Ekstradohet nga Greqia Bashkim Buzani, i dënuar me 20 vite burg për disa vepra penale! Ishte në bandën e Land Xhepexhiut, që dogjën të gjallë 6 gardistë

Ekstradohet nga Greqia Bashkim Buzani, i dënuar me 20 vite burg për disa vepra penale! Ishte në bandën e Land Xhepexhiut, që dogjën të gjallë 6 gardistë

Disa pjesëtarë të bandës së Cërrikut

Është ekstraduar nga Greqia, Bashkim Buzani, pjesë e Bandës së Cërrikut që në vitin 1997 vranë 6 gardistë. Grupi ku bënte pjesë Buzani grabisnin dhe dhunonin furgonët që vinin nga Kapshtica.

50 vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në bazë të vendimit të vitit 2005, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, e cila e ka dënuar me 20 vjet burg, për “vjedhje me armë” dhe “Vjedhja” kryer në bashkëpunim.

Bashkim Buzani në vitin 2005 është arrestuar në Greqi, për llogari të autoriteteve greke, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe u dënua nga Gjykata e Apelit Selanik me 16 vjet burg.   

Rrethanat e ngjarjes/ Në trazirat e marsit të vitit 1997, Bashkim Buzani ka qenë anëtar i një bande të armatosur. 

Fillimisht ky grup u krijua nga një grup i armatosur personash në lagjen nr. 3 në Cërrik, me qëllim mbrojtjen e tyre nga një bandë tjetër. Më pas, me kalimin e kohës, duke marrë tiparet e një grupi të armatosur me një formë bashkëpunimi të veçantë prej shumë vitesh, anëtarët e grupit kryenin vepra të ndryshme si vrasje dhe grabitje me armë.

Ky grup grabiste dhunshëm furgonat me refugjatë që vinin nga Kapshtica, duke zbritur në tokë refugjatët, të cilët i rrihnin dhe i poshtëronin.  

Gjithashtu, shtetasi Bashkim Buzani, në bashkëpunim me anëtarë të tjerë të grupit, ka grabitur disa banesa dhe lokale të ndryshme.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 04/08/2021 22:32

    Cfare eshte kjo ngjarja me gardistet? Do te doja me shume info.Gjithashtu me ben pershtypje qe eshte denuar vetem 20 vjet dhe vetem per dicka te dores se dyte.A eshte denuar ndonjehere per vrasjen e gardisteve?

    Përgjigju
  • Gardisti: 04/08/2021 15:58

    O plera, kto s'duan denime me burg, duan zift si te skenderbeu... Vrane e dogjen e masakruan gardistet e pafajshem Ato Ne hall te vet, lane fmit jetime e fukarenj Nga kto plera !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sa i njohim ekzaminimet radiologjike? Sonte në 21:00 ‘Klinika 24’ në Report Tv

Sa i njohim ekzaminimet radiologjike? Sonte në 21:00 ‘Klinika 24’ në Report Tv