Ekzekutoi ish-gruan e kunatin, 10 herë plumba ndaj policisë, 47-vjeçari u vetëvra në tualetin e shtëpisë

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së enjtes në fshatin Zejmen të Lezhës, ku i dha fund jetës duke u vetëvrarë Fatmir Kolecaj, dy ditë pasi vrau me armë zjarri ish-gruan dhe vëllain e saj në Kodër Rrëshen të Mirditës.

Sipas burimeve para se 47-vjeçari të vetëvritej, ka qëlluar mbi 10 herë nga ballkoni i shtëpisë në drejtim të policisë të cilët e kishin rrethuar, duke i bërë thirrje që të dorëzohej.

Pasi hapi zjarr ndaj uniformave blu, duke lënë të plagosur një efektiv të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës, 47-vjeçari ka hyrë brenda shtëpisë dhe ka qëlluar veten në tualetin e banesës.

Nga kontrolli në banese janë sekuestruar një armë zjarri dhe dy granata, ndërsa dyshimet janë se pikërisht me armën që u vetëvra Fatmir Kolecaj të ketë kryer edhe krimin makabër në Kodër Rrëshen të Mirditës.

Ndërkohë sipas burimeve Fatmir Kolecaj u pikas nga policia, duke lëvizur në këmbë përgjatë malit dhe më pas ka hyrë në banesën e tij.

Për arrestimin e tij në ndihmë të policisë së Lezhës ishin dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës dhe ato RENEA, ndërsa u krijua një perimetër sigurie për shkak se zona ku ndodhi përplasja me policinë është shumë e populluar.

Fatmir Kolecaj qëndroi afërsisht 48 orë në arrati, pasi ekzekutoi me armë zjarri ish-gruan Violeta Filopati dhe vëllain e saj, Vledison Filopati.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Meta sulmon sërish Altin Dumanin: Nuk i druhem një prokurori që s’di të thotë dy fjalë

Meta sulmon sërish Altin Dumanin: Nuk i druhem një prokurori që s’di të thotë dy fjalë