Ekspertët italianë nga Kruja për Report Tv: Ja si i bëjmë skanimet e banesave të dëmtuara, këtu jemi si në shtëpi (VIDEO)

Kur kanë kaluar më shumë se një javë nga tërmeti tragjik që mori 51 jetë njerëzish, një pjesë e familjeve janë kthyer në banesat e tyre, ndërsa një pjesë e madhe ende jo, për shkak të dëmeve të mëdha që kanë pësuar disa objekte në disa qytete të vendit, siç është edhe rrethi i Krujës. Për verifikimin e dëmeve grupet e punës prej disa ditësh kanë dalë në terren për të skanuar banesat, nëse janë të banueshme ose të pabanueshme. Krahas ekspertëve shqiptarë, për verifikimin e dëmeve kanë mbërritur edhe ekipe të disa vendeve, përfshirë edhe ato italiane, një pjesë e të cilëve Report Tv i ka takuar në qytetin Krujës ku vijojnë inspektimet. Ata kanë shpjeguar sesi funksionon puna e tyre në terren.

Francesco Giordano, koordinator i grupit të italianëve, ndër të tjera ka treguar edhe dëmet e konstatuara deri tani në terren nga grupi i tyre. "Ne jemi pjese e ekipit italian. Jemi këtu në Krujë 8 persona të ndarë nga katër skuadra. Kemi ardhur të dielën më 1 dhjetor dhe bazën tonë e kemi në Durrës. Kemi ardhur në Shqipëri me mandat të Bashkimit Europian dhe përpiqemi që të bëjmë lidhjen mes autoriteteve vendasve dhe strukturave të Bashkimit Europian. Jemi në shërbim të autoriteteve lokale dhe përpiqemi që të marrim në shqyrtim verdiktet. Ne koordinojmë në territor skuadrat tona, persona që ua bashkojmë teknikëve vendas në përgatitjen e skedave për vlerësimin strukturor dhe qëndrueshmërinë" tha ai.

Intervista për Report Tv e Francesco Giordanos
Nga puna që keni bërë deri tani çfarë problemesh keni konstatuar?
Ato godina që janë kontrolluar nga ekipet tona për momentin nuk kanë probleme të mëdha strukturore, por kjo nuk do të thotë që është e garantuar edhe për në të ardhmen. Për shembull: Ka ndërtesa që nuk kanë dëme të mëdha por mund të kenë xhama të thyer dhe dëme të tjera të vogla dhe për sistemin e mbrojtjes duhen konsideruar edhe gjëra të tilla. Në këtë zonë nuk ka ndërtesa me dëme në strukturë por me dëmtime të tjera.

Ne po shohim që po bëni shënime në ndërtesa me ngjyra të ndryshe?
Në të vërtetë ekipi jonë italian nuk po e bën dicka të tillë. Ne po i përmbahemi asaj që na është thënë nga koordinatori jonë që në këtë rast nuk ishte e nevojshme që në ndërtesa të bëheshin shënime por ti drejtoheshim drejtpërdrejtë autoriteteve vendase. Ne jemi në mbështetje dhe ajo që na thotë koordinatori jonë dhe ajo që ne shohim ditë pas dite me autoritetet vendase e zbatojmë konkretisht.

Puna jonë më e rëndësishme është që të ndjekim inxhinierët vendas që janë këtu në territor që janë edhe shumë të zotë ti mbikqyrim në disa aspekte që mund të lihen pas dore. Jo se lihen pas dore qëllimisht por sa më shumë persona ta kontrollojnë një godinë aq më mirë është. Kjo është një procedurë që ne në Itali e kemi. Në Itali ne shkojmë gjithmonë dy persona ose në ndonjë rast edhe tre në mënyrë që nëse unë nuk e shoh dicka e sheh kolegu im dhe më pas vendosim të gjithë së bashku. Momentalisht në territor, inxhinierët janë të paktë dhe të kesh tre persona që kontrollojnë godinën kjo të jep një mbështetje më të madhe.

Por detyra jonë thelbësore këtu është që të mbikqyrim teknikun vendas dhe në njëfarë mënyre ta mbështesim në këtë aktivitet edhe në kushtet si bëhet një mbikqyrje. Në përgjithësi shihet së pari pjesa e jashtë e godinës nga aq sa mund të shohësh dhe vetëm në kushtet kur vëzhgimi që kemi bërë në pjesën e jashtme na lejon të hyjmë të sigurt në brendësi të godinës ne këshillojmë që të hyhet në brendësi të godinës dhe të kontrollojmë gjithë sipërfaqen e saj.

Kemi vërejtur ndërtesa që paraqesin rrezik konkret?
Ndërtesat që kemi kontrolluar ne nuk janë ndërtesa që paraqesin rrezik të madh por ky është mendimi i ekipit italian nuk është mendimi i komplet grupit.

A keni pasur probleme me popullsinë me banorët?
Me qytetarët shqiptarë nuk kemi pasur asnjë lloj vështirësie. Fakti që ju e flisni gjuhën tonë dhe që kemi shumë gjëra të përbashkëta mua më duket sikur jam në shtëpi. Personalisht nuk kam pasur asnjë vështirësi dhe njerëzit janë shumë të sjellshëm. Për mua personalisht por edhe në emër të gjithë ekipit them se ndihemi në shtëpi dhe ju falenderojmë për mënyrën se si na trajtoni pasi na trajtoni shumë mirë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali