Eksperti britanik i marrëdhënieve ndërkombëtare: Vuçiç po përpiqet të destabilizojë Kosovën për të larguar vëmendjen nga problemet në Serbi

Eksperti britanik i marrëdhënieve ndërkombëtare: Vuçiç po përpiqet të destabilizojë Kosovën për të larguar vëmendjen nga problemet në Serbi

Eksperti britanik i marrëdhënieve ndërkombëtare, Daniel Smith

Eksperti britanik i marrëdhënieve ndërkombëtare Daniel Smith ka deklaruar se kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç po përpiqet të destabilizojë Kosovën dhe Ballkanin nëpërmjet strategjisë së tij në përpjekje që të qëndrojë larg përballjes me qytetarët për problemet e shtetit.

Në një intervistë për median serbe 'Danas', ai tha se nëpërmjet kartës së tij të destabilizimit dhe përshkallëzimit, Vuçiç po përpiqej të përfitonte nga partnerët ndërkombëtarë.

“Realisht Vuçiç e ka të vështirë vetëm sepse çështja e Kosovës e mban në pushtet dhe larg përballjes me problemet e qytetarëve. Nëpërmjet strategjisë “përshkallëzim deri në deeskalim”, Vuçiq po përpiqet të destabilizojë Kosovën dhe Ballkanin, për të përfituar edhe nga Perëndimi edhe nga Lindja”- u shpreh Smith.

Ai tha se derisa të arrihet një marrëveshje ligjërisht e detyrueshme për të dy vendet sa i takon njohjes reciproke, Vuçiç do të përpiqet të provokojë tensione për të destabilizuar Ballkanin Perëndimor.

“Rrjedhimisht, derisa të arrihet një marrëveshje ligjërisht e detyrueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për njohjen reciproke, Vuçiq do të provokojë sërish tensione që kërcënojnë seriozisht paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Vuçiç duhet ta kuptojë se njohja e pavarësisë së Kosovës nuk është çështje kompromisi, por njohje e realitetit, për të cilin vetë Vuçiç është i vetëdijshëm”- shtoi eksperti britanik.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Trafik armësh nga Shkodra drejt Tiranës, lihet në burg ish-efektivja dhe 4 të rinjtë

Trafik armësh nga Shkodra drejt Tiranës, lihet në burg ish-efektivja dhe 4 të rinjtë