Eksperimenti dhjetëvjeçar në Toskana, muzika e Mozartit e bën rrushin më të ëmbël

Nëse u vendos muzikën e Mozartit vreshtave, vera bëhet më e mire. Nuk është një shaka por një eksperiment që ka dhjetë vite që ka filluar në Toskana, në Itali, dhe duket se ka dhënë “frytet” e tij.

Altoparlantë përgjatë vijave të vreshtit. Dhe Mozarti që luhet me zë të lartë. Kjo është pak a shumë ajo që ndodh në disa kodra të Montalcinos në Toscana në Itali, ku prodhohet vera e famshme Brunello. Këtu janë të bindur se duke dëgjuar Mozartin, vreshti rritet më shpejt dhe kokrrat e rrushit janë më të mëdha e më të ëmbla.

Që muzika në përgjithësi dhe në vecanti ajo e Mozartit ka impakt të njohur te njerëzit, kjo dihet. Por askush nuk e kishte menduar se ajo do të kishte impakt edhe te bimët. E gjitha filloi si një eksperiment dhjetë vite më parë dhe gjithë bota foli për të. Në disa seksione vreshtash u vendos muzika e Mozartit me disa altoparlantë. Dhe u zbulua se hardhitë që ishin më pranë altoparlantëve, u rritën në drejtimin e tyre por mbi të gjitha prodhonin rrush me kokrra më të mëdha dhe më të ëmbla. Që nga ai moment në këto vreshta muzika nuk hesht më. 

Përfundimet e eksperimentit dhjetëvjeçar duket se kanë terhequr interesin e shkencëtarëve të Universitetit të Pizës dhe Firences, të cilët kanë dalë në përfundimin se e gjitha kjo nuk është një fenomen mes mashtrimit dhe marketingut. Mesa duket ka edhe një bazë shkencore: bimët vërtetë nuk janë në gjendje që të çmojnë muzikën klasike por sipas disa studiuesve, ato vlerësojnë valët zanore. Kjo bën që ato të rriten në drejtim të burimit nga vijnë tingujt.

Por nuk mbaron me kaq; gjithnjë sipas studiuesve, muzika ka meritën e mbajtjes larg të insekteve infektues dhe të zogjve grabitqare. Kjo ndikon dhe ndihmon në rritjen e bimës e cila nuk preket nga parazitët dhe si rrjedhoje nuk ka nevojë për ndërhyrje me pesticide.

Duket se banoret e Toskanës e kanë kuptuar më mirë se kushdo tjetër se muzika nuk është vetëm tingull. Ajo më së shumti është energji.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton bonusin e qerasë për familjet e Kombinatit, Veliaj: Brenda verës hedhim shortin për shtëpitë e reja! I kemi fituar të gjitha gjyqet

Këshilli Bashkiak miraton bonusin e qerasë për familjet e Kombinatit, Veliaj: Brenda verës hedhim shortin për shtëpitë e reja! I kemi fituar të gjitha gjyqet