Ekspertiza mjekoligjore për Xhisiela Malokun: Dëmtime në trup me mjet mbretës dhe cigare

Report Tv ka mundur të lexojë ekspertizën mjekoligjore të kryer në trupin e 25-vjeçares, Xhisiela Maloku, në momentin që ajo ka bërë denoncimin ndaj ish të dashurit të saj Rexhep Rraja. Në këtë akt ekspertim një element i rëndësishëm për hetimin thuhet: 

Dërrmishtja në shpatullën e djathtë dhe ekimozat në pulpën dhe kërcirin e majtë, janë shkaktuar me mjet mbretës. Dërrmishjet e vërejtura në kofshën e djathtë, janë shkaktuar nga veprimi i faktorëve termikë, siç mund të jetë edhe cigarja. Dëmtimet e mësipërme hyjnë në kategorinë e atyre dëmtimeve të cilat kanë sjellë për pasojë humbjen e aftësisë së përkohshme për punë në masën deri në 9 ditë”. 

Ekspertiza mjekoligjore për Xhisiela Malokun 

Në këtë përfundim mbërrin mjeku Elton Serani në ekspertizën mjekoligjore për shtetasen Xhisiela Maloku. Sipas kësaj ekspertize dëmtimet që ka marrë 25 vjeçarja i kanë sjellë asaj pamundësi fizike për të qenë e aftë për punë, ekspertizë kjo e cila është shoqëruar për hetuesit edhe me tabelën fotografike të dëmtimeve. Fakti që ekspertiza mjekoligjore ka përcaktuar në raport 9 ditë paaftësi për punë, detyrimi sipas ligjit bën që hetimi i çështjes të vijojë, pavarësisht tërheqjes së kallëzimit nga e dëmtuara Xhisiela Maloku. 

Ekspertiza mjekoligjore e Xhisiela Malokut

Kjo ekspertizë është pjesë e dosjes hetimore të prokurorisë së Krujës e cila po heton rastin ndërsa në ngarkim të Rexhep Rrajës me akuzën e përndjekjes dhe nga kjo e premte është sekuestruar edhe nga prokuroria e Tiranës si një provë hetimore. Ajo çka kjo ekspertizë konfirmon është fakti se djegia me cigare është përmendur dhe nga Xhisiela Maloku në kallëzimin që ajo ka bërë pranë SHÇBA-s në drejtorinë e policisë Durrës në korrik 2018.

Pas nisjes së këtyre hetimeve nën drejtimin e prokurorisë Krujë e Tiranë këtë të premte janë marrë në pyetje shtetasja Xhisiela Maloku, mamaja e saj motra dhe një shoqe. Ndërkohë hetime po kryhen dhe me analizimin e pamjeve filmike të disa subjekteve si dhe telefonave celularë të shtetases Xhisiela Malokut dhe disa personave të tjerë në hetim për këtë rast.

Kjo histori u risoll në publik pas denoncimit që PD bëri nga selia e saj nëpërmjet oficerit të policisë në arrati Emiljano Nuhu, ku ai shprehej se ishte kërcënuar të mos hetonte më rastin e shtetases Xhisiela Maloku. Ndërsa sipas burimeve të Report Tv nga policia e shtetit konfirmohet se ndaj shtetasit Rexhep Rraja nuk ka asnjë masë ndaluese dhe sa herë ai është kërkuar nga prokuroria për të dëshmuar është paraqitur pranë akuzës së Krujës.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Na cmendet: 29/09/2018 14:50

    Me keto kurva qe ju ha bytha me dal me lloj lloj "gangsteri " apo te "forti" me makina te shtrejta e me pije te shtrejta e grog e pastaj ankohen pse na rrahen apo fiken cigaren ne trup!!! Merruni me djem zotni me shkoll e punetor se po u moret me keto tipa kjo Gja ju pret

    Përgjigju
  • servet: 29/09/2018 08:51

    Drejtesia po reformohet por sipas stilit te pushtetit dhe kjo duket qarte sepse ne vend qe te diskutohet per abuzuesin dhe deputetin kerkohet denimi per denoncuesin.Kjo esht drejtesia jone e bere me veting. Kjo eshte ppp Arta Marku qe do beje drejtesi.

    Përgjigju
  • Banda e Nikles: 28/09/2018 23:08

    I ka bo vete nga xhelozia. Eshte prere vete me thike dhe ka djegur veten me cigare. Mos guxoj kush te thote te kunderten sepse e dini vete.

    Përgjigju
    • Sula: 29/09/2018 09:09

      Rexhepi apo Rraman Rraje je ti?

  • Tahipi: 28/09/2018 18:17

    Tek ne esht paradoksi me I madh , ne vend qe te merren me viktimen dhe ate qe e ka bo Kshu , merren dhe analizojne ate qe e denoncoi dhe e boni publike , madje merren edhe me familjen e tij .

    Përgjigju
  • Sifi: 28/09/2018 17:53

    Kjo eshte nje nga dramat e shoqerise shqiptare 28 vjecare te nender demokratures ,ku i forti dhe parashumti dhe pushtetari nuk denohen . Por kjo vajze e demtuar , nuk eshte pjese e kesaj shoqeru qe kerkon drejtesi ?. Prandaj drejtesia eshte e keqa me e madhe qe duhet reformuar nga rrenjet , qe para ligjit te gjithe te jene te gjithe njesoj . Kjo ngjarje kerkon drejtesi por politiqenet te rrine larg drejtesise

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

FOTOT/ Nuk kishin firmat e nevojshme, Kryesia e Keshillit Bashkiak rrëzon kërkesën e opozitës për thirrjen urgjente të mbledhjes

FOTOT/ Nuk kishin firmat e nevojshme, Kryesia e Keshillit Bashkiak rrëzon kërkesën e opozitës për thirrjen urgjente të mbledhjes