Ekskluzive/Urdhrat e Berishës e Leonard Demit për bombardimin e Jugut, u piketuan urat, portet dhe burgu ku qëndronte Fatos Nano, raketat i kaluan SHIK-ut

Ekskluzive/Urdhrat e Berishës e Leonard Demit për bombardimin e Jugut, u piketuan urat, portet dhe burgu ku qëndronte Fatos Nano, raketat i kaluan SHIK-ut

Sali Berisha

Në raportin e komisionit hetimor parlamentar për hetimin e ngjarjeve janar-qershor 1997, reflektohen urdhrat me natyrë kriminale për angazhimin e ushtrisë për shtypjen e revoltave popullore në Jug të vendit, bombardimin e porteve dhe urave, mobilizimin dhe armatosjen e militantëve të PD për të luftuar në Fier dhe Vlorë, lëvizjen e tankeve nga Zallherri drejt Vlorës etj. Urdhrat janë firmosur nga Sali Berisha ish-president, Leonard Demi ish-deputet dhe ambasador i Shqipërisë në NATO deri në 2017, Bashkim Gazidede ish-kreu i SHIK-ut famëkeq, Sheme Kosova ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Adem Çobanit që zëvendësoi Sheme Kosovën, Halit Shama ish-ministër i Brendshëm dhe Safet Zhulali ish-ministër i Brendshëm.

Operacioni për shtypjen e revoltave popullore për shkak të firmave piramidale është iniciuar me urdhrin nr. 25 datë 26 janar 1997 të Presidentit Sali Berisha për përdorimin e ushtrisë në qytetet e Jugut. Në vijim, në 10 shkurt ’87, ministri i Brendshëm Halit Shamata, me shkesën nr. 8, kërkon transportues të blinduar nga Ministria e Mbrojtjes. Në 1 mars ’97, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Sheme Kosova firmos urdhrin numër 25 për lëvizjen e tankeve të Zallherit në drejtim të Fierit me synim Vlorën. Në këtë kuadër, sipas raportit të komisionit hetimor, gjatë periudhës 25 janar ’97 deri në 9 mars ’97, ministri i Brendshëm Safet Zhulali firmos 23 urdhra për përdorim të avionëve për bombardim të mjeteve të transportit, duke përfshirë edhe zonën e burgut të Bënçes, ku qëndronte Fatos Nano si dhe Urës së Mifolit.

Befasues është roli Leonard Demit, në atë kohë deputet. Në mënyrë të paligjshme dhe jashtë çdo kompetence, Leonard Demi, sipas raportit, ka urdhëruar dorëzimin tek SHIK-u i Gazidedes raketat raketave kundratanke në repartin 8800 në Tiranë. Demi ka urdhëruar edhe komandantin e repartit 7 799 në Shijak, për t’u përgatitur për të hedhur në erë urën në Qafën e Sokolit në Rrogozhinë. Ndërkaq, mobilizimin dhe armatosjen e militantëve të PD e ka urdhëruar Adem Çobani me urdhrin nr. 82 datë 9.3.1997. Çobani zëvendësoi Sheme Kosovën në krye të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë.

Adem Çobani u ka dërguar rretheve Has, Kukës, Tropojë, Pukë, Mirditë, Shkodër, Burrel, Dibër, Kurbin, Lezhë dhe Malësi e Madhe, urdhrin nr. 82 datë 9.3.1997, në të cilin huhet: Të gjithë rezervistët të përgatiten, të vishen, të armatosen dhe të paraqiten urgjent në Shkollën e Bashkuar. Urdhra të paligjshëm ka firmosur edhe gjenerali i përgjithshëm Bashkim Gazidede, i cili ndër të tjera ka urdhëruar arrestimin e të gjithë ushtarakëve, të cilët nuk zbatojnë urdhrat për të marrë pjesë në operacion.

