Eksodi i shqiptarëve përmes qeramikave, artisti italian Nicola Genco instalacion në Bunk'Art 1! 'Promenade', një shëtitje mes kujtimesh të 8 gushtit 1991

Ambientet e Bunk'Art 1 janë freskuar me vepër të re arti. Pikërisht artisti puljez Nicola Genco ka krijuar këtë instalacion që lidhet me historinë e 30 viteve më parë, kur anija “Vlora” mbërriti në brigjet e Barit me 20 mijë shqiptarë, që vinin nga ana tjetër e Adriatikut.

Vepra e re e artit i dedikohet 8 gushtit të vitit 1991 që në historinë e Shqipërisë dhe Italisë njihet njihet ndryshe si eksodi i shqiptarëve. Qindra vetë burra gra dhe fëmijë u ngjitën si zogjtë shtegtarë mbi një anije mallrash dhe lundruan drejt Italisë për një jetë të mirë.

Gjesti i sakrificës, i atyre që sfiduan vdekjen në kërkim të fatit të tyre dhe që është aq simbolik për historinë e re të Shqipërisë vjen i përthyer në vështrimin dhe mendjen e mprehtë të fqinjit artist Nikola Genco.

Bardhësia e këtyre qeramikave të jep imazhin e dorës së zgjatur që pritet paqësisht nga fqinji ynë i mohuar gjatë diktaurës komuniste.  Kritika e artit i vlerëson figurat e çuditshme e të pafundme si përçuese të një simbolike të veçantë për të pëshkruar hapësirat e lirisë.

 Këto figura mbresëlnëse prej qeramike janë gjurmët e ëndrrave të ethshme të shqiptarëve që qëndruan në Itali si në shtëpinë e tyre, punuan si për shtëpinë e tyre dhe pastaj bashkuan në miqësi të reja dy brigjet e kahershme me shkëmbin vajtje- ardhjesh kultuarsh e traditash. 

Malli i ethshëm për të takuar të ndryshmit i bëri edhe vetë shqiptarët të ndryshëm. Kjo ekspozitë shënon sfidat njerëzore për vlerën e paçmuar të takimit të kulturave, të shkëmbimit të eksperiencave, për ëndrrat e mëdha që nuk kanë  gjini, moshë, etni.

Këto figurina qeramike janë një dedikim për ata që dinë të qëndrojnë përballë tjetrit për të njohur më mirë vetveten.  Instalacioni “Promenadë” nuk bën fjalë thjesht për një shëtitje, por për vajtjet-ardhjet mes dy brigjeve të Adriatikut për të qenë në shoqërinë e pandërprerë të njëri –tjetrit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale