Ekzekutimi i 27-vjeçarit në Vaun e Dejës/ Viktima dyshohet autor i disa krimeve në Shkodër! Sekuestrohen kamerat e sigurisë

VAU I DEJËS- Ekzekutimi i një dite më parë i Gjin Ndojit (Boriçi) ka sjellë në Shkodër specialistë të Krimeve të Rënda të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Vrasja e 27-vjeçarit mëngjesin e djeshëm mendohet se ka ndodhur për larje hesapesh, pasi Ndoj dyshohet se ka qenë autor i disa ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë në qytetin e Shkodrës, teksa ka qenë edhe i dënuar.

Ky është fokusi kryesor i hetimeve, duke mos përjashtuar edhe një pistë tjetër, duke qenë se familja e tij kishte probleme me gjakmarrjen.

Po si nisi gjakmarrja? Vrasjet kanë nisur që në vitin 1997. Atëkohë, babai i Gjinit, Ndoji, ndërhyn për të shuar një konflikt mes dy fqinjëve të tij, por fatkeqësisht një ndërhyrje e tillë rezultoi fatale për të. Ai u qëllua për vdekje me disa plumba automatiku. Hakun e  tij e merr i vëllai i tij,  xhaxhai i Gjin Ndojit, që qëllon mbi personin që i vrau të vëllanë.

Kështu, sipas kanunit, dy fiset mbyllën gjakun. Por disa vite më vonë, Gjin Ndojit, i vritet vëllai. Kjo ndezi edhe njëherë sagën e gjakmarrjes. Natën e Bajramit të disa viteve më parë, 27-vjeçari shkon në një lokal në Shkjezë dhe iu kërkon llogari tre të rinjve të fisit të kundërshtarëve. Sipas burimeve, ata mohojnë vrasjen e të vëllait, ai qëllon mbi të tre, duke i lënë të vdekur në vend. Për këtë vepër penale ai u dënua me disa vite burg, por arriti t’i shpëtojë drejtësisë.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se specialistët e ardhur nga Tirana kanë sekuestruar kamerat e sigurisë në aksin Shkodër- Lezhë për të parë lëvizjet e mjetit të viktimës, të marrë me qira pak ditë para se të vritej, por edhe të automjetit të autorëve i cili u gjet i djegur rreth 1 km nga vendi i ngjarjes. Makina e djegur tip "Benz" AA 346 LC  figuron me targa që janë denoncuar të vjedhura që më 20 qershor në Ishëm. Ajo është targa e një makine tip "Fiat Punto" në pronësi të A.K, e cila kishte bërë kallëzim në polici.

Gjin Ndojit (Boriçi) u gjet i vrarë rreth orës 05:55 të mëngjesit të djeshëm në fshatin Shkjezë. Trupi i tij i pajetë u gjet pak metra larg automjetit tip "BMw", e ndërsa në vendngjarje u zbuluan 3 gëzhoja tip kallashnikovi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:04
Ekzekutimi në Vaun e Dejës/ Historia e gjakmarrjes së viktimës Gjin Ndojit

Dy janë pistat e policisë që po hetohet vrasja e Gjin Ndojit alias Gjin Boriçi, ajo e larjeve të hesapeve dhe gjakmarrja.

Po si nisi gjakmarrja? Vrasjet kanë nisur që në vitin 1997. Atëkohë, babai i Gjinit, Ndoji, ndërhyn për të shuar një konflikt mes dy fqinjëve të tij, por fatkeqësisht një ndërhyrje e tillë rezultoi fatale për të. Ai u qëllua për vdekje me disa plumba automatiku. Hakun e  tij e merr i vëllai i tij,  xhaxhai i Gjin Ndojit, që qëllon mbi personin që i vrau të vëllanë.

Kështu, sipas kanunit, dy fiset mbyllën gjakun. Por disa vite më vonë, Gjin Ndojit, i vritet vëllai. Kjo ndezi edhe njëherë sagën e gjakmarrjes. Natën e Bajramit të disa viteve më parë, 27-vjeçari shkon në një lokal në Shkjezë dhe iu kërkon llogari tre të rinjve të fisit të kundërshtarëve. Sipas burimeve, ata mohojnë vrasjen e të vëllait, ai qëllon mbi të tre, duke i lënë të vdekur në vend. Për këtë vepër penale ai u dënua me disa vite burg, por arriti t’i shpëtojë drejtësisë.

Gjin Ndoji u ekzekutua më 9 gusht  anës rrugës Lezhë-Shkodër, në fshatin Shkjezë. 

B.K./I.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të hapen klubet e natës, diskotekat dhe të lejohet muzika?

Komento

Komente

  • Iris: 11/08/2020 00:32

    3 te vrare dhe e kane liruar sikur ka vjedhur 3 thase me kumbulla!?Kush gjykates e liroi?

    Përgjigju
  • ymeri: 11/08/2020 00:09

    JA SI nisin sherret kot e kot,,,,e perfundojne me vrasje ,,,,ky ka vrare tre persona pernjehere,,,edhe pse ndonjeri mundet te kete pasur faj ,,por nuk te fal njeri kur vret tre persona pernjeheresh ...,,i lutemi shqiptareve te mos nisin sherret e kota mes tyre,,,,kur ato mund te zgjidhen lehtesisht me fjale,,,e kam fjalen per sherre banale...

    Përgjigju
    • Beni: 11/08/2020 13:39

      Shqiptaret i kan harruar traditat o Ymer

  • Bushatsi: 10/08/2020 21:51

    Si ka mundesi vret 3 vet dhe I shpeton drejtesise? SPAK duhet te verifikoje prokurorin & gjygjtaret qe moren miliona lek per lirimin e ketij krimineli,shoki I Stresit.

    Përgjigju
  • hmm: 10/08/2020 18:12

    se mas kan dasht me i ba naj ofert ktij me ndrru krah e nfund i kane ba pabesi sic ndodh rendomt ,ska ma burrni

    Përgjigju
  • Bardh Lici: 10/08/2020 14:11

    Me Bajrat, me Ervis Martinin, ne gjak me bashke-fshatare e tani ne varr. Adios race e poshter. Kane kujtu se jane te forte keta Ndojt

    Përgjigju
    • Tat: 11/08/2020 17:36

      Fiks e ke

    • Tata: 10/08/2020 17:03

      Ca lidhje kan bajrat e vis martini me kte. Ka qene ushtar I bajrave KY apo I vis martini. Pse Jane te forte fisi ndoj ne shkoder apo jo

  • Bruno: 10/08/2020 13:25

    Paska qene vrases, sikur te kishte qene njeri i drejte, qeveria cka pas me u bo vrasesve....... Nuk e thème dot se tere shqiptaria do te tmerrohej. Ngushellime familjes.

    Përgjigju
  • zensuma: 10/08/2020 12:56

    po ikin gjithe legjendat...

    Përgjigju
    • Wxx: 11/08/2020 08:12

      Fjal me vend, po deri sa te kete ne xhiro tipa si puna ktit tipit ketu lart qe i krimineli e quan legjende, ai ven nuk bohet.

    • Legjenda e leshit: 10/08/2020 16:42

      Legjende asht ai qe len dicka te mire mrapa. Jo nje vrases ordiner. Lexhenden tande kane per ta hanger krymat e ka per tu harru se ka ekzistu nojhere

  • alfons: 10/08/2020 12:53

    Po pse paska qene vrases KY. Mund te na e tjote ndonj3 shkodran qe e njeh mire ca vrasje ka bo. Dhe perse ka qene ngaterruar me vrasje ne shkoder

    Përgjigju
    • O shkodra 555: 11/08/2020 13:43

      Kush esh kol gjini. Esht i fort ne shkoder se nuk e kena nigju.po tashi axha ktij esht jasht apo brenda.po vllai ktij esht i fort ne shkoder

    • Shkoder shkoder: 11/08/2020 01:10

      Ska ken asiher i denum per vrasje gjini. Baben e atij Ed mencaj e ka vra vllai i tij Jozi e jo ky e mori hakun e te vllait e bani 8 vjet burg se ishte 16 kur bani vrasjen.

    • Shkodra555: 11/08/2020 00:32

      Ky ska ba asnji vrasje, vrasjet i ka ba axha i ti kol gjini qe e njeh tan shkodra, po e ka majt ky persiper se ka ken i ri

    • O fons: 10/08/2020 13:44

      Ky gjitha vrasjet i ka ba me marr gjakun e vellas . Ju vrau babat atyne qe i vran vellan se ajo femit e tyne jan mesheh si minjt per vite me radh . E i nxoren babat me u vra



×

Lajmi i fundit

John

Ekskluzive/ Dy vite nga masakra në ish-bllok, policia gjen armën 'Glock'! Me të vrau veten bosi i 'Adorions Palace'