VIDEO/ Ekspozita e kryeministrit në Athinë, Berisha: Rama shëtit nëpër botë duke ekspozuar zhgarravina

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një takim me të rinjtë e FRPD-së, takim në të cilin vijoi me akuzat për kryeministrin Edi Rama. Berisha thotë se Rama e ka kthyer Shqipërinë në monizëm të plotë, e ndërsa e akuzon kreun e qeverisë se ka kapur të gjitha institucionet.

“Në Shqipëri është vendosur monizmi i plotë, Edi Rama kontrollon në mënyrë të hekurt të gjitha pushtetet. Për gabime të rënda edhe të PD, e cila bojkotoi zgjedhjet lokale, sot në të gjithë Shqipërinë, PD ka vetëm një pushtetar vendor, kryebashkiakun e Shkodrës. Erdhëm në një situatë kritike. Regan e thotë me shumë të drejtë që demokracisë i mjafton një gjeneratë për të zhdukur”, tha Berisha.

Ndërkohë, Berisha u ndal edhe në ekspozitën që kryeministri hapi në Athinë me pikturat e tij. Berisha tha se Rama shëtit nëpër botë duke ekspozuar zhgarravina, referuar pikturave të kreut të qeverisë.

Berisha u ndal edhe tek çështja e McGonigal, për të cilën thotë se Rama pagoi ish-agentin e FBI Vharles McGonigal që të shkatërrojë Partinë Demokratike dhe opozitën shqiptare.

“Edi Rama, që shëtit nëpër botë duke e ekspozuar zhgarravina, të cilat dy kritikë i cilësuan zhgarravina të një aduti të droguar, arriti të korruptojë kryezbuluesin e SHBA, të FBI, ta kontraktojë atë si vrasës me pagesë ndaj PD-së dhe opozitës shqiptare.

Ky skandal ka marrë përmasa botërore, por në ato kushte, kur vërtet po bëheshin përpjekje për të asgjësuar PD-në si forcë të vërtetë politike opozitare, ishin të rinjtë, forumi rinor, i pari që mbështeti nismën me të cilën unë kundërshtova vendosmërisht atë përpjekje shkatërrimtare për opozitën shqiptare”, tha Berisha.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 26/03/2023 01:20

    Berisha ka nxjerre nje flete te zverdhur nga fjalimet qe duhet te kete mbajtur si sek.partie i PPSH para personelit spitalor ne kohen kur luftoheshin shfaqjet e huaja dhe dekadenca ne art,kulture e shoqeri.Besoj se cilesimin /zhgaravina/ qe ka perdorur per pikturat e Rames duhet t'i kete perdorur dhe per pikturat e Maks Velos me shoke dikur,ne vitet 70'.

    Përgjigju
  • orion: 25/03/2023 14:12

    po pse ty ka pikturu ai qe i thu zhgarravine ?

    Përgjigju
  • hasram: 25/03/2023 13:51

    Nuk e kuptoj fare sesi kane goje me fol akoma keta te vdekurit nder te gjallet

    Përgjigju
  • Bjordi: 25/03/2023 13:26

    Ti o sali ske ci ben gomarit e bie samarit gjithmone

    Përgjigju
  • Mondi: 25/03/2023 13:24

    Shko more plak matuf ta dish qe nuk rrohet me inat kto qe nuk ke arritur ti qe ti besh Rama po i ben ne menyren me te mire

    Përgjigju
  • Eno: 25/03/2023 13:22

    Te pakten me mire se ty qe rrije kote eshte

    Përgjigju
  • Ani: 25/03/2023 13:21

    Kurse ti rrije ne vend se ste donte njeri me te pa surratin

    Përgjigju
  • Linda: 25/03/2023 12:24

    Saliut jane kane fajin pikturat qe i duken si zhgarravina po 80 vjec eshte e i jane veshur syte dhe veten e vet kur e shef se njef te pasqyra!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Kanabis me postë nga SHBA, kush janë dy të rinjtë e arrestuar

FOTO/ Kanabis me postë nga SHBA, kush janë dy të rinjtë e arrestuar