Urdhëri i Adem Çobanit për mobilizimin e rretheve në Veri

Urdhri i Bashkim Gazidedes për asgjesimin e personave që pengojnë marrshimin
 

-Urdhrat e periudhës janar-mars 1997 për shtypjen e revoltave në Jug

1.Në datën 26.1.1997, me vendim nr. 294 Kuvendi autorizon Presidentin (Sali Berishën) dhe Komandantin e Përgjithshëm të Forcave Armatosura, për të përdorur ushtrinë ‘në ndihmë të rendit publik për ruajtjen e institucioneve shtetërore’.

2.Në datën 26.1.1997, Presidenti Sali Berisha, nxjerrë urdhrin nr. 25 për të përdorur ushtrinë ‘në ndihmë të rendit publik për ruajtjen e institucioneve shtetërore’.

3.Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Sheme Kosova me urdhrin numër 19 dhe ministri i Mbrojtjes Safet Zhulali me urdhrin 22 dërgojnë Brigadën Komando të Tiranës në Fier për përforcime.

4.Në datë 10.02.1997, ministri i Brendshëm Halit Shamata, me shkesën nr. 8 kërkon transportues të blinduar nga Ministria e Mbrojtjes.

5.Me datë 28.02.1997, ministri i Brendshëm Halit Shamata, me vendimin nr. 22, kalon 20 transportues të blinduar dhe mjete të tjera të rënda nga Ministria e Mbrojtjes tek Ministria e Brendshme.

6.Në datën 1.03.1997, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Sheme Kosova firmos urdhrin numër 25 për lëvizjen e tankeve të Zallherit në drejtim të Fierit me synim Vlorën.

7.Në datën 3.03.1997, deputetët e PD në Kuvend miratojnë ligjin nr. 8195 për disa masa të gjendjes së jashtëzakonshme.

8.Gjatë periudhës 25.1.1997 deri në 9.3.1997, Safet Zhulali firmos 23 urdhra për përdorim të avionëve për bombardim të mjeteve të transportit deri mbi burgun e Bënçes dhe për hedhjen në erë të Urës së Mifolit.

9.10 urdhra të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm Sheme Kosova për lëvizjen e trupave dhe tankeve nga Fieri në drejtim të Vlorës.

10. 42 fonograme dhe telegrame të Adem Çobanit, i emëruar në vend të Sheme Kosovës, për mobilizimin dhe kompletimin me armatim të rretheve Kukës, Pukë dhe Burrel.

11. Leonard Demi, jashtë çdo kompetence pasi ishte deputet, lëshon urdhrin nr. 42 datë 5.3.1997, për t’i dorëzuar SHIK-ut kompaninë e raketave kundratanke në repartin 8800 në Tiranë.

12. Urdhri nr. 55 datë 6.3.1997 për vënien në gatishmëri dhe përdorimin e aviacionit.

13. Urdhri nr. 2 datë 5.3.1997 drejtuar forcave detare për vënien në gatishmëri dhe për të bashkëvepruar me forcat e SHIK-ut dhe Ministrisë së Brendshme, si dhe për të realizuar veprime luftarake me një çift avionësh, për të goditur Portin e Sarandës.

14. Radiogrami nr. 5 datë 2.3.1997 i Leonard Demit drejtuar komandantit të repartit 7 799 në Shijak, për t’u përgatitur me materiale e mjete për të hedhur në erë urën në Qafën e Sokolit në Rrogozhinë.

15. Safet Zhulali dhe Sheme Kosova me shkresës nr. 250 datë 8.2.1997, informojnë Sali Berishën për zbatimin e detyrave ku theksohet se “sipas detyrave tuaja verbale kemi marrë nën ruajtje edhe disa objekte në Fier (Gjallicë), Vlorë dh Gjirokastër. Të shtohen në urdhrin tuja sepse janë pronë private”.

16. 10 urdhra të paligjshëm nga Bashkim Gazidede, si kreu i SHIK dhe gjeneral i përgjithshëm që drejtonte operacionin, për mobilizime dhe arrestim të atyre që nuk zbatonin urdhrat.

17. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Adem Çobani firmos urdhrin nr. 82 datë 9.3.1997 dërguar rretheve Has, Kukës, Tropojë, Pukë, Mirditë, Shkodër, Burrel, Dibër, Kurbin, Lezhë dhe Malësi e Madhe, ku huhet: Të gjithë rezervistët të përgatiten, të vishen dhe të armatosen dhe të paraqiten urgjent në Shkollën e Bashkuar.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vjosa: 27/09/2020 23:55

    PAS enver hoxhes ,,,sali berisha dhe pd jane ne vendin e dyte per krime ndaj shqiptareve,,,zoti ju mallkofte ne familjet tuaja o kriminele te ndyre...edhe nga ligji presim...

    Përgjigju
    • Mali: 21/12/2020 22:10

      Shume e vertete. Vetem ne votin 1997 ai rezultat i destabilizimit te gjithanshem u vrane apo mbeten viktima 3767 shtetas shqiptar kjo bazuar nete dhenat e DW

  • Beni: 27/09/2020 17:23

    Po mire te gjithe keta persona te cilet kane firmosur keto urdhera pse nuk hetohen dhe me pas te denohen apo pse drejtesia eshte akoma e kapur keta kane fakte firmat e tyre cfare iu duhet me shume

    Përgjigju
  • Lidi: 27/09/2020 01:44

    Kjo fityre lige i ka ber shqiptarve dhe vendit tij ate qe sdo ja bente as hasmi

    Përgjigju
  • Cubi: 26/09/2020 18:20

    Me falni por po te ishte ai ISHI me gjith keto fakte nja 100 burra e gra kishin perfunduar ne spac. Nja 200 te tjer do te ishin tredh. Ky me gjith zagaret e tij tallin menderen me shqipetaret. Hallall kan punuar per veten!!!!!!!!!!!!!!

    Përgjigju
  • Bobo: 26/09/2020 16:43

    Ngado del ky bajga Sali

    Përgjigju
  • Jugu: 26/09/2020 15:56

    Njerzit kane memorie peshku ne Shqiperi. Kjo parti (PeDeja sic thot P.Zogaj)me kete qe ka bere sduhet te merte asnje vote ne jug e jo me deputet.

    Përgjigju
  • Sheme: 26/09/2020 14:05

    Vetem per keto urdhera KY KRIMINEL SALI BERISHA DUHET VARUR NE MES TE VLORES DHE TE LIHET ATJE PER 2 MUAJ QE TE USHQEJE SORRAT DHE GALLOFET...

    Përgjigju
  • peoples: 26/09/2020 13:54

    Atehere cprisni me teper o shqipetare te mjere,plaseni ne burg kete kriminel qe vazhdon te punoje keq per vendin e tij dhe per ju.

    Përgjigju
  • Tarrasi: 26/09/2020 13:27

    Dhe para zgjedhjeve te cvitit 2005 luftohej me iden e 97 per ti ulur pik pd dhe sali berishes

    Përgjigju
    • Tahir Tarfyci: 26/09/2020 18:25

      Jo Jo bejn gabim shum biles qe i ulin piket partis se qenve. Duhet ta kaloje ne kurriz e pastaj te te mbushej mendja se cfar parti eshte. Duhet te vras nga nja 200 ne vit se me 4 me duar ne xhepa nuk quhen.

  • Capothu: 26/09/2020 13:14

    A nuk mjaftojne keto dokumenta per ta kalbur ne burg ket mizerje ?!

    Përgjigju
  • shabani: 26/09/2020 11:52

    oti 313 nuk te mbushet mendja ty shum keq...sa vjec je ...ste ka then gje yt ate apo jot eme apo ini nga kontigjenti votus i shpellareve qe dhe ne ......ju prap i kini dhan besen ketij tradhetari krimineli hajduti drakula i shqiperis trafikanti armesh femrash droge e shum te tjera ....po mor po esht me shum se e vertet...shum dokumenta i ka zhdukur ky kerma qe bie ere shure.....po ka deshmimtare te gjalle shume sa te duash...nje prej tyre jam une..60 vjec sot ...oficer ne nje repart tankesh...

