Ekskluzive/ Kështu Berisha dhe Nishani këmbëngulën për të emëruar gjyqtarin e dënuar Thanza

Ish-kryeministri Sali Berisha, ish-presidenti Bujar Nishani dhe ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli kanë një rol vendimtar në emërimin e Admir Thanzës si anëtar i Gjykatës së Lartë, sot në prag të shkarkimit për shkak të lidhjeve me krimin, vjedhjes dhe dënimit në Itali, fshehjes, deklarimit të rremë dhe mosjustifikimit të pasurisë.

Në pranverën e vitit 2013, pak para se të largohej nga pushteti, Sali Berisha nxitoi për të blinduar Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese me njerëzit e tij, me qëllim që t’i shërbenin pas daljes në opozitë. Admir Thanza ishte një nga këto emërime. Thanza u propozua nga presidenti i atëhershëm, Bujar Nishani, si kandidat për anëtar në Gjykatën e Lartë.

“Në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 136, pika 1 të Kushtetutës së Shqipërisë, dekretoj Z. Admir Thanza, emërohet  anëtar i Gjykatës së Lartë. Ky dekret hyn në fuqi menjëherë. Nr. Dekretit 8115, Tiranë, më 19.04. 2013. Presidenti i Republikës, Bujar Nishani”, thuhet në dekretin e presidentit. Nga ana tjetër, ish-kryeministri Berisha u kujdes që të gjitha votat e grupit parlamentar demokrat të shkonin për Thanzën.

Meqenëse Lëvizja Socialiste për Integrim kishte braktisur koalicionin qeverisës, Berisha kishte vetëm 69 vota, të pamjaftueshme për të votuar dekretin e Nishanit, nëse edhe deputetët e partive kundërshtare do të ishin në seancë. Në këto kushte, ish-kryeministri Berisha siguroi votat e tre deputetëve të majtë. Duke iu referuar procesverbalit të votimit të zbardhur nga Shqiptarja.com, pro dekretit të Nishanit kanë votuar edhe ish-deputetët e PS, Kastriot Islami dhe Asllan Dogjani.

Gjithashtu pro dekretit votuan të gjithë deputetët e atëhershëm të Partisë Demokratike. “Zonja Kryetare, në votimin për z. Admir Thanza kanë marrë pjesë 72 deputetë, 72 vota pro, asnjë kundër, asnjë abstenim. Kuvendi jep pëlqimin për këtë kandidaturë”, tha Viktor Gumi nga sekretariati i votimit, i cili megjithatë u përjashtuar nga lista e kandidatëve për deputetë.

Roli i Topallit

Pavarësisht se kishte siguruar 72 vota, ish-kryeministri Berisha nuk ishte i sigurt nëse të gjithë deputetët e tij do të votonin pro linjës, ndonëse votimi ishte i hapur. Berisha i trembej pranisë së të gjithë deputetëve në seancë. Në këtë kuadër, disa ditë para votimit, ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli mblodhi Byronë e Kuvendit dhe përjashtoi nga punimet e Kuvendit katër deputetë të Partisë Socialiste, me argumentin se kishin demostruar sjellje të dhunshme.

Me këtë lëvizje, edhe nëse opozita e atëhershme do të merrte pjesë në seancë, PD do ta votonte Admir Thanzën me shumicë votash. “Pas vlerësimit të këtyre rrethanave, në unanimitet, Byroja e Kuvendit mbështetur në nenin 65 pika 2 të Rregullores vendosi ndalimin për të marrë pjesë në punimet e Kuvendit në seancë plenare dhe në Komisione të deputetëve Gazmir Bizhga, Ndrec Deda, dhe Arben Çuko për 21 ditë, dhe për deputetin Saimir Tahiri për 14 ditë,” thuhet në njoftimin e Kuvendit”, thuhet në njoftimin e atëhershëm të Byrosë së Kuvendit. Për shkak të këtij vendimi të dyshimtë, deputetë e PS dhe LSI nuk morën pjesë në seancën, vendim ky që ia bëri më të lehtë PD votimin e Admir Thanzës si anëtar i Gjykatës së Lartë.


Proçesverbali i votimit në Parlament në 2013 për Admir Thanzën

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirona: 12/07/2018 08:17

    Iku dhe nji Babooole shqupi.Dhe sa Babooole te tjer do ikin po pastrohet drejtesija nga baj...e shqupit dhe Like floririt.

    Përgjigju
  • Ndue: 11/07/2018 18:43

    nga 90 deri sot kan qeverisur te gjith per interesat e veta,tani duket se po ndryshon çdo gja,te nderkomtaret dhe te ps kam besim se do bajn ndryshimin e shum pritur,Edi dhe Erioni e ban Tiranen te banueshme.

    Përgjigju
    • Kamaleoni: 11/07/2018 21:01

      Jam vete nga veriu po seriozisht prej tipave lepires dhe te trashe si puna jote e justifikoj termin malok...

  • Ben Tironci: 11/07/2018 16:28

    Berisha Basha Nishani bajga lopeeeeeeeeeeeeeee.

    Përgjigju
  • Tani: 11/07/2018 10:13

    Anetaret e tjere te gjykates se larte eshte mire qe te japin doreheqjen urgjentisht, thanza mbahej si me i varferi

    Përgjigju
  • Arbëri: 11/07/2018 07:59

    Kjo i dhemb PD-s që bëjn aq zhurum, sepse vetingu ka marr drejtim për pastram të kriminelve të tyre...!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale