Ekspozita/ “110 vjet me shenjtën Terezë” në Muzeun Historik

Shenjta Terezë përkujtohet edhe nga Muzeu Historik Kombëtar. Një dokumentar, fotografi dhe mbi 200 tituj studimorë për figurën e Terezës janë ekspozuar në ambientet e këtij institucioni. Bibliografi Mehmet Gëzhilli rrëfen artikujt e parë në shqip për shenjtën Terezë, fillimisht në vitet ‘70 në Kosovë, e më pas vizitës së parë në Shqipëri pas vitit 1989, edhe në Tiranë nisi që të shkruhej për të

 “Në Shqipëri gjatë diktaturës nuk është shkruar apo folur për të. Fillimisht në Kosovë, gjatë viteve ’70, e kur mori dhe Nobelin për “Paqe” është shkruar shumë, si bijë me origjinë shqiptare. Ndërsa, pas vizitës së saj në Shqipëri në vitin 1989 e deri më ditët e sotme është shkruar shumë, janë rreth 200 tituj studimorë edhe 1000 artikuj” shprehet bibliografi Mehmet Gëzhilli.

Për bibliografin njohja me rrugëtimin e jetës së shenjtës Terezë që nga lindja deri në vdekje nëpërmjet dëshmive dhe fotove të dokumentuara, duhet që të bëhet nga të gjithë brezat. Ndërsa, propozon që në të ardhmen të ndërtohet një qendër studimorë për të.

“Duhet që të realizohet në të ardhmen një Qendër studimore për shenjtën Terezë, në këtë mënyrë studiuesit edhe kushdo tjetër do të ketë mundësi që të thellojë çdo risi mbi figurën e saj” përfundon Mehmet Gëzhilli.

Dëshmitë nga vizitat e shenjtës Terezës në Shqipëri, në shqip dhe në gjuhë të huaja mbyllin siparin e festimeve, që janë organizuar në kuadër të 4-vjetorit të shenjtërimit të Gonxhe Bojaxhiut, shenjtores shqiptare. Ekspozita vazhdon që të qëndrojë hapur në Muzeun Historik Kombëtar.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Atentat në Memaliaj, avokati Andrea Zotaj i shpëton breshërisë së kallashnikovit

Atentat në Memaliaj, avokati Andrea Zotaj i shpëton breshërisë së kallashnikovit