Ekzekutimi i të riut shqiptar në Belgjikë/ Autori i dyshuar i vrasjes, vjehrri i tij! Iu gjetën gjurmë baruti në duar

Ekzekutimi i të riut shqiptar në Belgjikë/ Autori i dyshuar i vrasjes, vjehrri i tij! Iu gjetën gjurmë baruti në duar

Vjehrri i 28-vjeçarit dhe pamje nga vendi i ngjarjes

Një 28-vjeçar shqiptar në Belgjikë, Ilir.S mbeti i vrarë më më 19 korrik të këtij viti pasi u qëllua me 6 plumba ndërsa për këtë ngjarje si autor i dyshuar i vrasjes është vjehrri i tij.

Media e huaja shkruajnë se provat që e vërtetojnë këtë janë të forta, pasi 54-vjeçari ka pranuar se ditën e vrasjes ka pasur një debat me dhëndrin e tij, por ka mohuar vrasjen, po ashtu dhe ekspertiza ka vërtetuar se janë gjetur gjurmë baruti në duart e vjehrrit, çka ka bindur prokurorët se ai është vrasësi.

 “Provat kundër tij vazhdojnë të grumbullohen. Në fakt tani presim vetëm rrëfimin e tij. Kështu do të mund të ndërtojmë dinamikën e ngjarjes. dhe në këtë mënyrë të afërmit e tij do të gjejnë pak qetësi.Familjarët e Marios presin me padurim zbardhjen e ngjarjes,” thanë burimet gjyqësore.

Së shpejti ai mund të merret sërish në pyetje. Arrestimi i tij tashmë u zgjat me dy muaj nga dhoma e këshillit të Veurn të martën në mëngjes. Mbrojtja këtë herë nuk bëri presion për lirim me kusht.

Ilir S. nga Koekelare, i cili njihej edhe si Mario S., u gjet i vrarë mbrëmjen e 18 korrikut në qytetin IJzer, pranë motoçikletës së tij të parkuar. Iliri nuk ishte i martuar me vajzën e tij, por së bashku me të kishte një vajzë 5-vjeçare dhe kujdesej edhe për fëmijën e saj që kishte nga një lidhje e mëparshme.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Netanyahu: Javën e ardhshme delegacioni izraelit në Uashington

Netanyahu: Javën e ardhshme delegacioni izraelit në Uashington