Ekspozita në ish-burgun komunist që sipërmarrësi Prenga e ktheu në ekspozitë në Fishtë të Lezhës! Artisti Nagip Tashi publikon 18 mozaikë druri

Me copëza druri, artisti Nagip Tashi ka punuar 18 mozaikë, portrete të personaliteteve shqiptarë. Ekspozita "Gjama" u çel në Fishtë të Lezhës, në ambientet e ish-burgut komunist që sipërmarrësi Altin Prenga e ka kthyer në ekspozitë të produkteve shqiptare. Së fundmi po synon ta shndërrojë në qendër arti.

“Nesër pasnesër besoj se artistë të tjera kanë për të ardhur, vepra të tjera do promovohen. Do jemi këtu pak a shumë si në shtëpinë tonë. Kjo është rëndësia më e madhe, mesazhi që përcjell kjo ekspozitë”, tha Altin Prenga.  

“Ideja jonë është ajo e përhershmja, me e konvertuar një vend që ka qenë burg politik, me e kthyer në një vend ku ka optimizmi, ku vlerësohet produkti shqiptar, ku krijohet një tempull i vlerësimit të produktit shqiptar, ku kultivohet art dhe shije bashkë”, tha Stafan Capliku.  

Artisti shqiptar nga Bujanoci tha se ka realizuar ëndrrën për të hapur ekspozitën në vendlindjen e At Gjergj Fishtës.

“Unë jetoj në Serbi, po i di shumë vargje përmendësh të Fishtës, i kam recituar, kam menduar se ia kam borxh një portret”, u shpreh Nagip Tashi.

Pjesë e ekspozitës "Gjama" është portreti i aktivistes së njohur nga Kosova Fahrije Hoti.

“Jam e privilegjuar, këta janë të gjithë të vdekur unë jam e gjallë, gjithmonë duhet me menduar njerëzit për të gjallët, ia vlen që një njeri i gjallë që ka bërë shumë për vendin e vet, sidomos për gratë që kanë humbur burrat në ’99”, tha Fahrie Hoti.

“Është shumë e rëndësishme, Nagip Tashi e punoi enkas për te mrizi i zanave portretin e Gjergj Fishtës, po në të njëjtën kohë do të prezantojë edhe portretin e Fahri Hotit, një grua e Kosovës që përtej dhimbjes ka nxjerrë guximin dhe ka krijuar një biznes të madh që u shndërruar në një inspirim për filmin ‘Zgjoi’”, tha gazetarja Ardiana Pajaziti.

Ekspozita me portretet e 18 personaliteteve të shquara të kombit shqiptar, do të qëndrojë e hapur për 10 dite tek Mrizi i Zanave në Fishtë të Lezhës.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Me kërkesë të Rithemelimit, mblidhet sot Sekretariati i Etikës: Anuloni votimin e 7 marsit, ligjet u kaluan pa kuorum

Me kërkesë të Rithemelimit, mblidhet sot Sekretariati i Etikës: Anuloni votimin e 7 marsit, ligjet u kaluan pa kuorum