Ekzekutimi i ish-kryekomunarit të Velipojës/ Maska anti-COVID 'mbron' autorin nga identifikimi! Arsyeja pse policia nuk gjen gëzhojën! Çfarë kapën kamerat e sigurisë

Ekzekutuesi i ish-kryekomunarit të Velipojës, Pashk Ujkës duket se e kishte menduar me shumë kujdes planin kobzezë, teksa pavarësisht se është kapur nga kamerat e sigurisë, sërish identifikimi i tij është shumë i vështirë. Burime pranë grupit hetimor të policisë bëjnë me dije se autori dallohet në video, por pa arritur të identifikohet pasi përveç errësirës ai ka qenë me kapele, me maskë anti-COVID dhe doreza, që e bën të vështirë identifikimin.

Nga ana tjetër, autori shihet se ka edhe një qese në dorë që mendohet se është qesja që është përdorur për të mbështjellë armën e krimit dhe për rrjedhojë edhe gëzhoja e cila nuk është gjetur nga policia mund të jetë ruajtur në qese.

Policia ka arrestuar Kristian Kelmendin si autorë të dyshuar të vrasjes dhe Marjan Kolën si person i përfshirë apo që ka dijeni. Ata dolën dje para gjykatës ku u lanë në burg me afat 30 ditë.

Ata kanë mohuar të kenë lidhje me ngjarjen, teksa Kristian Kelmendi deklaroi se njihej me familjen e Pashko Ujkës dhe kishte patur shoqëri me të birin. Vërtetë ato kishin konflikt për një apartament të marrë me negocim 11 vite më parë por nuk ishte autor i kësaj ngjarje. Ai deklaron se ditën e ngjarjes ndodhej në Kosovë. Edhe Marjan Kola i cili ka qenë gjithë kohës me Kristian Kolën ka mbajtur të njëjtin version. Udhëtimin në Kosovë për festa deri në kapjen në Morinë më datë 30 nëntor, në kthim nga Kosova.

Familjarët pretendojnë se Marjan Kola ka qenë në një poligon qitjeje në Prishtinë, ndërkohë që kujtojmë se të dyshuarit Kelmendi i është gjetur gjurmë baruti në duar. Gjyqtarja Izabela Radovani ka dhënë afat deri më 3 janar duke kërkuar t'i vihen në dispozicion kamerat e doganës, poligonit të qitjes në Prishtinë dhe përgjigjet e laboratorit kriminalistik për gjurmët e barutit.

Pashko Ujkës iu bë pritë pranë shtëpisë së tij, në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër. Ai mori plagë në shtyllën kurrizore dhe për pasojë humbi jetën në spital.

Hetimet janë përqendruar jo vetëm me funksionin e tij si ish-kryetar i Komunës së Velipojës, por edhe si ndërtues, nisur nga fakti se ai është ndërtues i disa pallateve në qytetin e Shkodrës vitet e fundit. Dyshohet se një prej të ndaluarve (Kristian Kelmendi) ka pasur konflikt për një apartament me Ujkën. Ndërkohë janë sekuestruar kamerat e sigurisë të bizneseve dhe banesave përreth që mund të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes. Pashko Ujka, u vra me armë tip silenciator në qendër të qytetit verior.

Si lindi konflikti?
Kristian Kelmendi, me origjinë nga Kelmendi, banonte në Trush. Më pas është zhvendosur në  Shkodër, ku mësohet se i ka marrë Pashkos në pallat në Shkodër. Dyshohet se konflikti tij dhe Kristian Kelmendit ka lindur për një apartament që autori kishte blere tek Ujka disa vite më parë dhe tashmë i kërkonte të riut t'i shlyente 20 mijë euro. Kjo mendohet të jetë edhe shkak për ekzekutimin e 64-vjeçarit në Shkodër. 

Por kush ishte Pashko Ujka?
Pashk Ujka, gjatë legjislaturës 2005-2009, ishte deputet i PDK-së në parlamentin Shqiptar, madje ishte kryetar i këtij grupi parlamentar dhe pjesë e koalicionit me Partinë Demokratike. Ndërsa në zgjedhjet e vitit 2009, ai doli pjesë e partisë Demokristiane që drejtohej nga Nikollë Lesi. Në zgjedhjet lokale 2011, Ujka kandidoi po nën siglën e PDK-së i mbështetur nga PS-ja në koalicionin për të ardhmen. Ujka ka shërbyer edhe si kryetar i komunës së Velipojës në vitet 2011- 2015 nën siglën e PS.

Në përditësim...

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fajdexhia: 06/12/2021 03:03

    Nuk I kane nda paret e haramit me drejtesi dhe ne fund vendosin drejtsi vete eproret po kena edhe polici leshit se shkon e u met ne qafe njerezve kot Krytari komunes ka ma shume pare e pushtet se deputeti agent sa per sqarim e kane doren ma te lire ne vjedhje por duhet ti ndajne me deputetet se per ndryshe shkojne si ky zotria me nje plumb pas shpinde

    Përgjigju
  • Kelmendi: 05/12/2021 15:56

    Kto gjynah se u ban per rahmet, Por kane pase shume konflikte dhe borxhe, Dhe te birit i kane gjujt dhe ska lidhje kjo histori Shitje shpiash, kane pase dhe lek me fajde e borxhe shume kto pashkos

    Përgjigju
    • Shkodran: 05/12/2021 22:28

      Nje sqarim per agjentin,ka qene binesmen, ndertus e mandej kryekomunar

    • Agjenti: 05/12/2021 16:45

      Amon o burr sot kryekomunar neser gdhihesh ndertus. Pse spo bejme dot ne pallate apo duhet me qen deputet njehere.

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Dani Alves 'e djeg' pasi lë qelinë, festë deri në orët e para të mëngjesit

Dani Alves 'e djeg' pasi lë qelinë, festë deri në orët e para të mëngjesit