Ekspozita në muze, zbulohen arkivat e Hasan Prishtinës! 100 vjet nga emërimi i kryeministrit, simbol i bashkimit të shqiptarëve

TIRANË- Hasan Prishtina, nga ngritja e flamurit, tek arrestimi nga qeveria serbe e vrasja prapa shpine në Selanik; kalvari i heroit kombëtar, njërit prej ideologëve kryesorë të pavarësisë dhe bashkimit të shqiptarëve u kujtua nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shtetit dhe Instituti i Trashëgimisë Kulturore në Shkup me rastin e 100-vjetorit të detyrës si Kryeministër i Shqipërisë.

Veprimtaria e tij rikthehet e plotë përmes fotove dhe dokumenteve të rralla në një ekspozitë që mban  titullin "Hasan Prishtina në dokumentet arkivore".

Kjo ekspozitë shënoi edhe lidhjen e një marrëveshjeje mes dy institucioneve.

“Sot kam kënaqësinë që në një projekt bashkëpunimi të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave dhe Institutit të Trashëgimisë Kulturore të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut të prezantohet kjo ekspozitë historike si një institucion përbashkues, duke lidhur marrëveshjen mes tyre, por edhe me dy miqtë e mi, Ardit Bidon, drejtorin e Drejtorisë së Arkivave dhe zotin Skënder Hasanin”, -tha Dorian Koçi, drejtori i Muzeut Historik Kombëtar.

Ishte i pranishëm edhe Mehmet Prishtina, përfaqësues i familjes së Hasan Prishtinës.

“Si sot, 100 vjet më parë, ai ka marrë mandatin e Kryeministrit dhe nuk ka rëndësi sa ditë ishte në këtë detyrë, pesë ditë apo një vit, rëndësi ka që ai ishte simbol i bashkimit të shqiptarëve. Ndaj, iniciativa që të shkundet pluhuri nga figura të historisë, nuk është detyrë vetëm e familjarëve, atë duhet ta bëjë Akademia, duhet ta bëjnë institucionet”, tha Mehmet Prishtina.

Materialet e ekspozuara nga Arkivi i Shtetit zbulojnë veprimtarinë e Hasan Prishtinës në periudhën parashtetërore, në organizimin e kryengritjeve anti-osmane dhe rolin e tij në mbështetjen e zhvillimit të arsimit shqip.

Pjesë e ekspozitës janë edhe letërkëmbimet e Hasan Prishtinës me personalitete të kohës për  çështjet shqiptare në prag të shpalljes së pavarësisë, si  masakrat që bëheshin në popullsinë civile, prezantimi i Shqipërisë në Konferencën e Paqes dhe çfarë ndodhte në Qeverinë e Hasan Prishtinës, vërtetuar përmes disa akteve të dala nga kjo qeveri. Janë prezantuar për herë të parë dhjetëra foto personale të Hasan Prishtinës që ruhen në Arkivin Qendror Shtetëror. Ekspozita fillimisht u hap në Shkup, më pas në Prishtinë dhe aktualisht në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë. Ekspozita do të vazhdojë rrugëtimin e saj duke u shpalosur edhe në Ulqin.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Avokat Beqiri: Berisha po lobon për të hequr arrestin, pazaret bëhen në Milano! Në dispozicion 1 miliardë dollarë! I përfshirë edhe Meta

Avokat Beqiri: Berisha po lobon për të hequr arrestin, pazaret bëhen në Milano! Në dispozicion 1 miliardë dollarë! I përfshirë edhe Meta