Ekspozita me mbi 800 libra e dorëshkrime të rralla, Rama: Projekti për godinën e re të Bibliotekës Kombëtare do të shkojë deri në fund

TIRANË - 800 libra edhe dorëshkrime të rralla, pjesë e fondit të Bibliotekës Kombëtare, ekspozohen në Qendrën për Hapje edhe Dialog (COD). Në 100-vjetorin e themelimit të Bibliotekës Kombëtare mbi 80 për qind e librave edhe dorëshkrimeve që ekspozohen për herë të parë për publikun, janë botime të para viteve 1800. Drejtori i Bibliotekës Piro Misha, shprehet se qëllimi i kësaj ekspozite është jo vetëm njohja e publikut me këta libra dhe dorëshkrime me vlerë, por edhe studimi i tyre në një dimension të ri.

jatë ceremonisë së 100-vjetorit të Bibliotekës Kombëtare, kryeministri Rama tha se do të finalizohet projekti i nisur për ndërtimin e godinës së re të këtij institucioni. Madje ai u shpreh se vetë kjo ceremoni duhet të ishte zhvilluar në atë godinë por për shkak të tërmetit dhe pandemisë së koronavirusit ajo u ndërpre.

“Është dëshmi faktike e një historie shumë të gjatë e cila kalon shumë shekuj dhe mishërohet në libra, tekste, objekte që janë ruajtur në thellësitë e organizmit të bibilotekës kombëtare. Shpresoj që pavarësisht të kufizimeve, miqtë e apasionuar të librit ta vizitojnë këtë ekspozitë. Të marrin një mbresë të rrallë. Kjo është vërtetë për të thënë faleminderit për zgjedhjen e bërë në këtë ekspozitë që është dëshmi shumë e madhe.  Shpresoj që pavarësisht kufizimeve miqtë e librit të mund të përjetojnë këtë emocion të veçantë dhe të marrin mbresën që është e radhë.

Do kishte qenë më bukur që këtë 100-vjetor ta kremtonin në godinën e bibliotekës së re kombëtare por projekti i nisur me shumë dëshirë dhe i futur në procesin e formësimit të tij, mbase gaboj por kam përshtypjen që në krahun tim të djathtë është drejtorja me të cilën kemi punuar për të futur në rrugë projektin. Rrënojat e tërmetit që duhen kthyer në shtëpi, iu mbivendos edhe goditja e rëndë për shkak të Covid-it. Megjithatë projekti e ka nisur rrugën e tij dhe unë kam besim se do të shkojë deri në fund edhe pse nuk mund ta them sot se kur po jo pa diskutim jo aq gjatë dhe aq vonë sa është vonuar deri më sot në rrugën e gjatë të kërkesës legjitime të atyre që janë të lidhur me bibliotekën për të pasur bibliotekën e re”, u shpreh Rama.

Disa nga veprat e ekspozuara janë nga antikiteti greko-romak deri në ditët e sotme janë, të Aristotelit, Strabonit, Demostenit, Plinit, Eskilit, Sofokliut, Ciceronit; Koleksioni i autorëve bizantinë, në edicione dy gjuhëshe (greqisht e latinisht); dorëshkrime orientale: arabisht, persisht dhe osmanisht, biblioteka e Bushatllinjëve me rreth 130 dorëshkrime; Bibla e  Kodikë të 1500-s, botime nga Papa Piu II e Shën Agostini të shekujve të 1400 e 1500, vargu i botimeve rralla nga Rilindja Italiane e ajo evropiane; tek botimi i parë i Enciklopedisë së Didëroit me 39 vëllime,  vepra e Zhan Zhak Rusoit me 13 vëllime, botimet e para të Volterit, Njutonit, Adam Smithit etj.

Por nga krijimi i Bibliotekës Kombëtare në vitin 1920 fillimisht me 3000 libra, gjatë 100 viteve fondi i saj është pasuruar me rreth 1.300.000 njësi bibliotekare, të cilat në fokus kanë veccanërisht dhe veprat e autorëve, që kanë kontribuar për formësimin e identitetit kombëtar, si Meshari i Buzukut, vepra të Bogdanin e Budit, të De Radës, Sami Frashërit etj. Dorëshkrimet e figurave të rilindjes, si Kristoforidhi, Noli, Gjeçovi, Faik Konicës zënë një tjetër hapësirë në këtë ekspozitë në COD.

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bruksel, dështim i ri në bisedimet për dinarin serb! Prishtina e Beogradi fajësojnë njëra tjetrën

Bruksel, dështim i ri në bisedimet për dinarin serb! Prishtina e Beogradi fajësojnë njëra tjetrën