Ekzekutimi në qendër të Sukthit/ 48-vjeçari lidhje me bosin e drogës në Durrës! Dyshohet se ishte përfshirë në disa ngjarje kriminale me porosi të Xhevdet Troplinit

DURRËS- Arben Mërkuri, 48-vjeçari që u ekzekutua të mërkurën e 18 majit në Sukth dyshohet të ketë pasur lidhje me një tjetër personash të njohur të botës së krimit në qytetin e Durrësit. Bëhet fjalë për Xhevdet Troplinin, një emër të njohur nga policia dhe organet e tjera të drejtësisë, i cili njihet edhe me pse pseudonimin “Poja”. Hetuesit kanë dyshime të forta se Mërkuri mund të jetë përfshirë në ngjarje të porositura nga Xhevdet Troplini, ndaj dhe po kryen një sërë hetimesh në këtë drejtim për të shkuar drejt zbardhjes së mundshme të autorëve të ekzekutimit të 18 majit të 48-vjeçarit Mërkuri.

Por Mërkuri njihej edhe për miqësinë e tij me Landi Muharremin, Rrumin e Shijakut, me të cilin së fundmi, sipas burimeve, ka pasur një konflikt dhe nuk shoqëroheshin me njëri-tjetrin.

Viktima Arben Mërkuri ka në pronësi një objekt 3 katësh, një dyqan kancelari, një market në Sukth, një dyqan që ende nuk e kishte hapur si edhe një kompani që merret me mbarështimin e pulave.

Tre autorë ishin kur u qëllua në drejtim të 48-vjeçarit, shoferi, një person që ekzekutoi 48-vjeçarin dhe një tjetër që e mbajti në vëzhgim prej kohësh, duke pritur momentin "ideal" për ta ekzekutuar. Dy prej tyre janë kapur nga kamerat e sigurisë, me maska të zeza, çfarë e bënë të vështirë identifikimin e tyre. Mërkuri sapo zbriti nga makina e tij u qëlluar me breshëri plumbash, ndërsa tentoi t'u shpëtonte duke u futur në ambientet e dyqanit. Kjo nuk e ndihmoi pasi njëri prej autorëve e ndoqi duke e plagosur rëndë. 12 gëzhoja automatiku u gjetën në vendin e ngjarjes. Arben Mërkuri alias Ismaili vdiq në spital si pasojë e plagëve të rënda.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:30
48-vjeçari i ekzekutuar në Sukth ‘masha’ e Xhevdet Troplinit për ngjarjet kriminale? Kush është bosi i drogës në Durrës që hante dreka me Metën

Xhevdet Troplini është një emër jo pak i njohur në Durrës, të cilit i është sekuestruar nga OFL makina e blinduar tip 'Jeep'. Troplini, i arrestuar për trafikim të lëndëve narkotike në 2006, ka në pronësi të tij disa biznese, mes tyre edhe lokalin në parkingun e të cilit u rrëmbye Gazmir Çollaku. Ai është përfshirë dhe i dyshuar në disa ngjarje kriminale në Durrës, por që në asnjë moment nuk është provuar fajësia e tij. Ky person del gjithashtu edhe në listën e biznesmenëve të gjobitur në Durrës nga një eksponent shumë i njohur kriminal në Shqipëri si Emiljano Shullazi.

Troplini është fotografuar më herët në tavolinë me presidentin Ilir Meta, foto e sjellë nga Shqiptarja.com, teksa lidhja e tyre ka qenë edhe më e hershme. Firma "Ovital" me aksioner Xhevdet Troplinin, dhe administratore vajzën e tij Antolena Troplini,  ka përfituar një fond prej 21 mln lekësh nga AZHBR, në kohën që Ministria e Bujqësisë drejtohej nga ministri i LSI-së, Edmond Panariti. Në inaugurimin ishte i pranishëm edhe Ilir Meta, në cilësinë e Kreut të Kuvendit, i cili vlerësonte investimin e kryer duke e konsideruar mundësi për rritjet ekonomike të vendit dhe duke e marrë si shembull suksesi për sipërmarrësit e tjerë.

Por cila është lidhja me Arben Mërkurin. Ky i fundit, pak para se të ekzekutohej u bë pjesë e një skandali ku i theu kamerën një gazetareje investigative. Kjo sepse firma Ovital e Xhevdet Troplinit, po groposte pulat e prekura nga gripi i shpendëve afër qendrave të banuara dhe shisnin vezët dhe pse kjo ishte e ndaluar.

B.K./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rrumi: 22/05/2022 20:58

    Ore ai Elton Qyno si nuk e tha nje fjale per kete Pojen….

    Përgjigju
  • Viçidoli: 22/05/2022 20:39

    Të fala Like floririt

    Përgjigju
  • Andi: 22/05/2022 19:41

    Poja eshte gango i vjeter i ka sharruar ca cuna nga vlora e tr

    Përgjigju
    • Turisti: 22/05/2022 23:09

      O ariu mos komento kot me kot se nuk do dish ca me nxjerr lot apo gjak pastaj

    • @Andi: 22/05/2022 21:51

      Mos ki merak se per ata nga Vlora i eshte afruar ora. Kush nuk paguan me gjak, paguan me lot. Collakun ja moren tek dera e shtepise. Shullazi e gjobiti. Kete ja vrane. Tani ka vete rradhen.

    • Ariu: 22/05/2022 21:05

      Andi ska më gango sot, prit dhe pak e do ja dëgjosh këngën këtij gangos..

  • Sondazhi i ditës:

    A i përballoni dot pushimet e verës me rritjen e çmimeve?



×

Lajmi i fundit

John

Sot i vendosën eksploziv në garazhin e hotelit në Sarandë, historia përsëritet për drejtorin e FSDKSH- së! Një vit më parë tritol në tarracë