Ekspertët i ndaluan por partitë votuan pro mbajtjes së zgjedhjeve lokale në Kosovë, Osmani: Nuk ka shtyrje

Ekspertët i ndaluan por partitë votuan pro mbajtjes së zgjedhjeve lokale në Kosovë, Osmani: Nuk ka shtyrje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

KOSOVË- Në një kohë kur varianti delta është armiku kryesor në “luftën” me pandeminë, u diskutua lidhur me mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Gjatë psdites së kësaj të hëne, presidentja Vjosa Osmani thirri në mbledhje krerët e partive për të diskutuar lidhur me datën e zgjedhjeve lokale dhe ndikimi i zhvillimeve të fundit të pandemisë.

Pas mbledhje konsultative, Osmani doli në konferencë për shtyp për të lajmëruar vendimin, se zgjedhjet lokale në vend nuk do të shtyhen pavarësisht rekomandimit të kundërt nga ekspertët shëndetësor.

Ajo u shpreh se mënyra e vetme që të realizohet shtyrja e tyre është dakordimi mes partive por një gjë e tillë nuk u arrit.

“Mënyra e vetme për të shtyrë zgjedhje është dakordimi mes partive në pushtet dhe në opozitë. Ky është standard ndërkombëtar, pra si presidente e vendit e kam obligim të marrë vendime pasi t’i kem konsultuar këto subjekte. Përkundër rekomandimit të ekspertëve shëndetësorë, për ndikimin e procesit zgjedhor në situatën epidemiologjike, partitë politike nuk u pajtuan me shtyerjen e zgjedhjeve. Unë do ta respektoj këtë, por asesi nuk do të thotë se pajtohem me këtë. Data e zgjedhjeve mbetet ashtu si ka qenë”, tha Osmani.

Në këtë mënyrë, data për mbajtjen e zgjedhjeve lokale mbete sërish 17 tetori.

Mendimin e tij hapur lidhur me këtë diskutim ka shprehur edhe kryeministri Albin Kuri i cili tha se shtyrja e zgjedhjeve lokale është e nevojshme për të mbajtur nën kontroll pandeminë.

Ai theksoi se pavarësisht mendimit të tij, ai nuk mund të detyrojë të tjerët të mendojnë si ai.

“Në mënyrë që ky përmirësim të mos ndalet dhe në mënyrë që të mos kemi një valë të re - për shkak se varianti Delta [i koronavirusit] është eksploziv në muajt nëntor dhe dhjetor - ne jemi për shtyrjen e zgjedhjeve. Sidoqoftë, ne nuk e imponojmë qëndrimin tonë. Le të merret cilido vendim që merret, ne do ta respektojmë atë. Por, jemi të brengosur, meqenëse nuk krahasohen zgjedhjet lokale me zgjedhjet parlamentare nacionale, nuk janë 110 kandidatë, janë diku 900 kandidatë... dhe nuk votohet vetëm një herë, por do të kemi edhe balotazh”, tha Kurti.

Presidentja, gjatë fjalës së saj la të hapur mundësinë e ridiskutimit për mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve lokale, në varësi të zhvillimeve të pandemisë dhe gjendjes epidemiologjike në vend.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Sulmi në Moskë, Ankaraja: ISIS-K u ndihmua nga shërbimet sekrete

Sulmi në Moskë, Ankaraja: ISIS-K u ndihmua nga shërbimet sekrete