Ekspozita “Trashëgimia kulturore” me punime nga fëmijët, çelet në Teatrin e Kukullave (VIDEO)

Realiteti i pasqyruar në art gjatë periudhës së pandemisë nuk ka munguar. Fëmijët e Qendrës Kombëtare të Kulturës përmes këngës dhe poezisë, kanë realizuar punime artistike nga shtëpia nën drejtimin e drejtorit të Qendrës Fatjon Sulstarova, duke ndarë me bashkëmoshatarët fantazinë edhe imagjinatën e tyre në rrjetet sociale.

Ndonëse, pandemia i ka zhytur institucionet e kulturës në vështirësi të mëdha, por arti  që kanë realizuar vogëlushët e kurseve të pikturës, skulpturës, këngës, baletit, aktrimit, pianos dhe violinës, ka në qendër mesazhin pozitivë për të gjithë moshatarët e tyre kudogjenden: Se së bashku do t’ia dalim. Moto kjo që nuk ka ndalur në asnjë moment gjatë këtyre tre muajve.

Performancat e ndryshme artistike, nën ritmet e muzikës tradicionale dhe asaj klasike, riciklimet në skulpturë dhe pikturat e këtyre fëmijëve janë një ogur i mirë në rrugën e artit, që të vegjlit do të vazhdojnë nesër.

Përpos koncertit online me poezi edhe këngë, në datë 1- Qershor në hollin e Teatrit të Kukullave do të çelet ekspozita “Trashëgimia kulturore”, me punime nga fëmijët.

1590922335_98594848101582616715800707723617831308230656n.jpg

Foto nga punimet e femijeve 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tri pikë shprese, Eintracht Frankfurt fiton 3-1 ndaj Augsburg dhe 'blindon' Evropën (GOLAT)

Tri pikë shprese, Eintracht Frankfurt fiton 3-1 ndaj Augsburg dhe 'blindon' Evropën (GOLAT)