Ekspertë ndërkombëtarë i kërkojnë Ramës ndalimin e ndërtimit të Bypass-it në Gjirokastër: Rrezikon statusin e saj si pjesë e UNESCO-s

Punimet e Bypass-it

Një grup ekspertësh ndërkombëtarë të trashëgimisë kulturore, të cilët kanë punuar në Gjirokastër i kanë dërguar kryeministrit Edi Rama një letër të hapur, ku i kërkojnë që të ndërpresë punimet për ndërtimin e Bypass-it në këtë qytet. Sipas tyre, ato theksojnë se nëse ky projekt përfundon, mund t’i kushtojë Gjirokastrës statusin e saj si pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Grupi thotë se Shqipëria duhet të adoptojë një plan mobiliteti për Gjirokastrën përpara implementimit të çdo projekti, plan ky i kërkuar në mënyrë të përsëritur nga UNESCO.

Gjithashtu, me ligj kërkohet një Vlerësim i Ndikimit Mjedisor si dhe një Vlerësim i Ndikimit në Trashëgimisë. Humbja e statusit të UNESCO-s, mund të ishte një goditje e rëndë ndaj turizmit kuoturor shqiptar në zhvillim, dhe mund të njolloste reputacionin e fituar me vështirësi të Shqipërisë si një partner ndërkombëtar i besueshëm.

Letra është iniciuar prej Stephan Doempke, ish-kordinator programi i UNESCO/UNDP mbi tashëgiminë kulturore në Shqipëri, i cili ka jetuar katër vite në Gjirokastër, ndërsa tani është kryetar i World Heritage Watch, një rrjet global i 180 organizatave jo qeveritare, i cili monitoron Vendet e Trashëgimisë Botërore dhe raporton në UNESCO.

(Kliko ketu per te lexuar letren e plote te eksperteve nderkombetar)

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ju duket efikase goditja e korrupsionit nga SPAK edhe në nivelet më të larta të zyrtarëve?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Vrau shokun e ngushtë me armë tek ‘5 Maji’, lihet i lirë Marjus Dema