    Përgjigju
  • BURECI PIS: 26/09/2020 11:24

    Maloku kriminel hajdut saliu bastard është buri më i poshtër në historin e kombit Shqiptar. Ky njeri është antishqiptari më i tërbuar. Ky spiun i sërbit ish sekretari partis së punës punon vetëm për ta zhdukur Shqiprin. Një njeri i till duhet të fshihet nga faqja e dheut e nga historia e kombit Shqiptar. Rroft Shqipria posht qeni salhe me kompani posht partia fundërrrrrin pd parti gjarpërinjsh e nëpërkash.

    Përgjigju
  • Iso: 26/09/2020 11:02

    Nuk e kexova artikullin por duke u nisur nga titulli mund t’ju them se duhet te informoheni mire kur te shkruani sepse fatos nano eshte larguar nga burgu i Tepelenes me helikopter para se te kapitullonte shteti dhe me urdher te agim shehut ku kater polic te “RENEAS” kane patur per detyre ta shoqronin dhe ne rast se tosit i prekej nje qime floku keta polic do mbanin pergjegjesi me jeten e tyre(ne ato kohe agim shehu hynte e dilte 30 here ne dite ke Etta e sali vukut) sa i perket burgut pasi e ka larguar fatosin ka mundesi te kete urdheruar te bombardohet si shume qytete dhe objekte te tjera.

    Përgjigju
  • Populli: 26/09/2020 10:38

    Sala donte ta mbante me lufte pushtetin, kurse Rama me ligj parlamenti edhe ndihmen e kupolave mafioze, me pak fjale te dy njilloj, mjer populli.

    Përgjigju
    • okot: 26/09/2020 16:49

      po cfar popopulli je ti ....nje njeri ....mos nga tero popullin me mendjen tende te pjerdhur...krahason sali kriminelin me edi gjigandin ...ske tyrp o shpellar ...ndryshimi ...kerma plak drejt eresires ferit ne kahun negativ...gjigandi drejt majave e lavdis ne kahun pozitiv...edhe ti popull leshi lutu dhe falendero zotin qe e kemi ....

  • mazllem pepinua: 26/09/2020 10:28

    Edhe Leonard Demi cami i mutit do bente kerdine ne jug dmth Pra paska pasur te drejte greku qe u vuri drune po cna i solli ketu ti kish nisur ne turqi atje ku e kane vendin

    Përgjigju
    • Nono: 26/09/2020 19:40

      Çamerit jane zemra e Shqiperise bashke me Kosoven!

  • TAQI: 26/09/2020 09:14

    KRIMINELI SALMUT MALOK DUHET TË DIGJET I GJALL PO SHQIPRIA SKA BURRA E QENI SALMUT BASTARD BËN QEF E TALLET ME BURECAT SHQIPTAR.

    Përgjigju
  • Karadakliu: 26/09/2020 09:13

    Shqiptaret dhe Shqiperia jane provuar gjate me nivele dhe mendje te tilla.E kane mallkuar deri ne moskthim.

    Përgjigju
  • 313: 26/09/2020 08:59

    Ku jan urdhrat se spo shofim asnje shkrese?

    Përgjigju
    • Cubel Breca: 26/09/2020 18:32

      Jeni megjithmend te trash e injorant. E konsideroni popullin armik Jo kundershtar politik.TURP

    • Miti: 26/09/2020 11:22

      Po nqs ske pare urdherat, autokolona e tankeve qe shkoi ne Fier dhe u braktis nga ushtaraket te kujtohet? Se pamjet bene xhiron e botes. Po aviatoret qe dezertuan ( ne zbatim te betimit te ushtarakut qe do mbroje popullin dhe atdheun) a te kujtohen? Keta qe kane dhene urdherat duhet te ishin kalbur ne burgim te perjetshem, por ca bythecer si Fatos Nano i falen a thua kishin bere krime kunder tij personalisht, dhe kishte autoritetin ti falte. Rexhep qorri dhe Bashkim Fino bene Pacavuren e Pajtimit Kombetar si komardare per Berishen. E shpetuan nga fundosja ne momentet e fundit, se per pune 2-3 ditesh Berisha ose do ishte terhequr zvarre ne bulevard ose do kishte ikur pergjithnje nga Shqiperia.

  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD