Komisioni i Vetingut për të provuar të kundërtën e rezultateve të hetimit rreth ligjshmërisë së pasurisë. Report Tv zbulon prapaskenat e vetëlargimit të kryegjyqtares nga drejtësia (para se të përballjen me Vetingun), e njohur për vendimin e saj për pronat në Gjirin e Lalzit, vendim i cili konsiderohet si molla e sherrit mes qeverisë, segmenteve të krimit në Durrës dhe biznesmenit libanez Fadi Mitri, i cili erdhi për të investuar në këtë pronë, po u largua me barelë nga Shqipëria.

Në datën 14 tetor 2019, trupi gjykues i përbërë nga Genta Tafa (Bungo), Pamela Qirko dhe Etleda Çiftja, në prani të vëzhguesit ndërkombëtar Hans Kijlstra, ka vendosur të mbyllë hetimin kryesisht për Joana Qeleshin për pasurinë dhe pastërtinë e figurës, dhe të njoftojë gjyqtaren se ka barrën e provës për të provuar të kundërtën e rezultateve të hetimit. Joana Qeleshi është njohur me dosjen e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, e cila përmbante rezultat e hetimit që kishte nisur që në 15 mars të vitit 2018.

Katër ditë më pas, pra në 18 tetor 2018, kryegjyqtarja e Durrësit ka deklaruar  se “u njoh dhe mori të gjithë dokumentacionin e kërkuar në CD dhe/apo në formë shkresore (fotokopje) sipas kërkesës së saj; nuk ka asnjë vërejtje në lidhje me dokumentacionin e tërhequr në Komision; dhe ky dokumentacion është konform me dokumentacionin e dosjeve që i është vënë në dispozicion sipas inventarit përkatës bashkëlidhur kësaj deklarate”.

Në një kohë kur KPK i kishte lënë kohë gjyqtares për të paraqitur shpjegime apo prova me shkrim në lidhje me rezultatet e hetimit, jo më vonë se data 29 tetor 2019, befas Komisioni i Vetingut njoftohet me datën 24 tetor 2019 nga Këshilli i Lartë Gjyqësor se ka vendosur të miratojë kërkesën për dorëheqje të znj. Joana Qeleshi, duke deklaruar mbarimin e statusit të subjekti të rivlerësimit si magjistratë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ky vendim hedh poshtë edhe pretendimin e gjyqtares se ka dhënë dorëheqjen për t’iu përkushtuar sektorit privat. Vendimet e mësipërme konfirmojnë se pas dorëheqjes së saj fshihet ngushtimi i ‘lakut’ të Vetingut.

Ndërkaq, pas njoftimit të KLGJ për vendimin e pranimit të dorëheqjen, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, organi bazë i Vetingut, me datë 6 nëntor 2019, ka vendosur të ndërpresë procesin e Vetingut për Joana Qleshin si dhe të ndalojë emërimin e saj në drejtësi për 15 vjet. “Trupi gjykues i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, mbështetur në nenin G të Aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ligjin nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, si dhe vendimin nr. 78, datë

12.12.2017, të Gjykatës Kushtetuese, vendosi: Të deklarojë ndërprerjen e procesit të rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit, znj. Joana Qeleshi, me funksion kryetare/gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës. 2. Ndalimin e emërimit të znj. Joana Qeleshi si gjyqtare ose prokurore e çdo niveli, anëtare e Këshillit të Lartë Gjyqësor ose e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektore e Lartë e Drejtësisë ose Prokurore e Përgjithshme, për një periudhë 15-vjeçare”.

Po cila është pasuria e Joana Qeleshit, e cila ka qenë objekt hetimit? Më parë Report Tv ka zbardhur ekskluzivisht pasurinë e plotë të deklaruar. Gjatë viti 2010, kur ka nisur punë në Gjykatën e Tiranës, Qeleshi deklaron një makinë Mercedez Benz, modeli CLS 320 CDI, dhuratë nga babai, me vlerë 3 000 000 lekë ose 27 mijë USD. Po gjatë vitit 2010, deklaron apartament me sipërfaqe 128 m2, me vlerë 108 800 euro, burimi ‘kursime familjare’, 10 mijë euro kursime cash si dhe përfitimin 500 eurove çdo muaj bashkë me vëllain, që nga viti 2002, të qirasë së një apartamenti 2+1. Pronarë të kësaj banese janë gjyshërit, por sipas saj, gjyshëria ua kanë dhënë paratë e qirasë Joana Qeleshit dhe vëllait të saj.

Ndërkaq, në vitin 2014, Joana Qeleshi deklaron 3 mijë euro dhuratë nga nëna dhe 2 500 euro dhuratë nga gjyshja. Gjatë këtij viti, kryegjyqtarja e dorëhequr deklaron blerjen e një apartamenti në Tiranë, me sipërfaqe 52 m2 dhe me vlerë 65 mijë euro. Si burim deklaron një kredi 63 mijë euro kredi dhe 2 mijë euro kursime. Edhe në vitin 2015, Joana Qeleshi deklaron 1 mijë euro dhuratë nga nëna. Kryegjyqtarja e Durrësit deklaron edhe një pagesë për ekspertizën e dhënë gjatë muajve prill-dhjetor 2016 në grupin e punës për harrimin e projektligjit për ndryshimet e Kodit të Procedurës Penale, si pjesë e Reformës në Drejtësi.

(Kliko këtu për të lexuar vendimin e plotë të KPK për ndërprerjen e vettingut)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • MINUSHE: 11/11/2019 10:42

    nuk do kete drejtesi nese jep doreheqjen dhe I shpeton vetingut dhe jeto rehat pa te hyre gjemb ne kembe, shijo leket qe ke "vjedhur".,, Mund te ma sqaroje njeri kete... gje.....

    Përgjigju
    • My way....: 11/11/2019 12:02

      Perpara se Te shqetesohemi per Joana Qeleshin, I japim dot pergjigje ketyre pyetjeve? Kush e beri vettingun e trupes gjykyese te KPK? Kush e beri vettingun e trupes gjykyese te KPA? Kush e beri vettingun e Komisionereve Publike? Cili eshte organi monitorues qe gjykon mbi standartet e dyfishta te vettingut per gjyqtare te ndryshem? Kush po e kontrollon KED dhe eshte kryer me te njejtat kritere vettingu per drejtuesit e KED , Ashtu Si Po kryhet per te tjeret? Kush po investigon mbi baterdine e tokave ne Jug, perpara se Te shkojme Tek Gjiri I Lalzit? Ka dhe Te tjera pyetje , Shume Te tjera, Por perpara se te gjykojme/paragjykojme duhet te ndjekim te njejtat standarte. Mjaft u morem me Joana Qeleshin, ka dinozaure ne sistemin e drejtesise qe kane dribluar Nga pushteti ne pushtet dhe e kane bere drejtesine nje padrejtesi te madhe.

    • free: 11/11/2019 11:45

      vetingu eshte faza e pare kush te tha qe sdo kete gjykim per pasurite e pa justifikuara

  • Bukur: 09/11/2019 13:59

    Cfare familje kursimtaresh! Po dhe farefisi sa i lidhur, ka lezet. Vettingu po kthehet ne amnisti nga momenti qe largohesh me "deshire".

    Përgjigju
  • Arrestojeni: 09/11/2019 13:43

    Kollaj te besh milionat e te fusesh njeres ne hasmeri e pastaj te japesh dorheqjen. Duhet sekuestrim i te gjitha pasurive dhe burg

    Përgjigju
  • FATMIRI: 09/11/2019 13:06

    KJO RRUSPIA NJE PARFUM I BLINTE 300 € PSE SE ARRESTOJN RRUSPINE

    Përgjigju
    • luli: 11/11/2019 09:27

      o fatmir, mos shaJ hajdutet o trim, se populli idiot i mbron me fanatizem keta rrugecer te drejtesise shqiptare !!!

    • u.n.d.r: 09/11/2019 15:31

      Cfare ke more fatkeq? Te mori gje parate ty? Lerini Keto muhabete me mendesi komuniste me sfondo te frontit demokratik. Ke punuar gje ne frontin e lagjes?

  • Illi: 09/11/2019 12:37

    Po me keta, qe jane ende aq te zgjuar sa te terhiqen, kush do te merret?!?!

    Përgjigju
  • Pik Pytja: 09/11/2019 12:30

    Po cfar pune i kan ber prindrit? Po gjyshja cfar pune ben? Vetem Joanen ka mbes?

    Përgjigju
    • u.n.y.t.: 09/11/2019 19:14

      Nuk ja vlen te merremi me familjaret e njerezve. Nese do ndiqnim kete standart, Shume politikane duhet te ishin ne shtepi per shkak te familjareve, vellezerve apo te motrave. Joana QELESHI ka punuar Vetem nje vit ne nje studio ligjore, Por CV e saj eshte e pasur me Shume kualifikime te cilat Nuk I ka arritur Duke qene mikesha apo e njohura e dikujt. Le te jemi objektive dhe te mos humbasim pas komenteve dashakeqe.

    • Pile Pergjigja: 09/11/2019 17:14

      I ati ish prokuror Arben Qeleshi ka futur ne burg F.Nanon. Pas kesaj u be avokat dhe nxirrte nga burgu tipa si Dajti. Nderkohe vajza sapo mbaron shkollen punon te zyra e trustit Argita Berisha. Pas nderrimit te pushtetit shpejt e shpejt Nishani i Berishajve e con zogen Kryetare te Gjykates se Durresit. Mire qe ka gjyshen qe i jep ndonje leke qeraje

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale