Eksperimenti i çmendur i Erdoganit që fundosi Turqinë

Eksperimenti i çmendur i Erdoganit që fundosi Turqinë

Në fund të muajit, ushqimi i vetëm që Emer mund të përgatisë janë makaronat e thjeshta. Herë pas here ajo shkon në shtrat e uritur. “Unë nuk mund të përballoj as açuge,” thotë infermierja në pension, jashtë një tregu perimesh në Maltepe, një lagje në Stamboll. Ajo dhe dy djemtë e saj duhet të paguajnë pensionin e saj mujor prej 3.000 lirash ose rreth 250 dollarë. Emer është pas me faturat e gazit dhe të energjisë elektrike dhe pagesat e kredive. Ajo nuk është vetëm. Çmimet në rritje dhe një monedhë në rënie po i kthejnë kursimet dhe të ardhurat e turqve në pluhur.

Kriza e Turqisë ka filluar të dalë jashtë kontrollit. Përplasja e fundit filloi pasi presidenti, Rexhep Tajip Erdogan, mbrojti uljet e fundit të normave të interesit, sugjeroi se ai po mbante qëllimisht një monedhë më të dobët për të nxitur rritjen. “Forca konkurruese e kursit të këmbimit çon në rritjen e investimeve, prodhimit dhe punësimit,” tha zoti Erdogan më 22 nëntor. Brenda pak orësh monedha ra me 15%, rënia më e madhe në vite. Protestat shpërthyen në disa pjesë të Stambollit dhe Ankarasë. Erdogan pretendon se Turqia po bën një “luftë ekonomike për pavarësi”. Po shkakton dëme të rënda kolaterale.

Nxitur nga Erdogan, i cili ka shkarkuar tre nga guvernatorët e saj në më pak se tre vjet, banka qendrore ka ulur normat e interesit me 4 pikë përqindje që nga shtatori, në 15%, pavarësisht një norme zyrtare inflacioni prej gati 20%. (Katër në pesë turq janë të bindur se inflacioni aktual është shumë më i lartë, sipas një sondazhi.) Rezultati është se lira ka humbur gati 40% të vlerës kundrejt dollarit që nga fillimi i vitit. Komentet e fundit të Erdoganit i hodhën benzinë zjarrit.

Një monedhë e dobët dhe norma reale negative mund të ndihmojnë huamarrësit që nuk kanë borxh në valutë të huaj, eksportuesit që nuk duhet të mbështeten te furnizuesit e huaj dhe sektorin e ndërtimit, thotë Selva Demiralp nga Universiteti Koc. Por pothuajse të gjithë të tjerët do të vuajnë. Shumë investitorë potencialë do të shmangin marrjen e kredive, sepse klima ekonomike është thjesht shumë e paqëndrueshme.

Ndërkohë, turqit do të kruajnë kokën, duke pyetur veten pse, nëse një monedhë e dobët është e dëshirueshme, banka e tyre qendrore ka djegur të paktën 165 miliardë dollarë rezerva të çmuara për të mbështetur lirën për më shumë se dy vjet.

“Pasi shpërtheu kursi i këmbimit dhe çdo gjë u bë më e shtrenjtë, qeveria thotë se ata e dinë se çfarë po bëjnë dhe se tani ekonomia do të rritet sepse eksportet do të rriten,” thotë Ali Babacan, një ish-ministër i ekonomisë tani në krye të Deva-s, parti opozitare.

“Është njësoj si të biesh nga kali dhe të thuash se do të zbresësh gjithsesi.”

Një perspektivë edhe më alarmante është se Erdogan ka vendosur të testojë bindjet e tij, që thonë se ulja e normave është mënyra e duhur për të trajtuar inflacionin. Ndërsa banka qendrore kërcen nën melodinë e tij, strategjia rrezikon të varfërojë miliona turq. Shumë punëtorë, studentë dhe pensionistë nuk janë më në gjendje të blejnë mish ose gjëra të nevojshme shtëpiake. Përpjekjet e mediave pro-qeveritare për t’i dhënë një konotacion pozitiv kësaj situate janë mizore. Një ekspert televiziv tha me gëzim se ula e pagës minimale prej rreth 380 dollarë në 220 dollarë, si një shans për kompanitë e huaja për të zhvendosur prodhimin në Turqi. Një parlamentar i partisë në pushtet sugjeroi që turqit të hanë më pak.

Për turqit e klasës së mesme, pushimet jashtë vendit dhe shumë mallra të importuara janë të paarritshme. Shumë profesionistë të rinj thonë se nuk shohin më të ardhme në Turqi. Që nga fillimi i vitit të kaluar, rreth 3.000 mjekë besohet se janë zhvendosur, kryesisht në Gjermani. 8.000 të tjerë po planifikojnë t’u bashkohen atyre. Të sapomartuarit Taner dhe Busra, ai një mjek dhe ajo një asistente,  të dy në fund të të 20-tave, thonë se nuk mund të ëndërrojnë më të blejnë një apartament apo një makinë të re. “Ne po varfërohemi çdo ditë”, thotë Taner. Ata kanë filluar të ndjekin kurse gjermane.

Turqia është përballur edhe më parë me kolapsin e monedhës. Në disa raste, së fundmi në fund të vitit të kaluar, Erdogan përfundimisht u dorëzua dhe e la bankën qendrore të rriste normat. Këtë herë ai duket i vendosur të durojë. Turqit e zakonshëm do të vazhdojnë të paguajnë çmimin.

“Interesi është shkaku dhe inflacioni është rezultati”, i pëlqen të thotë Erdogan. Shkaku i vërtetë është presidenti dhe rezultati është një ekonomi e prishur. /The Economist- “SI”

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nëse SPAK-ut i rruhet për Ilirin dhe Monikën, ka 11 banjo tek një vilë në Gji të Lalëzit

Nëse SPAK-ut i rruhet për Ilirin dhe Monikën, ka 11 banjo tek një vilë në Gji të Lalëzit