SHBA-ja nën presidencën e Joe Bidenit synon të bashkohet me organizatën globale të shpërndarjes së vaksinave anti-COVID në vendet e varfëra, COVAX.
Këtë lajm e ka dhënë këshilltari kryesor i mjekësor në SHBA Anthony Fauci, kreut të OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus i cili u shpreh se “është një ditë e mirë për OBSH-në dhe shëndetësinë në botë”.
"Presidenti Biden do të lëshojë një urdhër ditën e sotme i cili do të përfshijë synimin e Shteteve të Bashkuara për t'u bashkuar me programin COVAX “, tha Fauci përmes një videokonference një ditë pas inaugurimit të Biden si presdient.
Dozat e para të vaksinave ant-COVID pritet të shpërndahen në vendet e varfëra në shkurt përmes COVAX.
OBSH-ja ka ngritur shqetësime se vendet e pasura po furnizohen me një pjesë të madhe të vaksinave që janë në dispozicion, duke rrezikuar furnizimin e vendeve të varfëra.
COVAX, u krijua në prill nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe në të marrin pjesë 180 shtete, ku bëjnë pjesë Shqipëria dhe Kosova. Covax ka bërë marrëveshje me 9 prodhues vaksinash, si AstraZeneca/Oxford, Novavax Johnson and Johnson dhe me Sanofi/GSK. Përveç Astra Zenecës, e cila ka filluar të përdoret në Mbretërinë e Bashkuar, vaksinat e tjera ende nuk kanë marrë miratimin për përdorimin emergjent.
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?
-
Thelbësore
14.9%
-
Të vogla
67.8%
-
Nuk e di
17.3%
Vota total: 255
Lajme të tjera
-
Zhgënjen Denver, Golden State dhe Lakers fitore play-offi
28 Mars, 13:36
-
22-vjeçari godet me thikë kalimtarët në SHBA, 4 të vdekur, disa persona të plagosur
28 Mars, 09:03
-
SHBA/ Anija shembi urën në Baltimore, kërkohen 6 punëtorë në lumë
27 Mars, 12:14
-
VIDEO/ Angel Di Maria shënon supergol, Argjentina fiton me përmbysje edhe pa Messin
27 Mars, 10:17
-
Lufta në Ukrainë/ Pentagoni: SHBA është gati të mbrojë territorin e NATO-s! Biden: Putini është kasap
27 Mars, 09:14
-
Gërvalla: Nuk ka tension në marrëdhëniet me SHBA-të
26 Mars, 20:44
-
Florida miraton ligjin e ri, i cili ndalon përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën moshën 14 vjeç
26 Mars, 20:28
-
Julian Assange nuk do të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara, të paktën për momentin
26 Mars, 13:18
-
Shembet ura në Baltimore të SHBA-së, makinat bien në lumë, të paktën 7 të zhdukur, dy të shpëtuar! Momenti kur goditet nga anija (VIDEO+FOTO)
26 Mars, 08:31
-
Gjykata shtyn ekzekutimin e vendimit për gjobën 454 milionë USD ndaj Trump
25 Mars, 19:44
-
Trump: Lufta në Gaza? Është faji i Biden, por tani i duhet dhënë fund
25 Mars, 19:26
-
SHBA abstenon, Këshilli i Sigurimit miraton për herë të parë rezolutë për armëpushim në Gaza! Hakmerret Netanyahu, anulon vizitën e delegacionit në Uashington
25 Mars, 16:04