Ekspertë vendas e ndërkombëtarë do të ekzaminojnë zarfet nga Serbia

Ekspertë vendas e ndërkombëtarë do të ekzaminojnë zarfet nga Serbia

Ka arritur në 11 numri i personave të cilët janë pranuar në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare, pasi kanë rënë në kontakt me zarfet me vota të ardhura nga Serbia. Ndërkohë bëhet e ditur se gjendja e pacientëve, sipas mjekëve në Klinikën Infektive është e qëndruehme.

Për shkak të mungesës së rezultateve nuk dihet ende sesi u paraqit alergjia te këta persona. Për këtë arsye autoritetet në Prishtinë kanë paralajmëruar se mostrat e këtyre zarfeve do të hetohen nga ekspertë në vend por edhe ndërkombëtarë.

Drejtoresha e kësaj klinike, Linda Ajazaj-Berisha, tha për Radion Evropa e Lirë se gjendja e pacientëve është e mirë dhe janë duke u bërë analizat e nevojshme, për të kuptuar shkakun e shfaqjes së reaksionit alergjik.

“Për momentin gjendja e pacientëve është e qëndrueshme. Në klikinë ndodhen 11 pacientë. Mbrëmë vonë është paraqitur edhe një rast tjetër, nëntë femra dhe dy meshkuj. Janë marrë të gjitha mostrat dhe presim rezultate. Asgjë nuk mund të themi pa pasur rezultatet e analizave”,-u shpreh Ajazaj- Berisha.

Prokuroria e Shtetit dhe Policia e Kosovës janë duke kryer ekzaminimet e nevojshme për të zbuluar detajete kësaj ngjarje.

Ekrem Lutfiu, zëdhënës i Prokurorisë së Shtetit, tha për Radion Evropa e Lirë se për vazhdimin e punës priten edhe rezultatet e analizave toksikologjike.

“Sapo kemi marrë informacionin prokurori i shtetit ka është drejtuar për në vendin e ngjarjes për t’i ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme, hetime. Ndërkaq për pjesën tjetër, për momentin nuk mund të japim informacione të tjera. Sapo t’i marrim rezultatet e analizave, atëherë besoj se Prokuroria do të jetë në gjendje që të bëjë një deklaratë lidhur me ketë çështje”,- tha Lutfiu.

Policia e Kosovës nuk ka dhënë ndonjë informacion shtesë lidhur me hetimet që po zhvillon, ndërkohë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, thonë se janë duke pritur autoritetet kompetente që të dalin me përfundimet e tyre lidhur me këtë rast, në mënyrë që më pas, KQZ-ja të vazhdojë punën normale.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar sot me kryetaren e KQZ-së, Valdete Dakën, Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezin dhe Drejtorin e AKI-së, Shpend Maxhunin, të cilët e kanë informuar për rezultatet e hetimeve rreth raporteve për helmimin të personelit të KQZ-së, të cilët kishin kontakt me zarfet e ardhur prej jashtë Kosovës në objektin e shërbimit të votuesve, ku ishin të vendosura votat e diasporës.

“Kërkoj nga institucionet shtetërore që me profesionalizëm të hetohet tërë rasti dhe të ndërmerren të gjithë hapat e nevojshëm për të zbardhur dyshimet për helmimin të personelit të KQZ-së”,- ka thënë presidenti Thaçi.

Përfaqësuesit e institucioneve shtetërore njoftuan se pritet të përfundojë ekzaminimi i mostrave të zarfeve të marra në Shërbimin e Votuesve. Ekzaminimet sipas tyre do të bëhen së bashku me ekspertë ndërkombëtarë.

Të dielën, 11 persona kërkuan ndihmë mjekësore, pasi teksa ishin duke verifikuar zarfet e votave të ardhura nga Serbia, në duart dhe fytyrën e tyre, u shfaqën shenja të një lloj alergjie.
Autoritetet ende nuk kanë bërë të ditur se për çfarë lloj alergjie bëhet fjalë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainë/ Zelensky i kërkon Europës ndihmë ushtarake, Michel premton zgjidhje

Lufta në Ukrainë/ Zelensky i kërkon Europës ndihmë ushtarake, Michel premton zgjidhje