Ekzekutimi i dyfishtë në Elbasan, objektivi i atentatorëve ishte Lulzim Bitri! Në atentat morën pjesë më shumë se 3 persona

Ekzekutimi i dyfishtë në Elbasan, objektivi i atentatorëve ishte Lulzim Bitri! Në atentat morën pjesë më shumë se 3 persona

Lulzim Bitri dhe Ardian Çollaku

Objektivi i atentatorëve, në ekzekutimin e dyfishtë në Elbasan, ku viktima mbetën Ardian Çollaku dhe Lulzim Bitri,  objektivi i ekzekutimit ishte ky i fundit. Në këtë përfundim ka dalë grupi hetimor i ngritur për ngjarjen e rëndë, të cilët kanë zbritur sërish në terren ditën e sotme. Po ashtu bëhet me dije se në atentat morën pjesë më shumë se 3 persona, megjithatë ende nuk ka emra të dyshuar.

Mbrëmjen e djeshme Policia e Elbasanit zhvilloi një operacion blic në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Luleve, ku u ekzekutuan Bitri dhe Çollaku. U zhvilluan kontrolle për persona të rrezikshëm apo të shpallur në kërkim, por megjithatë nuk u njoftua për persona të shoqëruar apo të arrestuar.

Vetëm pak ditë më parë, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Luleve, u ekzekutuan me armë zjarri sapo zbritën nga makina Lulzim Bitri e Ardian Çollaku.

Lulzim Bitri mbeti i vdekur në vend kurse Çollaku ndërroi jetë disa orë më vonë në Spitalin e Traumës. Pak minuta pas atentatit, policia gjeti duke u djegur automjetin tip Volvo në një rrugë në fshatin Balldre, 6.2 km larg nga vendngjarja.

Pista kryesore e hetimeve është përqendruar tek larja e hesapeve. Dy viktimat rezultojnë të përfshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale në Elbasan.

Ardian Çollaku, i njohur edhe si Ardian Subashi, u hetua si i lidhur drejtëpërdrejtë me vrasjen e Everest Çakës në maj të këtij viti. Ndërkohë, në vitin 2015 ai u arrestua në Elbasan pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritet italiane, që e kishin dënuar atë me mbi 23 vjet burg për "Shfrytëzimit të prostitucionit" dhe "Prodhimit dhe mbajtjes pa leje e armeve luftarake dhe e municionit". 

Lulzim Bitri rezulton mik i ngushtë i Talo Çelës, teksa në vitin 2018 u arrestua, i akuzuar për vrasje në bashkëpunim të një personi në Tetovë të Maqedonisë së Veriut. Vrasja ndodhi pas përplasjes mes dy grupeve kriminale. 

/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

2 ‘kryetarë’ në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës komandon Blerina Balajn si kryebashkiake

2 ‘kryetarë’ në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës komandon Blerina Balajn si kryebashkiake