Eksperti italian: Koronavirusi thjesht është fshehur, është më mirë të mos rrezikojmë

Drejtori shëndetësor i Spitalit ‘Spallanzani’ në Romë, Francesco Vaia ka thënë se ‘koronavirusi është fshehur’ dhe është mirë të mos ulim vigjilencën, ‘ndryshe do rrezikojmë’.

‘Virusi nuk është zhdukur por vetëm është fshehur’- tha Vaia me një optimizëm të kujdesshëm.

Sipas italianit Francesco Vaia ‘Epidemia është në një fazë recesioni. Të dhënat për infeksionet janë të mira dhe në rënie të vazhdueshme. Në kujdesin intensiv tani ka pak pacientë por edhe shumë raste gri, të dyshimta.

Po cilat janë rastet gri?

Vaia thotë se janë ato raste të cilat ‘Nëse epidemia nuk do të kishte shpërthyer, këto raste ne do t'i kishim trajtonim në shtëpi, por si rezultat i alarmit i vendosëm menjëherë nën vëzhgim’.
Eksperti italian tha gjithashtu se ‘Ne jemi akoma në një fazë empirike të njohjes së koronavirusit. Duhet të thellojmë studimet, të verifikojmë efektivitetin e trajtimeve”.

I pyetur nëse ekziston rreziku i një vale të dytë pandemie në vjeshtë, Vaia tha:

‘Ne nuk duhet t'i frikësojmë qytetarët padrejtësisht. Sigurisht, sëmundjet e gripit kthehen në vjeshtë dhe mund të presim një situatë më komplekse për sëmundjet e frymëmarrjes, ku futet edhe Covid. Por nëse zbatojmë vaksinime dhe veprime të parandalimit të shëndetit publik, nëse identifikojmë menjëherë vatrat e reja të infeksionit, do të jemi në gjendje të mbajmë nën kontroll një kthim të mundshëm të koronavirusit.

I.C./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të mbahen zgjedhjet parlamentare me lista të hapura?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

25 vjetori i masakrës së Serbrenicës/ Krerët e BE-së: Faqja më e errët e historisë moderne europiane!